Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Afati kalimtar i janarit zakonisht nuk e ka forcën e atij të verës, por shpesh herë di të na befasojë, me emra të mëdhenj që ndërrojnë mjedis, sikuese ndodhi.
Ky kalimtar ishte i hapur deri më mesnatën e 3 shkurtit në top ligat evropiane.
Ky afat ishte vendimtar edhe për disa nga lojtarët shqiptarë që luajnë në Evropë. Telegrafi iu mbajti të informuar minutë pas minute me të gjitha transferimet që ndodhin në këtë muaj.
Më poshtë i gjeni transferimet që ndodhën në ditën e fundit.
Na ndiqni në Facebook, Instagram, TikTok, X dhe Threads.
03/02/2025 23:59-Kaq nga ne për këtë afat kalimtar të janarit
Ky kalimtar ishte i hapur deri më mesnatën e 3 shkurtit në top ligat evropiane. Për transferimet që u kompletuar në momentet e fundit do t'iu mbajnë të informuar në vazhdim.03/02/2025 23:52-Zyrtare: Bennacer lojtar i Olympique Marseille
Marseille ka konfirmuar marrëveshjen me Milanin për Ismael Bennacer. Sipas raporteve të ndryshme, marrëveshja është për një tarifë huazimi prej 1 milion euro, më pas ekziston një opsion për ta bërë atë të përhershme në korrik 2025 për 12 milionë euro të tjera plus 3 milionë euro bonuse.
03/02/2025 23:38-Zyrtare: Noah Okafor te Napoli
Milani ka dërguar zyrtarisht Noah Okafor në Napoli në formë huazimi për 1.5 milion euro me opsion blerjeje në fund të sezonit për 23.5 milionë euro të tjera.Napoli kishte kërkuar një zëvendësim pasi Khvicha Kvaratskhelia bëri transferimin te Paris Saint-Germain, por nuk arriti të binte dakord për kushtet me objektivat kryesorë si Karim Adeyemi të Borussia Dortmundit dhe Alejandro Garnacho të Manchester United.03/02/2025 23:31-Zyrtare: Victor Nelsson i bashkohet Romës nga Galatasaray
Galatasaray konfirmon se Victor Nelsson i bashkohet Romës në formë huazimi për 500,000 euro me opsion blerjeje për 10 milionë euro plus deri në 2 milionë euro bonuse.
03/02/2025 23:29-Zyrtare: Andre Silva i bashkohet Werder Bremenit
Andre Silva, futbollisti portugez 29-vjeçar, do të mbajë fanellën e Werderit deri në fund të sezonit, ku është i huazuar nga rivali i Bundesligës, RB Leipzig. Silva është anëtar i Leipzig që nga viti 2021, por kohët e fundit ka luajtur gjithnjë e më pak, ndaj huazimi ishte një sekuencë logjike ngjarjesh. Sulmuesi portugez kishte shërbyer edhe më parë në formë huazimi, kur ai kishte veshur fanellën e Real Sociedad gjatë viteve 2023 dhe 2024.
03/02/2025 23:06-Tel 'ka shumë gjasa' të jetë nënshkrimi fundit i Tottenham
Mathys Tel ka shumë të ngjarë të jetë nënshkrimi i fundit i Tottenham Hotspur për sezonin e dimrit. Ai pritet të nënshkruajë në formë huazimi nga Bayern Munich me një opsion për blerje.Kevin Danso mbërriti nga Lens mbrëmjen e së shtunës, ndërsa Antonin Kinsky ka shijuar një fillim mbresëlënës pas transferimit të tij nga Slavia Pragë.03/02/2025 22:34-10 transferimet më të mëdha të afatit kalimtar të dimrit
Kanë mbetur më pak se dy orë larg përfundimit të afatit kalimtar dimëror në shumicën e ligave evropiane. Ne ju sjellim një listë të 10 transferimeve më të mëdha të këtij dimri: 1/ Jhon Duran (Aston Villa – Al Nassr), 77 milionë euro 2/ Omar Marmoush (Eintracht – Manchester City), 75 milionë euro 3/ Khvicha Kvaratskhelia (Napoli – PSG), 70 milionë euro 4/ Xavi Simons (PSG – Leipzig), 50 milionë euro 5/ Wanderson Galeno (Porto te Al Ahli), 50 milionë euro 6/ Abukodir Husanov (Lens te Manchester City), 40 milionë euro 7/ Vitor Reis (Palmeiras te Manchester City), 37 milionë euro 8/ Luiz Henrique (Botafogo - Zenit), 33 milionë euro 9/ Santiago Gimenez (Feyenoord në Milan), 32 milionë euro 10/ Patrick Dorgu (Lecce në Manchester United), 30 milionë euro03/02/2025 22:32-Nicolo Fagioli drejt Fiorentinës
