Please enter at least 3 characters.

Mendoi të zhvendosej në Xhamajka për të jetuar, Linda Halimi reagon e tronditur pas tërmetit 7.7 në këtë vend: Çfarë po ndodh

2020/01/GettyImages-680971696.jpg
340:"KIEV, UKRAINE - MAY 09: Lindita representing Albania performs the song 'World' during the first semi final of the 62nd Eurovision Song Contest at International Exhibition Centre (IEC) on May 9, 2017 in Kiev, Ukraine. The final of this years Eurovision Song Contest will be aired on May 13, 2017. (Photo by Michael Campanella/Getty Images)
12:"Getty Images

Një tërmet me mangnitudë 7.7 është raportuar në Detin e Karaibeve midis Xhamajkës dhe Kubës, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, epiqendra e tërmetit ishte rreth 73 milje në veri-perëndim të Lucea, Xhamajka.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Linda Halimi ,e cila prej vitesh jeton në kontinentin amerikan dhe së fundmi ka marrë edhe nënshtetësi amerikane, ka treguar se sapo ishte kthyer nga Xhamjka.

Përmes një njoftimi të publikuar në InstaStory, Linda Halimi ka shkruar se sapo dëgjoi për tërmetit, dhe ndjehet e frikësuar për atë që ndodhi kur sapo u kthye nga një vend i tillë.

“O Zoti im, tërmeti 7.7 në Xhamajka? Unë sapo u ktheva nga atje! Çfarë po ndodh”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në InstaStory.

Halimi pak ditë më parë kishte bërë një postim duke treguar se sa shumë mbresa i ka lënë Xhamajka, dhe madje se ajo dhe bashkëshorti i saj, Big D, po kërkonin një shtëpi për t’u shpërngulur atje.

“Xhamajka të dua shumë. Po kërkojmë një shtëpi dhe po zhvendosemi”, kishte shkruar ajo.

Ndërkohë, nga tërmeti i sapo ndodhur ende nuk është raportuar për dëme. /Telegrafi/