Messi vlen 400 milionë euro, pesë herë më shumë se CR7
Molina, i cili punon për Euromericas Sport Marketing, ka shkruar një raport për vlerën e sulmuesit dhe ka zbulur se ekziston një klub i cili është në gjendje të paguajë shumën marramendëse për argjentinasin.
“Ekziston një klub që është praktikisht i sponsoruar nga një qeveri dhe që do të ishte në gjendje të paguante 400 milionë euro për Messin”.
“Janë tri klube evropiane që na kanë kërkuar ta bëjmë këtë studim në mënyrë që të shohin se sa vlerë ka Messi”.
“Ne nuk mund të themi se cilat janë këto klube. Klubet kanë kërkuar që të analizojmë mundësinë e një transferimi të Messti”.
“Messi është pesë herë më i vlefshëm në treg se sa Cristiano Ronaldo. Sipas studimeve Ronaldo nuk vlen më shumë se 100 milionë euro”.
“Klauzola e Messit është 250 milionë euro, por ne besojmë se kjo vlerë nuk është e saktë. Tani për tani nuk ka lojtar në botën e sportit që ka vlerë më të madhe se Leo Messi. Sipas studimeve të pesë viteve të fundit, Messi vlen 400 milionë euro”, ka thënë Molina për Cadena Ser. /Telegrafi/