Fiorentina është në prag të finalizimit të një marrëveshjeje të rëndësishme për të marrë me huazim mesfushorin e Juventusit, Nicolo Fagioli. Marrëveshja përfshin një opsion blerjeje që mund të bëhet i detyrueshëm në varësi të disa kushteve të caktuara.Fagioli, i cili ka treguar potencial të madh në Juventus, do të bashkohet me Fiorentinën për pjesën e mbetur të këtij sezoni, por nëse Viola vendos ta blejë, atëherë duhet të paguajë 20 milionë eurove, përfshirë edhe bonuset.03/02/2025 22:29-Joao Felix arrin në Milano për të kompletuar transferimin
Joao Felix, sulmuesi portugez ka mbërritur sonte në Milano për t'iu bashkuar AC Milanit me një marrëveshje huazimi deri në fund të këtij sezoni nga klubi anglez Chelsea. Në një postim në X nga gazetari i njohur i futbollit, Fabrizio Romano, u konfirmua se Félix ka mbërritur në Milano për të plotësuar transferimin e tij në ekipin italian. Ky transferim është bërë në një kohë kur AC Milan kërkon të përmirësojë sulmin e tyre në Serie A, pasi aktualisht renditet në vendin e tetë.
03/02/2025 22:22-E kryer, Milan dhe Monza arrijnë marrëveshje për Bondon
Media të shumta në Itali raportojnë se Milani tani ka një marrëveshje me Monzën për të nënshkruar me mesfushorin qendror Warren Bondo.Sipas Matteo Moretto, do të jetë një transferim i përhershëm për Bondo, i cili do t'i kushtojë Milanit rreth 10 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse.03/02/2025 22:05-Aston Villa ka rënë dakord për huazimin e Axel Disasi nga Chelsea
Aston Villa ka rënë dakord për një marrëveshje me Chelsean për të nënshkruar në formë huazimi me Axel Disasin. Aston Villa do të paguajë një tarifë prej rreth 6 milionë euro dhe do të paguajë pagat e tij. Sky Sports News kupton se Aston Villa po punon shumë për të arritur marrëveshjen para mbylljes së afatit.03/02/2025 22:00-Eintracht Frankfurt konfirmon nënshkrimin e Michy Batshuayi nga Galatasaray
Eintracht Frankfurt ka njoftuar për Michy Batshuayin si nënshkrimin e tyre të fundit në ditën e fundit nga Galatasaray .Ai ka nënshkruar një kontratë që skadon në fund të qershorit të vitit 2027 me klubin gjerman.Skuadra e Bundesligës thuhet se ka paguar një tarifë prej rreth 3 milionë euro për nënshkrimin e sulmuesit belg.03/02/2025 21:59-Barcelona po përpiqet të nënshkruajë me një lojtar pa u mbyll afati kalimtar
Sipas gazetarit Gerard Romero, Barcelona po përpiqet të nënshkruajë me një lojtar në huazim para mbylljes së afatit kalimtar të dimrit.Megjithatë, ekziston një ndjenjë se klubit po i mbaron koha dhe shanset për këtë marrëveshje nuk duken aq optimiste tani.Kjo vjen pasi Joan Laporta la të kuptohet për një transferim, në një deklarata që dha gjatë ditës. Barça nuk ka nënshkruar me asnjë lojtar në afatin e dimrit, por mbetet për t'u parë nëse kjo do të ndryshojë përpara mbylljes.03/02/2025 21:55-Zyrtare: Juventusi nënshkruan me mbrojtësin anglez Lloyd Kelly nga Newcastle
Juventusi ka përfunduar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit të Newcastle United, Lloyd Kelly për një tarifë totale prej 17.5 milionë euro plus bonuse. Qendërmbrojtësi fluturoi mbrëmë drejt Torinos dhe iu nënshtrua testeve mjekësore këtë mëngjes në qendrën J-Medical. Një deklaratë zyrtare konfirmoi detajet financiare të marrëveshjes, pasi Juventus do të paguajë një tarifë prej 3 milionë euro për huazimin deri në fund të sezonit me një detyrim blerje nëse plotësohen disa kushte të lehta për t'u arritur në korrik 2025 për 14.5 milionë euro të tjera.03/02/2025 21:10-Zyrtare: Chukwuemeka kalon te Borussia Dortmund
Lojtari i Chelseat, Carney Chukwuemeka, ka mbërritur në Borussia Dortmund në formë huazimi deri në fund të sezonit. 21-vjeçari ka luajtur vetëm në pesë ndeshje për Chelsean këtë sezon, katër në Ligën e Konferencës dhe një në Kupën e Ligës. Ai luajti gjithsej 130 minuta. Chukwuemeka është mesfushor, dhe ai mbërriti te Chelsea në verën e vitit 2022 në një transferim prej 18 milionë eurosh nga Aston Villa. Në 32 paraqitje për klubin londinez, ai shënoi dy gola dhe dha një asistim.03/02/2025 21:09-Zyrtare: Biraghi i bashkohet Torinos nga Fiorentina
Mbrojtësi italian, Cristiano Biraghi ka kompletuar transferimin te Torino nga Fiorentina.
