Please enter at least 3 characters.

Mbyllet afati për aplikim për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit

2022/11/KQZ-e-zbrazet-foto-Ridvan-Slivova-780x439-1-e1680010257635.jpg

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), njoftoi këtë të premte se ka përfunduar afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal te Zveçanit dhe Leposaviqit.

Gjatë kësaj periudhe (26 nëntor – 02 dhjetor 2022), KQZ-ja tha se ka pranuar dy aplikime për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje për komunën e Zveçanit dhe tri për komunën e Leposaviqit, si në vijim:

"Sipas afateve të miratuara nga KQZ-ja, procesi i vendimmarrjes për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve do të ndodhë deri më 6 dhjetor 2022", thuhet në njoftimin për media.

Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal te Zveçanit dhe Leposaviqit do të mbahen më 25 dhjetor 2022. /Telegrafi/