Merr flakë automjeti në qendër të Prishtinës
07/01/2020
Një automjet, i topit kombibus, është përfshirë nga flakët sonte rreth orës 19:00 në Prishtinë.Në videon e siguruar nga Telegrafi shihet automjeti, i cili ka marrë flakë në qendër të qytetit, që ndodhej në një parking mbrapa lokaleve të Rrugës “Rexhep Luci”.Automjeti ka vazhduar të digjet për një kohë, derisa nuk është bërë e ditur nëse kanë intervenuar zjarrfikësit për shuarjen e zjarrit.Policia nuk ka dhënë ndonjë informatë lidhur me këtë rast, ndërsa nuk është raportuar për persona të lënduar dhe nëse janë shkaktuar dëme të tjera, meqë flakët e automjetit që po digjej ishin të mëdha dhe afër një objekti banesor. /Telegrafi/


