Please enter at least 3 characters.

Meriton Korenica i Rahovecit, Cristiano Ronaldo i Kosovës (Video)

2016/01/meriton-korenica-i-rahovecit-cristiano-ronaldo-i-kosov-euml-s-video_2_hd.jpg

Eshtë 17 vjeçari Meriton Korenica ai që jo vetëm po krahasohet nga vendasit e tij me Cristianon, por tani po mahnit gjithë futbollin kosovar me atë që po tregon në fushë.

Futbollisti i KF Rahovecit, klub që garon në Ligën e Parë të Kosovës, po vazhdon të tregojë se pse është një prej talentëve më të mirë prej shumë vitesh në futbollin tonë.

Ai arriti të realizojë një gol nga 35 metra në ndeshjen e fundit të ekipit të tij ndaj Balkanit në Suharekë.

Edhe pse ekipi i tij KF Rahoveci humbi me rezultat 2-1, ishte Meritoni ai që shtangu portierin me një goditje që i ngjason në mënyrë tipike golave nga gjuajtja e lirë që i realizon superylli i Real Madridit. E koincidencë apo jo, edhe Ronaldo edhe Meritoni në klubet e tyre kanë numrin 7.

Kohë më parë Meritoni arriti që të udhëheqë ekipin e tij drejt hyrjes në Ligën e Parë, ku në një prej ndeshjeve shënoi një gol të ngjashëm po ashtu sikur Ronaldo, por nga loja aktive jo nga gjuajtja e lirë.

Meriton Korenica pas këtyre paraqitjeve pritet të jetë një prej lojtarëve më të kërkuar në futbollin kosovar, duke parë se është i ri dhe nuk përjashtohet që as klubet nga Evropa ta kërkojnë, pasi ai shfaqi paraqitje fantastike edhe në turneun e fundit Gothia Cup në Suedi, ku i ka rënë në sy shumë agjentëve të klubeve evropiane.

Por, ai ende nuk ka marrë thirrje nga selektori i Kosovës, Albert Bunjaku, për të mbrojtur ngjyrat e shtetit tonë.