Please enter at least 3 characters.

Messi dhuron spektakël ndaj Napolit, Barcelona siguron plasmanin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

2020/08/GettyImages-1264709450.jpg
305:"BARCELONA, SPAIN - AUGUST 08: Lionel Messi of Barcelona celebrates with his team after he scores his sides second goal during the UEFA Champions League round of 16 second leg match between FC Barcelona and SSC Napoli at Camp Nou on August 08, 2020 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona është skaudra e radhës që ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Katalunasit kanë mposhtur Napolin në ndeshjen kthyese me rezultat 3-1 për të kaluar tutje.

Që nga fillimi i takimit Barcelona dominoi, duke gjetur golin e parë pas 10 minutave lojë.

Ivan Rakitic harkoi bukur nga këndi, ndërsa mbrojtësi francez Clement Lenglet shënoi për 1-0.

Katalunasit nuk vonuan dhe pas 13 minutave shënuan edhe golin e dytë, kur kësaj radhe realizoi kapiteni Messi pas një aksioni individual.

Lionel Messi . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Krejt në fund të pjesës së parë, Luis Suarez shënoi nga penalltia për 3-0, para se një minutë më vonë Lorenzo Insigne i Napolit të realizoi për golin e nderit 3-1, edhe ky nga pika e bardhë.

Kësisoj me epërsinë e dy golave 3-1 të Barcelonës, futbollistët e dy skuadrave shkuan në pauzë prej 15 minutave.

Për dallim nga pjesa e parë, në pjesën e dytë Barcelona luante më e tërhequr dhe nuk rrezikoi shumë.

Futbollistët e Quique Setien më shumë e qarkulluan topin, teksa nuk dilnin shumë në sulm për mos të krijuar hapësira në mbrojtje.

Lionel Messi . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Deri në fund më nuk pati ndryshim të rezultatit dhe mbeti ai i pjesës së parë ku Barcelona realizoi fitore me meritë 3-1.

Kësisoj katalunasit kanë siguruar plasmanin në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 4-2 pas 180 minutave ndaj Napolit.

Në kuadër të çerekfinales në Ligën e Kampionëve, katalunasit do të përballen me Bayern Munichun. /Telegrafi/