Please enter at least 3 characters.

Mijëra denarë donacione në kutinë e “Revolucionit Laraman“

2016/01/revolucioni-zgjedhor_hd-e1465314183224.jpg

Është duke u mbushur kutia plastike, me paratë të cilat qytetarët i dhurojnë për lirinë e demonstruesve, të dyshuar për hedhje të bojës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Edhe pse i ngjason kutisë zgjedhore, kjo është nënshkruar nga “Revolucioni Laraman”, dhe i ka joshur të gjithë të pranishmet përreth.

Në këtë ngjarje përpos për humanitetin dhe solidaritetin të pranishmit kanë biseduar edhe për përkrahjen e njerëzve të rinj të cilët ballafaqohen me padi penale ose për kundërvajtje.

Këtë aktivitet e kanë përkrahur edhe krerët e LSDM opozitare./Telegrafi/