Please enter at least 3 characters.

Merren në pyetje disa persona për vrasjen në rrugën "Ruzvelt" në Shkup

2017/04/Policia-e-Maqedonisë.jpg

Disa persona janë arrestuar në SPB Shkup për bisedë informative me qëllim që të konfirmohet motivi i vrasjes së armatosur që ndodhi në rrugën "Ruzvellt" në Shkup.

Në këtë sulm ndërruan jetë dy persona, ndërsa një tjetër mori plagë të rënda, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, sot duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve tha se MPB punon në zbardhjen e rastit dhe kur të marrin rezultatet përfundimtare do t'i publikojnë.

"Menjëherë pas ngjarjes edhe pse në rjedhë ishin përgatitjet për referendumin u morën gjitha masat për zbardhjen e rastit dhe nga ana e Prokurorisë Publike është kryer hetim. Janë siguruar dëshmi materiale, që janë gjetur në vendin e ngjarjes. Është kryer edhe autopsi në trupin e të ndjerit dhe po bëhen hetime edhe në makinën", tha Spasovski./Telegrafi/