Please enter at least 3 characters.

Mervan Bejtullahu do ta drejtojë derbin mes Dritës dhe Gjilanit

2022/09/305976727_311225554551413_7145276077446331898_n.png

Ndeshja kryesore e xhiros së shtatë në “Albi Mall” Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet në Gjilan, teksa priten të përballen rivalët e përbetuar, Drita dhe Gjilani.

Kjo ndeshje i është besuar gjyqtarit Mervan Bejtullahu, i cili do të jetë i shoqëruar nga asistentët, Hekuran Osmani dhe Fatlum Jashari.

Në VAR do të jetë gjyqtari Vigan Ibërdemaj, ndërkohë në AVAR do të jetë Drilon Rexhepi.

Ndeshjen Prishtina – Malisheva do ta drejtojë Eridon Podvorica.

Sa i përket përballjes Trepça ’89 – Ferizaj, do të drejtohet nga Burim Jahmurataj.

Dukagjini – Drenica i është besuar Alban Shalës.

Në kuadër të xhiros së shtatë priten të zhvillohen katër duele, pasi Llapi - Ballkani është shtyrë. /Telegrafi/