03/02/2025 21:02-Benfica konfirmon transferimin e Andrea Belottit nga Como
Benfica ka konfirmuar ardhjen e sulmuesit italian Andrea Belotti në formë huazimi nga Como. Belotti është bashkuar në formë huazimi deri në fund të sezonit 2024/25, pa pasur asnjë mundësi blerjeje. Sulmuesi 32-vjeçar do të luajë jashtë skenës së futbollit italian për herë të parë në karrierën e tij. Belotti bëri 19 paraqitje për Como këtë sezon, duke shënuar dy gola në të gjitha garat.
03/02/2025 21:00-Aston Villa konfirmon afrimin e Marco Asensio
Aston Villa ka njoftuar nënshkrimin me Marco Asensio si huazim nga Paris Saint-Germain. “Aston Villa është e lumtur të njoftojë nënshkrimin në huazim të tri herë fituesit të Ligës së Kampionëve, Marco Asensio nga PSG”, shkroi klubi në një deklaratë. Asensio i bashkohet Aston Villas deri në fund të sezonit 2024/25.
03/02/2025 20:58-Zyrtare: Portieri i Kosovës U21, Mustafë Abdullahu do ta vazhdojë karrierën në Bundesliga 2, kalon te Karlsruher
Mustafë Abdullahu është zyrtarisht i huazuar te Karlsruher në Gjermani nga Tirana. Portieri Mustafë Abdullahu i bashkohet Karlsruher SC në formë huazimi deri në fund të sezonit me opsion blerjeje. Lexo lajmin e plotë>>>03/02/2025 20:45-Zyrtare: Mërgim Vojvoda, lojtar i ri i Comos
Como 1907 ka konfirmuar nënshkrimin me Mërgim Vojvodën me kontratën që e lidh me klubin italian deri në vitin 2028. Mbrojtësi kosovar me përvojë i bashkohet Comos nga Torino ku ka bërë mbi 100 paraqitje për klubin torinez. I lindur në Belgjikë, Vojvoda ka luajtur më parë me klube si Standard Liège, dhe Royal Excel Mouscron. LEXO LAJMIN E PLOTË>>>03/02/2025 20:23-Kur mbyllen afati kalimtar në kampionatet tjera ?
Sot mbyllet afati kalimtar në pesë kampionatet kryesore në Evropë, mbetet hapur në disa kampionate tjera. Nesër: Holandë E enjte: Austri 11 shkurt: Turqi 12 shkurt: Australi 18 shkurt: Kinë 22 shkurt: Republika e Irlandës, Poloni03/02/2025 19:37-Napoli dhe AC Milan po përfundojnë proceduarat për Noah Okafor
Sipas Fabrizio Romano, Napoli dhe AC Milan janë në procesin e verifikimit të dokumenteve për një marrëveshje huazimi për sulmuesin Noah Okafor. Marrëveshja e huazimit përfshin një tarifë prej 2 milionë eurosh, me një opsion blerjeje që mund të aktivizohet për 23 milionë euro në të ardhmen. Ky zhvillim tregon interesin e Napolit për të forcuar sulmin e tyre për pjesën e mbetur të këtij sezoni dhe potencialisht për të ardhmen.
