Please enter at least 3 characters.

Me magjikun Messi në skuadër çdo gjë është më e lehtë: Barça shkon në çerekfinale, Chelesa në shtëpi

2018/03/Lionel-Messi-Andre-Gomes-Jordi-Alba-e1521063413644.jpg
306:"BARCELONA, SPAIN - MARCH 14: Lionel Messi of Barcelona celebrates with Jordi Alba and Andre Gomes as he scores their third goal during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match FC Barcelona and Chelsea FC at Camp Nou on March 14, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Ndeshja e parë mes Chelseat dhe Barcelonës në Angli kishte përfunduar me rezultat 1-1 dhe kualifikimi në çerekfinale varej nga Camp Nou.

Ndeshjen e dytë e kishte marrë shumë seriozisht Barça, e cila e ndihmuar nga publiku vendas shkeli Blutë.

(Foto: Getty Images)

Goli i parë në takim erdhi nga Lionel Messi në minutën e dytë (02:08) dhe me këtë rast ishte goli më i shpejtë në karrierën e argjentinasit.

Se Leo kishte marrë gjithë barrën në supet e tij e tregoi te goli i dytë në takim i shënuar nga Ousmane Dembele. Ai mori topin në mesfushë dhe në fund asistoi te francezi në minutën e 20-të dhe me rezultatin 2-0 përfundoi pjesa e parë.

Por, duhet të theksohet se Marcos Alonso në minutat shtesë të pjesës së dytë goditi shtyllën nga gjuajta e lirë.

(Foto: Getty Images)

Në pjesën e dytë, më saktë në minutën e 64 shënoi edhe një herë mjeshtërisht Messi dhe kështu vulosi kualifikimin.

Ky ishte goli i 100-të për atë në Ligën e Kampionëve në 123 paraqitje për Barcelonën.

(Foto: Getty Images)

Skuadrës së Antonio Contes nuk iu mbet gjë tjetër vetëm se të përkulën para magjisë së Messit, i cili në këtë ndeshje ishte i pandalshëm.

Kundërshtari i Barçës në çerekfinale do të mësohet pas shorit. /Telegrafi/