Ministri i Jashtëm grek reagon për tërmetin në Shqipëri
26/11/2019
Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias reagon për tërmetin në Shqipëri.
Dendias mesazh në Twitter shkruan se, “Shprehim përkrahjen ndaj popullit dhe qeverisë së Shqipërisë për pasojat e tërmetit që goditi vendin fqinj".
Tërmeti që ra në Shqipëri është ndjerë në gjithë Greqinë e Veriut deri në Selanik, por edhe në ishullin e Korfuzit. /Telegrafi/