03/02/2025 19:34-E kryer, Bennacer nga Milani te Marseille
Shumë burime bëjnë me dije se transferimi i Ismael Bennacer nga Milani në Marseille tashmë ka përfunduar.RMC Sport shkruan se Marseille ka rënë dakord të paguajë 12 milionë euro plus 3 milionë euro bonuse për Ismael Bennacer nga Milani pas huazimit prej 1 milionë euro.03/02/2025 19:29-PSV arrin marrëveshje me Malacian e Man Utd
PSV është afër nënshkrimit të mbrojtësit të majtë të Manchester United, Tyrell Malacia. Bisedimet për një marrëveshje huazimi gjashtëmujore kanë arritur në një fazë të avancuar, por klubi holandez nuk do të ketë asnjë mundësi blerje. Një test mjekësor është rezervuar pasi klubet të bien dakord për marrëveshjen për ish-mbrojtësin e Feyenoord.03/02/2025 19:22-Zyrtare: Diant Ramaj nënshkruan me Borussia Dortmund, klubi gjerman e dërgon menjëherë në huazim
Borussia Dortmund ka nënshkruar me portierin shqiptar Diant Ramaj nga Ajax Amsterdami. 23-vjeçari ka nënshkruar kontratë me BVB deri më 30 qershor 2029.Megjithatë, portieri nuk do të qëndrojë këtë sezon te Borussia Dortmund, pasi do të huazohet te liderët e ligës daneze FC Copenhagen deri në fund të sezonit.Lexo lajmin e plotë>>>03/02/2025 19:10-Nëse shitet Isak nga Newcastle, klubi bardhezi synon Justin Kluivertit
Justin Kluivert ka tërhequr interesin e Newcastle United, që po mendon të përdorë fondet nga një shitje e mundshme e Alexander Isak për të siguruar holandezin 25-vjeçar nga Bournemouth. Sipas "The Sun", Newcastle ka qenë duke e ndjekur Kluivert gjatë pesë ndeshjeve të fundit. Ai është aktualisht golashënuesi më i mirë i Bournemouth, me 11 gola dhe 4 asistime në 23 paraqitje në Ligën Premier. Lexo lajmin e plotë>>>03/02/2025 18:54-Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm
Milani ka përforcuar ekipin e tij me disa nënshkrime të rëndësishme gjatë afatit kalimtar të janarit. Ata kanë shtuar në radhët e tyre emra si Kyle Walker nga Manchester City në formë huazimi, Santiago Gimenez si sulmues i ri, dhe kanë arritur një marrëveshje për huazimin e Joao Felix nga Chelsea për pjesën e mbetur të sezonit.Milan (4-2-3-1): Maignan; Walker, Tomori, Pavlovic, T.Hernandez; Fofana, Reijnders; Pulisic, Joao Felix, Leao; Gimenez.03/02/2025 17:56-Ali Al-Musrati i është bashkuar Monacos
Ali Al-Musrati i është bashkuar Monacos, si huazim nga Besiktas . Sipas Foot Mercato, Monaco do të paguajnë 1 milion euro për huazimin e 28-vjeçarit libian dhe do të kenë mundësi ta blejnë për 10 milionë euro.
03/02/2025 17:39-Milani është afër anësorit të Fiorentinës, Riccardo Sottil
Milani është afër transferimit të anësorit të Fiorentinës, Riccardo Sottil. Sipas Matteo Moretto, palët kanë rënë dakord për një huazim me opsion blerjeje për 10 milionë euro. Fiorentina do të finalizojë transferimin e lojtarit 25-vjeçar nëse do të gjejë një zëvendësues. Klubi mund të nënshkruajë me Dani Motta nga Monza.
03/02/2025 17:35-Bailey nuk ka gjasa të largohet
Aston Villa nuk ka gjasa të lërë Leon Bailey të largohet në këtë afat kalimtar. Si Manchester United ashtu edhe Tottenham tentuan për anësorin.03/02/2025 17:34-Lemina i vendosur për kalimin te Galatasaray
Ish-kapiteni i Wolves, Mario Lemina është rrugës për të kompletuar transferimin te Galatasaray.Është arritur një marrëveshje për 3 milionë euro mes dy klubeve.Lemina nuk ka luajtur që kur i tha trajnerit të Wolves, Vitor Pereira se donte të largohej në fillim të janarit Leminës i skadonte kontrata në verë.03/02/2025 17:28-Zyrtare: Manuel Neuer zgjat kontratën me Bayern Munich
Manuel Neuer ka zgjatur kontratën e tij me FC Bayern Munich, e cila ishte caktuar të skadonte në fund të këtij sezoni, me një vit tjetër deri më 30 qershor 2026. Ky do të jetë sezoni i 15-të i portierit me klubin.03/02/2025 16:58-Zyrtare: Lazio blen Belahyane nga Verona
Lazio ka njoftuar zyrtarisht blerjen e mesfushorit Reda Belahyane nga Hellas Verona. 20-vjeçari maroken ka zgjedhur të veshë fanellën me numrin 21 në "Stadio Olimpico". Ka raporte se marrëveshja vlen rreth 9 milionë euro plus 3-4 milionë euro bonuse të lidhura me performancën.
