Please enter at least 3 characters.

Milani në janar do të bëjë ofertë për Evertonin

2019/10/GettyImages-1170602630.jpg
317:"SAO PAULO, BRAZIL - AUGUST 27: Everton (C) of Gremio celebrates his team first goal during a second round of quarterfinals leg football match between Palmeiras and Gremio as part of Copa CONMEBOL Libertadores 2019 at Pacaembu Stadium on August 27, 2019 in Sao Paulo, Brazil. (Photo by Miguel Schincariol/Getty Images)
12:"Getty Images

Everton Soares duket se në janar do të largohet përfundimisht nga futbolli brazilian.

Ylli i Selecao po kalon nëpër një formë shumë të mirë në vendlindjen e tij me skuadrën Gremio.

E pas paraqitjeve shumë të mira me Kombëtaren e Brazilit, Everton ka rënë në radarin e skuadrave të mëdha evropiane.

Por duket e ekipi që më së shumti po insiston për të është gjiganti italian Milan.

Everton. (Photo by Pedro Vilela/Getty Images)

Mediat italiane kanë raportuar se Everton është objektivi kryesor i Milanit për repartin ofensivë.

Rossonerët gjatë afatit kalimtar të janarit pritet të dalin me një ofertë prej 40 milionë euro në drejtim të Gremios për yllin brazilian.

23-vjeçari në 29 ndeshje këtë edicion me Gremion ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë.

Interesim për të ka shfaqur edhe Roma, Arsenal, Tottenham Hotspur dhe Atletico Madrid. /Telegrafi/