Please enter at least 3 characters.

Mijallkov dhe Jankulloska sot në bankën e të akuzuarve për përgjimet e paligjshme

2016/01/rasti-lsquo-mijallkov-rsquo-alo-p-euml-rve-ccedil-pistolet-euml-s-edhe-doreza-kirurgjike_hd.jpg

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet gjykimi për lëndët "Fortesa-Shënjestra", të cilat kanë të bëjnë me përgjimet e paligjshme që u publikuan nga LSDM.

Në këtë lëndë të akuzuar janë ish-shefi i policisë sekrete, Sasho Mijallkov dhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Seanca e kaluar u shty me kërkesë të avokatit të Mijallkovit, Mile Petrovski, i cili tha se ka seancë tjetër gjyqësore, atë për biznesmenin Sead Koçan në lëndën "Trust", e cila fillonte gjysmë ore para seancës kundër Mijallkovit dhe Jankulloskës.

Në këtë rast mes të akuzuarve është edhe Toni Jakimovski - ish-shef i kabinetit të Mijallkovit./Telegrafi/