03/02/2025 16:47-Zyrtare: Zaniolo i bashkohet Fiorentinës
Nicolo Zaniolo ka përfunduar zyrtarisht huazimin e tij me Atalantën, pasi Galatasaray konfirmon kalimin te Fiorentina në formë huazimi për 4.2 milionë euro me opsion blerjeje për 15.5 milionë euro. Italiani iu bashkua Atalantës në formë huazimi për 6.4 milionë euro me opsion blerjeje për 15.5 milionë euro, por klubi italian nuk u bind dhe e liroi sulmuesin. Galatasaray ka lëshuar një deklaratë pasditen e sotme duke konfirmuar detajet financiare të këtij transferimi të ri te Fiorentina.
03/02/2025 16:44-E kryer, Nico Gonzalez te Man City
03/02/2025 16:34-E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani
Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin e Joao Felix në "San Siro”. Eksperti i transferimeve të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio raporton se Milani ka arritur një marrëveshje për huazimin e Joao Felix nga Chelsea. Dy klubet thuhet se kanë shtrënguar duart për një marrëveshje huazimi prej 2 milionë eurosh deri në fund të sezonit. Lexo lajmin e plotë>>>03/02/2025 16:21-E konfirmon Fabrizio Romano, Mathys Tel i bashkohet klubit të Ligës Premier
Ylli i Bayern Munich, Mathys Tel, ka marrë vendimin e tij për klubin tek i cili do të transferohet në orët e fundit të afatit kalimtar të janarit. Emri i Tel u lakua shumë në media gjatë ditëve të fundit dhe Bayern Munich ishin të përgatitur për largimin e tij. Ai fillimisht kishte refuzuar kalimin tek Tottenhami, të cilët ishin pajtuar për një marrëveshje me Bayernin. Lexo lajmin e plotë>>>03/02/2025 15:53-Zyrtare: Evan Ferguson huazohet te West Ham United
West Ham United ka fituar garën për sulmuesin e talentuar Evan Ferguson. Ferguson i bahskohet 'Çekanëve' si huazim nga Brighton.
03/02/2025 15:51-Zyrtare: Santiago Gimenez transferohet te Milani
Milani ka zyrtarizuar sulmuesin meksikan Santiago Gimenez. 23-vjeçari i bashkohet Rossonerëve nga Feyenoordi për 30 milionë euro plus pesë të tjera bonuse.
03/02/2025 15:50-Batshuayi po rikthehet në Bundesliga
Michy Batshuayi po rikthehet në Bundesliga. Ardhja e Alvaro Moratas te Galatasaray ka bërë që gjiganti turk ta huazoj Batshuayin. Belgu pritet t'i bashkohet Frankfurtit si huazim.
03/02/2025 15:31-Manchester City paguan klauzolën dhe siguron shërbimet e Nico Gonzalez
Fillimisht u refuzuan, por Manchester City u rikthye sot me një ofertë të re në drejtim të Portos për Nico Gonzalez. Mesfushori spanjoll ka shkëlqyer me Porton viteve të fundit që nga transferimi prej Barcelonës dhe është bërë një nga mesfushorët më të kërkuar në Evropë. City ofroi 50 milionë euro, ofertë që është hedhur poshtë nga Porto. Lexo lajmin e plotë...03/02/2025 15:11-Man Utd aktivizon ‘planin e urgjencës’ pas lëndimit të rëndë të Lisandro Martinez
Manchester United ka aktivizuar një plan urgjent për të transferuar ish-yllin e Chelseat pas lëndimit të rëndë të Lisandro Martinez. United pësoi humbje me rezultat 2-0 ndaj Crystal Palace të shtunën, por përveç disfatës, lajm i keq ishte edhe lëndimi i Martinez, i cili u desh të largohej nga fusha me lot në sy dhe me barelë.Pas ndeshjes Ruben Amorim tha se në bazë të situatës duket se lëndimi i tij nuk është aspak i lehtë.Lexo lajmin e plotë...03/02/2025 14:28-Gjiganti turk futet në garë për Ismajlin, transferimi i tij mund të finalizohet orët e ardhshme
Gazetari i njohur italian, Nicolo Schira, ka raportuar se Galatasaray është në negociata për të siguruar shërbimet e mbrojtësit shqiptar Ardian Ismajli. Sipas burimeve të gazetarit Schira, Ismajli po konsiderohet si një zëvendësues i mundshëm për Victor Nelssonin, mbrojtësin danez që ka lënë klubin turk për t’u bashkuar me Romën. Nelsson, i cili ka qenë një nga shtyllat e mbrojtjes së Galatasaray, ka lënë një vend bosh në skuadër, dhe klubi turk po kërkon të përforcojë vijën e tyre të prapme për të qëndruar konkurrues në garat vendase dhe evropiane. Lexo lajmin e plotë...03/02/2025 14:19-Arsenali mund të bëhet me sulmues të ri në ditën e fundit të transferimeve
