Please enter at least 3 characters.

Më 30 dhjetor mbahet gjykimi ndaj të dyshuarve të përfshirë në vrasjen e Ivanoviqit

2018/03/oliver-ivanoviq-696x392-780x439.jpg

Seanca dëgjimore për përfshirjen e të dyshuarve në vrasjen e kryetarit të SDP, Oliver Ivanoviq, do të mbahet më 30 dhjetor.

Këtë e ka bërë të ditur për Telegrafin, avokati mbrojtës i një nga të paditurve, Mahmut Halimi.

"Po seanca fillestare është caktuar më 30 dhjetor në orën 09:30 në Prishtinë", ka thënë Halimi.

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër gjashtë personave në rastin e vrasjes së Ivanoviqit.

Oliver Ivanoviq ishte vrarë më 16 janar të vitit 2018, pranë zyrës së partisë së tij në Mitrovicën veriore. /Telegrafi/