Please enter at least 3 characters.

Mediat amerikane: Donald Trump dhe Melania morën vaksinën kundër COVID-19 “në heshtje”, në janar

2021/03/0212900a4b094b70b0001803c6621bee-e1614708444436.jpg
231:"President Donald Trump and first lady Melania Trump walk to board Marine One on the South Lawn of the White House, Wednesday, Jan. 20, 2021, in Washington. Trump is en route to his Mar-a-Lago Florida Resort. (AP Photo/Alex Brandon)
2:"AP

Ish-presidenti Donald Trump dhe ish-zonja e parë Melania Trump morën "në heshtje" vaksinat e coronavirusit në Shtëpinë e Bardhë në janar, sipas mediave amerikane duke cituar një këshilltar të Trump.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kishin thënë më parë Trump, i cili u shtrua në spital pasi kontraktoi coronavirusin në tetor, do të merrte vaksinën pasi ai ndaloi marrjen e trajtimit për infeksionin.

Shtëpia e Bardhë kurrë nuk njoftoi se Trump ishte vaksinuar derisa raportet u shfaqën të hënën vonë.

Ky vlerësohet të ishte një kontrast i fortë në raport me atë çfarë bënë ish-zëvendëspresidenti i Trump, Mike Pence, si dhe presidenti i tanishëm Joe Biden, të cilët morën publikisht vaksinën.

Trump, si president, kishte minimizuar në mënyrë të përsëritur ashpërsinë e pandemisë dhe kritikoi masat paraprake.

Ai vazhdimisht mbajti tubime të mëdha gjatë përpjekjes së tij të dështuar për një mandat të dytë dhe ai dhe stafi i tij kryesisht i rezistuan distancimit shoqëror dhe veshjen me maska.

Ish-presidenti, megjithatë, u duk të merrte një ton tjetër gjatë fjalimit të tij të parë që nga largimi nga detyra, duke u bërë thirrje mbështetësve në Komitetin Konservator të Veprimit Politik: "Të gjithë duhet të shkojnë të marrin vaksinën". /Telegrafi/