Arsenali po shtyn përpara për transferimin e Mathys Tel nga Bayern Munich në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit. ‘Topçinjtë’ janë në garë për të siguruar shërbimet e Tel së bashku me klubet rivale si Manchester United, Chelsea dhe Tottenham.U zbulua të dielën se bisedimet mes United dhe Bayern Munich janë ndërprerë sa i përket transferimit të yllit francez.Lexo lajmin e plotë...03/02/2025 14:17-Neymar e ka të qartë se ku do të luaj pas aventurës te Santosi
Neymar është rikthyer te Santosi pas aventurës zhgënjyese te Al Hilal në Arabinë Saudite, por duket se nuk do të qëndrojë gjatë te skuadra e tij e zemrës. El Nacional raporton se Neymar dëshiron të kthehet në Barcelonë pas kohës së tij në Santos. Neymar, pas një periudhe sfiduese në Al-Hilal të Arabisë Saudite, është rikthyer në Santos për të rifituar formën e tij fizike dhe për të provuar se mund të konkurrojë ende në nivelin më të lartë. Lexo lajmin e plotë...03/02/2025 14:14-United interesohet për Douglas Luiz
Manchester United ka shfaqur interesim për transferimin e Douglas Luiz. Megjithatë duket shumë e vështirë që të arrihet një marrëveshje me Juventusin, duke marrë parasysh kohën e shkurtër deri në fund të afatit kalimtar.03/02/2025 13:01-Zyrtare: Andre Silva i bashkohet Werder Bremenit
Sulmuesi portugez Andre Silva është bërë me skuadër të re, por ka mbetur në Bundesliga. Silva është huazuar te Werder Bremen nga Red Bull Leipzig.03/02/2025 12:59-Fagioli do të largohet nga Juventusi, mes Serie A dhe Ligue 1
Nicolo Fagioli do të largohet nga Juventusi ditën e sotme. Mesfushori italian nuk është në planet e Thiago Motas i cili i ka bërë të qartë se duhet të largohet. Olympique Marseille dhe Fiorentina janë në bisedime për transferimin e tij.03/02/2025 12:16-Agjenti Jorge Mendes po punon për transferimin e yllit portugez tek Milani
Sipas një raportimi nga Gazzetta dello Sport, Jorge Mendes do të takojë sot (e hënë) drejtuesit e Chelseat, për ta shtyrë transferimin e Joao Felix tek Milani në ditën e fundit të afatit kalimtar. Sulmuesi portugez mund të bëhet blerja e tretë e Milanit gjatë janarit, kështu që agjenti i tij po përpiqet t’i bind ‘Blutë e Londrës’ që ta lejojnë largimin e tij për një shifër të vogël parash.Sipas GdS, Milani nuk është i gatshëm të paguajë pagën e plotë të Felix deri në fund të sezonit dhe një shumë parash për huazimin e tij gjashtë mujor.Lexo lajmin e plotë...03/02/2025 12:03-Nkunku mbetet te Chelsea
Christopher Nkunku mbetet te Chelsea dhe nuk do të lëvizë në ditën e fundit të afatit kalimtar dimërorë. Pavarësisht interesimit nga Manchester United, Bayern Munich dhe PSG, Nkunku do të mbetet te Chelsea.03/02/2025 12:02
Brighton Albion ka transferuar sulmuesin e talentuar grek Stefanos Tzimas nga Nurbergu për 22 milionë funte.
03/02/2025 12:00-Lyon refuzon ofertën e Dortmundit për Ryan Cherkin
Borussia Dortmund ka tentuar transferimin e Ryan Cherkit nga Lyoni në ditën e fundit të afatit kalimtar dimërorë. Megjithatë oferta prej 22,5 milionë eurove nga verdhezinjtë është refuzuar nga klubi francez.
03/02/2025 11:59-City po insiston për transferimin e Nico Gonzalez
Manchester City ka kontaktuar sërish Porton për mesfushorin spanjoll Nico Gonzalez. Kampioni në fuqi i Anglisë e dëshiron me çdo kusht transferimin e spanjollit, teksa Porto po insiston që të paguhet klauzola e tij prej 60 milionë eurove.
