Please enter at least 3 characters.

Mesazh i fuqishëm i Donald Lu për politikën shqiptare: Reciton Migjenin në Pukë (Video)

2016/09/lu-1.jpg

Panairi i vjeshtës në Pukë ka dërguar këtë fundjavë në Pukë shumë të huaj, në mesin e të cilëve edhe Ambasadorin Amerikan Donald Lu, i cili së bashku me familjen zhvilloi një vizitë në qytetin verior.

I mahnitur nga veshjet tradicionale të zonës, diplomati amerikan në fjalën përshëndetëse, teksa vlerësoi Pukën si një prej resurseve të pazbuluara në Shqipëri, interpretoi dhe një nga krijimet e Migjenit, pikërisht në vendin ku poeti ishte frymëzuar të shkruante, çfarë la të kuptohej se ky ishte një tjetër mesazh për politikën shqiptare.

“Vjeshtë në natyrë, vjeshtë ndër fytyrat tonaAfshon erë e mekun, lëngon i zymt dielliLëngon shpirti i smun ndër krahnoret tonaDridhet jet’ e vyshkun ndër gjemba të një plepi".

Ambasadori Lu gjatë vizitës në Pukë u përball me bujarinë e fermerëve pukjane të cilët gjithnjë shpejtonin ti dhuronin diçka nga prodhimet e tyre, por gjithnjë ambasadori ka paguar si të gjithë blerësit e tjerë. Një kostum kombëtar, dhuratë nga kryebashkiaku i Pukës, është konsideruar si një nder i veçantë nga familja Lu.

Panairi i Agro Pukës organizohet prej 11 vitesh në qendër të qytetit malor, përmes të cilit shpalosen prodhimet bujqësore, blegtorale dhe atyre artizanale, duke e kthyer qytetin në destinacion të fundjavës.