Please enter at least 3 characters.

McGregor thyen heshtjen pas arrestimit në Miami: Po përpiqem të kem më shumë durim

2019/03/ConorMcgregord.jpg
269:"LAS VEGAS, NV - AUGUST 26: Conor McGregor speaks during a news conference after his loss to Floyd Mayweather Jr. by 10th-round TKO in their super welterweight boxing match on August 26, 2017 at T-Mobile Arena in Las Vegas, Nevada. (Photo by Ethan Miller/Getty Images)
12:"Getty Images

Conor McGregor është liruar nga burgu pas arrestimit në Miami, ndërsa e ka thyer heshtjen përmes një publikimi në rrjetet sociale.

Ish-kampioni i UFC-së ishte arrestuar të hënën mbrëma për shkak se ia theu telefonin një fansi, i cili ishte përpjekur ta fotografonte.

Ngjarja ka ndodhur jashtë një hoteli në Miami, ndërsa pasi e kishte thyer telefonin, irlandezi e kishte marrë me vete.

Për këtë arsye, ai është arrestuar dhe është dashur të paguajë garanci në mënyrë që të mbrohej në liri. Pas daljes nga burgu, 30-vjeçari nuk ka thënë asnjë fjalë për gazetarët, ndërsa më vonë i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të komunikuar me fansat e tij.

"Durimi në këtë botë është një virtyt, të cilin po vazhdoj ta përmirësoj. I dua me zemër fansat e mi. Faleminderit të gjithëve", ka shkruar McGregor në Instagram, ndërsa postimin e ka shoqëruar me një fotografi të tij. /Telegrafi/