03/02/2025 11:30-Interi kompleton transferimin e kroatit Sucic, por ai nuk do t’iu bashkohet menjëherë
Mesfushori i Dinamo Zagrebit, Petar Sucic, ka konfirmuar në rrjetet sociale se do të transferohet tek Interi sezonin e ardhshëm. Disa burime të ndryshme kanë bërë me dije se Interi ka arritur marrëveshje me gjigantin kroat për transferimin e Sucic për 14 milionë euro plus 2.5 milionë euro të tjera shtesa.Fabrizio Romano ishte i pari që dha këtë lajm mbrëmjen e së dielës, teksa Sucic komentoi në postimin e tij duke konfirmuar kalimin tek ‘Nerazzurrët’.Lexo lajmin e plotë...03/02/2025 10:42-Rio Ferdinand i sugjeron Man Utd transferimin e top sulmuesit në ditën e fundit të afatit kalimtarv
Rio Ferdinand ka emëruar lojtarin të cilin beson se ish-klubi i tij Manchester United duhet ta transferojë në ditën e fundit të afatit kalimtar. Tifozët e United janë të etur për të parë klubin e tyre duke bërë biznes në ditën e fundit të afatit kalimtar, veçanërisht pasi ata u mposhtën me rezultat 2-0 nga Crystal Palace të dielën.Tri fitore radhazi bën të dukej sikur ekipi i Ruben Amorim po fillon të dalë nga kriza, por ata shfaqën sërish dobësitë e tyre, duke humbur ndaj Palace që kishte vetëm gjashtë fitore para udhëtimit të tyre në ‘Old Trafford’.Lexo lajmin e plotë...03/02/2025 10:40-Chelsea vihet pas mesfushorit të Manchester Cityt
Chelsea raportohet se po negocion me Manchester Cityn për transferimin e të riut Nico O’Reilly, si pjesë e kërkimeve për një mesfushor të ri.Ani pse O’Reilly ka vetëm gjashtë paraqitje për ekipin e parë të Pep Guardiolës, Chelsea po e konsideron një lëvizje për të.Kjo pasi 19-vjeçari i përshtatet politikave të transferimit të klubit, pasi ata po synojnë lojtar të ri në moshë dhe me potencial.03/02/2025 10:38-Victor Nelsson transferohet tek Roma si huazim
Victor Nelsson pritet të bëhet zyrtarisht lojtari më i ri i Romës.Ai ka mbërritur në aeroportin Fiumicino dhe do t’i nënshtrohet së shpejti testeve mjekësore para se të nënshkruajë kontratën e tij me klubin.Roma e ka transferuar atë në formë huazimi duke paguar 1 milionë euro, teksa ka edhe opsionin e blerjes së kartonit për 12 milionë euro në fund të sezonit.03/02/2025 10:36-Noah Okafor lë Milanin - pritet kalimi i tij tek Atalanta
Atalanta raportohet se është e interesuar për transferimin e Noah Okafor pasi janë në nevojë të një sulmuesi të ri.Kjo për shkak se Gianluca Scamacca dhe Ademola Lookman aktualisht janë të lënduar, ndërsa Nicolo Zaniolo do të transferohet tek Fiorentina.Okafor iu bashkua Milanit në vitin 2023 dhe ka shënuar shtatë gola në 52 paraqitje.03/02/2025 10:33-Jan Bednarek tërheq interesimin e Romës
Jad Bednarek raportohet se ka tërhequr interesimin e Romës, sipas gazetarit Craig Hope nga Daily Mail. Southamptoni është në dijeni të interesimit nga klubi italian dhe është i hapur për negociata nëse i ofrojnë 9.6 milionë euro. Roma momentalisht po përjetondisavështirësinëkampionatdhepërkëtëarsyeështëvënënëndjekjetënjëmbrojtësitëridhe Bednarek ështënjëkandidatidëshirueshëm.03/02/2025 10:13-Tottenham Hotspur po e merr Axel Disasin
Tottenham Hotspur është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes me Chelsean për Axel Disasin. Mbrojtësi francez do të qëndrojë në Londër, por do të ndryshojë vetëm skuadër. Disasi pritet t'i bashkohet Spursave si huazim nga Chelsea.
03/02/2025 10:07
Andrea Belotti do të udhëtojë drejt Portugalisë sot për të kompletuar transferimin te Benfica nga Como.03/02/2025 09:49
Jorginho do të largohet nga Arsenali, por vetëm në qershor dhe jo në janar. Mesfushori italian karrierën do ta vazhdoj te Flamengo, derisa Arsenali nuk pranoi ta lejoj largimin e tij në janar. Kësisoj Flamengo do ta marrë mesfushorin në verë si transferim të lirë.
