Please enter at least 3 characters.

Ministri Lekaj prezanton projektet infrastrukturore të planifikuara për Komunën e Skenderajt

2019/02/pal_lekaj_skenderaj.jpg

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka prezantuar projektet infrastrukturore të planifikuara për Komunën e Skenderajt.

Lekaj përmes një shkrimi në llogarinë e vet në Facebook, ka thënë se për vitin 2019 për këtë komunë do të shpenzohen 1.66 milion euro.

Shkrimi i plotë i ministrit LekajJavën po e fillojmë më shpalosjen e projekteve infrastrukturore të planifikuara për Skenderajn.Një buxhet prej 1 milion e 660 mijë euro, në 2019-ën do të shpenzohet në këto projekte:Ndërtimi i rrugës Açarevë-Siqievë dhe Açarevë-PlluzhinëNdërtimi i rrugës Kotorr-QubrelNdërtimi i rrugës Syreigan- PemishtëNdërtimi i rrugës në PolacNdërtimi i rrugës Kuqicë- TërnavcNdërtimi i rrugës Skenderaj-Vushtrri (fshati Krasmirovc)Vazhdimi i rrugës 17 shkurti dhe rregullimi i rrugës Rezallë e Re-Rezallë e VjetërMe qëllim të përfundimit të këtyre projekteve, për vitin e ardhshëm Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka planifikuar 1 milion e 720 mijë euro.Vazhdojmë punën në secilën komunë, që t’u ofrojmë qytetarëve rrugë cilësore. /Telegrafi/