Please enter at least 3 characters.

Messi uron Pedron

2016/01/messi-uron-pedron_hd.jpg

Argjentinasi, i cili ka kaluar 11 vjet së bashku me Pedron te klubi i Barcelonës, e ka përshëndetur mikun e tij me një status në Facebook.

“Ne kemi ndarë momente vërtet të mëdha së bashku gjatë viteve. Paç fat në kapitullin e ri të jetës, Pedro!”, ka shkuar 28-vjeçari në faqen e tij zyrtare.

Pedro ka fituar tre trofe të Ligës së Kampionëve, pesë tituj të La Ligas dhe tre Kupa të Mbretit.

Ai ishte shumë herë vendimtar për trofetë e Barcelonës duke mos harruar golin në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Unitedit (3-1) në Wembley (në vitin).

Ai shënoi edhe në kohën shtesë në Superkupën e UEFA-s kundër Sevillas (5-4), para disa ditësh. /Telegrafi/