Please enter at least 3 characters.

Miliarderi hebrej pezullon financimin e Harvardit

2018/07/Harvard-University.jpg
373:"UNITED STATES - SEPTEMBER 03: Harvard banners hang outside Memorial Church on the Harvard University campus in Cambridge, Massachusetts, U.S., on Friday, Sept. 4, 2009. Community activists in Allston, a section of Boston across the Charles River from Harvard's main campus in Cambridge, say university delays have left a (Photo by Michael Fein/Bloomberg via Getty Images)
26:"Bloomberg via Getty Images

Miliarderi Len Blavatnik, po i bashkohet listës së njerëzve që kanë hequr dorë nga dhënia e donacioneve për Harvardin.

Vendimin për të ndërprerë bashkëpunimin me Harvardin, Blavatnik e ka marrë menjëherë pas fjalimit të presidentes së universitetit, Claudine Gay, në Kongresin amerikan.

Bëhet e ditur se arsyeja e ndërprerjes së bashkëpunimit është rritja e antisemitizmit brenda kampusit të universitetit, gjë që Blavatnik nuk e lejon, për shkak se vetë është hebre dhe përkrah kauzat hebraike.

Miliarderi nuk iu ka drejtuar universitetit me kërkesa specifike, por dëshiron që studentët hebrenj të trajtohen njëlloj si të tjerët, raporton CNN.

Fondacioni familjar i Blavatnik, thuhet se ka dhuruar të paktën 270 milionë dollarë në Harvard deri më tani, ndërsa vlera e pasurisë së tij kap vlerën e 32 miliardë dollarëve.

Pasurinë e arriti pas rënies së Bashkimit Sovjetik, në një kohë kur kompanitë shtetërore të aluminit, naftës, dhe të tjera, iu nënshtruan privatizimit.

Edhe pse ka ndërprerë bashkëpunimin, Blavatnik ka lënë derën hapur për të rifilluar donacionet, për dallim nga Bill Ackman, i cili ka shkëputur lidhjet me universitetin krejtësisht.

Deri më tani, Fondacioni i Blavatnik dhe Harvardi, nuk kanë pranuar të komentojnë në lidhje me ngjarjen. /Telegrafi/