Please enter at least 3 characters.

Mickoski-Al-Thani: Maqedonia mbështet Katarin pas situatës në Lindjen e Mesme

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski njofton se sot ka realizuar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Katarit, me të cilin kanë biseduar për situatën në rajon dhe më gjerë.

"Sot pata një bisedë telefonike me Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Shtetit të Katarit, Shkëlqesinë e Tij Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani.

Shpreha mbështetje për vendin dhe mirëkuptim për kompleksitetin e situatës në Lindjen e Mesme.

Gjithashtu shkëmbyem mendime mbi sfidat aktuale rajonale dhe globale, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit, paqes dhe bashkëpunimit.

Theksuam së bashku angazhimin tonë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe hapjen e mundësive të reja për bashkëpunim në interes të qytetarëve dhe ekonomive tona", shkruan Mickoski./Telegrafi/