Me insistim të BDI-së, dorëhiqet edhe Janevsk
30/09/2011
Alsat M mëson se Bujar Osmani do të zëvendësojë Abdylmenaf Bexhetin, i cili një ditë më parë dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit, ndërsa Artan Grubi do të jetë anëtar i Komisionit.
Para se të dorëhiqet kryetarja e Komisionit Shtetëror për Regjistrim bisedimet midis delegacioneve të BDI-së dhe VMRO DPMNE-së mbi situatën e re të krijuar në Komisionin Shtetëror të Regjistrimit kishin zgjatur më shumë se gjashtë orë.
BDI në këtë takim mësohet se ka paraqitur tre kërkesa, shkarkimin e kryetares së KSHR-së, Vesna Janevska, formimin e një Komision të ri për regjistrim dhe zgjatje të afatit kohor të regjistrimit nga 15 në 30 ditë. /Telegrafi/


