Please enter at least 3 characters.

Me spektakël në Bernabeu, Reali konfirmohet si fitues i Superkupës së Spanjës (Video)

2017/08/Real-fk.jpg

Real Madridi e ka fituar edhe ndeshjen kthyese të Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës. Los Blancos fituan me rezultat 2-0 në Santiago Bernabeu dhe janë fitues të këtij trofeu për këtë vit me rezultat të përgjithshëm prej 5-1.

Mbretërit ishin të pamëshirshëm ndaj kundërshtarit në pjesën e parë, të cilën e nisën furishëm dhe ashtu vazhduan deri në mbyllje të 45 minutave të para.

Rezultati u zhbllokua kur po zhvillohej minuta e katërt. Marco Asensio shënoi një gol të bukur nga largësia për ta ndezur atmosferën në stadium (4’).

(Twitter)

Sulmet e njëpasnjëshme të skuadrës nikoqirë bënë që të mos vërehej prezenca e Blaugranëve në fushë, të cilët shumë rrallë rrezikonin portën e vendasve.

Pas një rasti të mirë nga Asensio, Lucas Vazquez u gjend në pozitë të mirë, mirëpo fati nuk ishte në anën e tij, pasi e goditi vetëm shtyllën (33’).

(Twitter)

Në minutën e 39-të ishte momenti i Karim Benzemas. Marcelo u angazhua në krah dhe harkoi ulët në zonë. Francezi e pranoi për mrekulli këtë top, u rrotullua dhe goditi për ta lënë të pashpresë portierin Marc-Andre ter Stegen.

Katalunasit e nisën në mënyrë më të sigurt pjesën e dytë, në përpjekje që të rrezikonin, ndërsa Lionel Messi doli në një rast, por e goditi vetëm shtyllën (53’). Menjëherë pas, pati një shans edhe Benzema.

(Twitter)

Me kalimin e minutave, vendasit impononin ritëm më të ngadalësuar, ndërkohë që mysafirët e kishin e kishin të vështirë ta thyenin rivalin e tyre. Shtyllën e goditi edhe Luis Suarez (71’), pas një topi të kthyer nga tentativa e Messit.

Deri në fund të takimit nuk pati gola të tjerë dhe skuadra e Zinedine Zidane iu gëzua një tjetër trofeu në këtë vit jashtëzakonisht të suksesshëm.

(Twitter)

Kjo është hera e dhjetë që Real Madridi e fiton Superkupën e Spanjës (pas atyre në vitet 1988, 1989, 1990, 1993, 1997, 2001, 2003, 2008 dhe 2012), ndërsa Barcelona e ka fituar 12 herë këtë trofe. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5x6z5w

https://www.dailymotion.com/video/x5x70wv