Mikel Arteta thyen heshtjen mbi akuzat që rëndojnë tek Thomas Partey për përdhunim
5:"Bardh
21/07/2025
Mikel Arteta tha se beson se Arsenali ka ndjekur ‘100 për qind’ proceset e duhura lidhur me Thomas Partey, pas akuzave për përdhunim ndaj ish-lojtarit të ‘Topçinjve’. Më 4 korrik, Policia Metropolitane njoftoi se Partey është ngarkuar me dy akuza për përdhunim që lidhen me një grua, tri akuza për përdhunim që lidhen me një grua tjetër, dhe një akuzë për sulm seksual që lidhet me një grua të tretë.Këto ngjarje raportohet se kanë ndodhur midis viteve 2021 dhe 2022.Akuzat u ngritën ndaj mesfushorit nga Gana pas një hetimi nga detektivët, i cili filloi në shkurt të vitit 2022.Partey pritet të paraqitet në Gjykatën e Westminster më 5 gusht, të martën.


