“Më thuaj ku je të vij të takoj” - Stresi me mesazh për Cllevion pasi ia ofendoi familjen?
24/08/2023
Rap-artisti nga Shqipëria, Stresi, së fundmi ka bërë një postim në rrjete sociale, përmes së cilit i është drejtuar Cllevios.
Kjo pasi ai në disa raste në rrjete sociale ka përmendur atë dhe e ka sharë familjen e tij.
Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) kërkon që të ballafaqohen me njëri-tjetrin, por duke lënë anash familjet.
Postimi i plotë i Stresit i publikuar në InstaStory (pa ndërhyrje):
“I kërkoj falje familjes time që për fat të keq janë bërë pjesë e disa sharjeve shumë të neveritshme.E vetmja gjë për të cilën ja vlen të luftosh sot është familja.Familja do të jetë gjithmonë arsyeja pse unë jetoj.Ti more karkalec njeriu më i urryer në Shqipëri më thuaj ku je dhe të premtoj se do vij të takoj, t’i lëmë familjet jashtë.Si burrat veç unë e ti?”. /Telegrafi/


