Please enter at least 3 characters.

Mbyllet lokali në Pejë, dyshohet se ofronte shërbime seksuale

2019/04/unnamed-24.jpg

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Pejës, Departamentit për Krime të Rënda, sot inspektorët komunalë të Pejës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë mbyllur një lokal në qytetin e Pejës, ku dyshohet se janë ofruar shërbime seksuale nga një viktimë e trafikimit me qenie njerëzore.

Gjatë këtij aksioni në vend ngjarje ka dalë edhe prokurorja e çështjes, ku lokalit në fjalë nga zyrtarët përgjegjës i është vendosur vula zyrtare për mbylljen e tij.