Please enter at least 3 characters.

Meghan merr ofertë milionëshe për t’u shfaqur vetëm disa minuta në serialin "Suits"

2019/01/MeghanMarkle-e1546963618183.jpg
439:"TWICKENHAM, ENGLAND - DECEMBER 18: Meghan, Duchess of Sussex visits the Royal Variety Charity's at Brinsworth House on December 18, 2018 in Twickenham, England. The visit follows The Duchess’s attendance at the Royal Variety Performance in November, and will allow Her Royal Highness to see first-hand how the charity cares for those who have spent their lives working in the entertainment industry. (Photo by Chris Jackson/Getty Images)
12:"Getty Images

Meghan Markle ka marrë ofertë shumëmilionëshe për të luajtur sërish në serialin "Suits”. Nga dukesha e Sussex kërkohet që të shfaqet vetëm disa minuta në rolin e Rachel Zane.

Madje nga NBC Universal kanë thënë se do t’u pëlqente që edhe fëmija i saj dhe princit Harry të paraqitej në disa skena.

Një burim i afërt me producentët ka thënë për The Mirror se xhirimi i të gjitha skenave mund të realizohet për gjysmë dite.

“Akoma nuk i kemi të dhënat e sakta, mirëpo bisedimet do të fillojnë në një të ardhme të afërt”.

“Kam dëgjuar se bëhet fjalë për një shumë prej dy deri në gjashtë milionë dollarë që është një shumë e madhe, por vlen të theksohet se do të ishte një prej lëvizjeve më të mëdha të marketingut në histori të televizionit”, ka thënë burimi.

Meghan Markle (Foto: Jack Taylor/Getty Images/Guliver)

Shfaqja e fundit e Meghan në serialin e popullarizuar amerikan ka ndodhur më 15 prill të vitit të kaluar, edhe atë vetëm disa javë para martesës me princin Harry (në muajin maj).

Paratë që do të ndahen për dukeshën e Sussexit do të dhurohen për organizatat bamirëse. /Telegrafi/