Please enter at least 3 characters.

Mel B i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike për ta larguar tatuazhin me emrin e ish-burrit

2017/12/MelB-fk-e1513111232189.jpg
97:"attends the 2017 MTV Video Music Awards at The Forum on August 27, 2017 in Inglewood, California.
15:"Frazer Harrison

Mel B ka ndërmarrë metoda drastike për ta eliminuar ish-burrin Stephen Belafonte nga jeta e saj.

Pasi u morën vesh për shkurorëzim në muajin nëntor, këngëtarja ka vendosur ta largojë edhe një tatuazh që mbante emrin e ish-burrit.

Mirëpo, në vend se t'i nënshtrohej kirurgjisë me laser që merr pakëz kohë deri në largimin e tatuazhit, ajo i është nënshtruar operacionit kirurgjik për heqjen e tërësishme të tatuazhit.

(Foto: Instagram/OfficialMelB)

Kjo ndërhyrje ka bërë që asaj t'i mbetet një shenjë e madhe pas qepjes me penj.

Melanie Brown e kishte vizatuar tatuazhin në vitin 2010, në të cilin shkruante: "Stephen, derisa vdekja të na ndajë, ti e ke zemrën time".

Ndërsa tash, ajo e ka larguar emrin ‘Stephen’ nga tatuazhi, kurse pjesën tjetër të fjalisë nuk e ka fshirë.

(Foto: Getty Images)

"Desha ta hiqja tatuazhin për ta mbyllur kapitullin e fundit të një lidhjeje të keqe".

"Edhe pse kam ndërmarrë masa për largimin e emrit të Stephen nga trupi im, abuzimi familjar do të mbetet gjithmonë me mua", ka thënë Mel B për Daily Mail.

Si pjesë e marrëveshjes për divorc, këngëtarja do t'i paguajë 6.5 milionë funte (7.4 milionë euro) ish-burrit të saj. /Telegrafi/