Please enter at least 3 characters.

Ministri Çeku pret në takim regjisorin Samir Karahoda dhe producentin Eroll Bilibani

2021/06/200432367_3819369938175434_6514330826854376318_n-e1623845497152.jpg

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ditën e sotme (e mërkurë) ka mirëpritur në takim regjisorin Samir Karahoda dhe producentin Eroll Bilibani.

Kjo pasi filmi i tyre “Pa vend” është përzgjedhur si pjesë e garës zyrtare në Festivalin e Kanës.

Filmi i parë nga Kosova, i zgjedhur në mesin e 10 filmave të shkurtër, do të garojë për ‘Palmën e Artë’.

Ky është postimi i plotë i publikuar në faqen e MKRS-së në Facebook (pa ndërhyrje):

“Pa Vend” – filmi i parë kosovar pjesë e garës zyrtare në Festivalin e KanësPas filmit debutues që theu akullin dhe arriti të fus filmin e parë të Kosovës në Berlinale, filmi i dytë i regjisorit Samir Karahoda bëhet filmi i parë nga Kosova që përzgjidhet në mesin e 10 filmave të shkurtë që do të garoj për ‘Palmën e Artë’ në garën zyrtare të festivalit më prestigjioz në botë, atë të Kanës.Në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sot patëm kënaqësinë të presim regjisorin e këtij filmi, z. Samir Karahoda, dhe producentin, z. Eroll Bilibani.Ata u takuan me Ministrin, z. Hajrulla Çeku ndërsa u diskutua për fushën e kinematografisë, sukseset e filmave shqiptar dhe natyrisht nominimin e tyre të fundit për të cilin i uruam suksese të mëtutjeshme.‘Pa Vend’ sjell rrëfimin e klubit më të suksesshëm të ping pongut nga Prizreni 'Lidhja e Prizrenit' duke rikrijuar historinë e protagonistëve nga paslufta në kontekstin e situatës së sotme”. /Telegrafi/

Foto: Facebook