Milani dështon edhe me skuadrën më të dobët në Serie A (Video)
25/04/2016
Milani është mposhtur nga Veronan me rezultat 2-1.
Kuqezinjtë e kishin nisur më mirë takimin në ‘Marc’Antonio Bentegodi’ duke kaluar që në fillim në epërsi.
Ishte Jeremy Menez që shënoi në minutën e 21-të për ta dërguar në pushim me epërsi Milanin.
Por pjesa e dytë tregoi diçka tjetër. Verona mori zemër dhe filloi sulmet drejt portës së Milanit.
Ishte ish lojtari milanisti Giampaolo Pazzini, që shënoi nga pika e bardhë në minutën e 72-të.
Për ta mposhtur Milanin u kujdes Luca Siligardi që shënoi në minutë e 95-të.
Milani pas kësaj humbje mbetet në pozitën e gjashtë me 53 pikë, ndërsa Verona e fundit me 25. /Telegrafi/


