Please enter at least 3 characters.

Merimanga mbledhë flluska ajri nga sipërfaqja, për t’i dërguar në çerdhen nënujore (Video)

2017/10/Merimanga-foto.jpg
42:"© James Dunbar / NPL / mediadrumworld.com

James Dunbar nga Bristoli i Anglisë, ka dokumentuar një merimangë teksa mbledhë flluska ajri, për t’i dërguar në çerdhen e saj që ndodhet nën ujë.

Insekti shihet se si krijon një rrjet të vogël, brenda së cilit mbushë oksigjen, për ta dërguar në hapësirën mes degëve që e përdorë si strehë, transmeton Telegrafi.

Këto janë të vetmet merimanga, që jetojnë gati tërësisht në ujë, ndërsa me rezervat e mbledhura mund të kalojnë një kohë të gjatë, pa pasur nevojë të dalin në sipërfaqe.

Videoja e postuar më poshtë, shfaqë procedurën e grumbullimit të ajrit, si dhe teksa kapë një pre që i kalon afër. /Telegrafi/