03/02/2025 09:49-Barcelona nuk heq dorë nga transferimi i yllit gjerman – do tentojë sërish në verë
03/02/2025 09:48-Milani refuzon ofertën prej 100 milionë eurove për Rafael Leaon
03/02/2025 08:51-Gjithçka e konfirmuar: Sergio Ramos fillon një aventurë të re në Meksikë
Legjenda e Real Madridit dhe futbollit spanjoll, Sergio Ramos, tashmë është konfirmuar se do t’i rikthehet sërish futbollit. Kjo vjen pas konfirmimit se ai është pajtuar me kushtet e një kontrate me klubin meksikan Rayados.Ramos nuk ka luajtur në ndonjë ndeshje zyrtare që prej sezonit të kaluar, pasi i skadoi kontrata me Sevillën.Lexo lajmin e plotë...03/02/2025 08:38-Refuzohet oferta 50 milionëshe e Cityt për mesfushorin spanjoll
02/02/2025 23:16-Zyrtare: Marcus Rashford bëhet pjesë e Aston Villës
Pas shumë kthesash gjatë rrugës, sulmuesi anglez Marcus Rashford është larguar nga Manchester United. Rashford iu bashkua Aston Villës nga ‘Djajtë e Kuq’ në formë huazimi deri në fund të sezonit. 27-vjeçari ka qenë një lojtar kyç për Unitedin që prej se u bë pjesë e ekipit të tyre të parë, por në nëntor të vitit të kaluar, ai tha në një intervistë se është gati për një aventurë të re. Lexo lajmin e plotë...02/02/2025 23:00-Galatasaray konfirmon detajet financiare të transferimit të Moratas nga Milani
Galatasaray lëshoi një deklaratë duke dhënë detaje të sakta financiare të marrëveshjes së tyre me Milanin për transferimin e Alvaro Morata, i cili do luajë në Turqi si huazim me opsion blerje. Reprezentuesi spanjoll fluturoi për në Stamboll këtë mëngjes dhe u prit në aeroport nga tifozët përpara se të përfundonte transferimin. Sipas protokollit, klubi turk publikoi detajet e plota financiare të transferimet, pasi kishte dyshime se cilat ishin shifrat e sakta. Lexo lajmin e plotë...02/02/2025 22:27-Paris Saint-Germaini vihet në sulm për shërbimet e Dean Huijsen
PSG-ja nën drejtimin e Luis Enrique, ka shprehur interesim për transferimin e Dean Huijsen për të përforcuar vijën e mbrojtjes. Raportet bëjnë me dije se klubi është i përgatitur të investojë shumë për ta sjellë mbrojtësin e talentuar në radhët e tyre. Kujtojmë se 19-vjeçari iu bashkua Bournemouthit këtë sezon dhe shumë shpejtë u shndërrua në njërin prej lojtarëve më të mirë në pozicionin e tij në Ligën Premier.02/02/2025 22:24-Chelsea i bashkohet garës për transferimin e Facundo Buonanottes
Chelsea i është bashkuar garës për transferimin e argjentinasit Facundo Buonanotte, i cili momentalisht po luan në huazim tek Leicester City nga Brightoni, dhe janë të përgatitur të paguajnë 45 milionë euro. Tottenhami është po ashtu i interesuar për shërbimet e tij, diçka që dëshmon reputacionin në rritje të mesfushorit të talentuar pas paraqitjeve të tij të mira në Ligën Premier.02/02/2025 22:21-Michy Batshuayi drejt transferimit tek Real Betisi
Sipas një raportimi nga mediumi turk Takvim, sulmuesi belg Michy Batshuayi është në bisedime me Real Betisin, me klubin spanjoll që po synon huazimin e tij. Betisi po kërkon që të përfshihet gjithashtu edhe klauzola e blerjes së kartonit për 3 milionë euro. Nëse Galatasaray e pranon këtë ofertë, gjithçka pritet të zyrtarizohet shumë shpejtë.02/02/2025 22:18-Kevin Danso përforcon mbrojtjen e Tottenhamit
Tottenhami ka njoftuar edhe zyrtarisht transferimin e Kevin Dansos nga Lens për shumën e 30 milionë eurove. Danso ka nënshkruar një kontratë deri në qershor të 2023, teksa kujtojmë se fillimisht Tottenhami ishte i interesuar për Fikayo Tomorin, por ky i fundit vendosi të qëndrojë tek Milani.
02/02/2025 22:16-Diant Ramaj mund të largohet nga Ajaxi pasi Borussia Dortmund ka bërë ofertë për portierin shqiptar
Portieri i talentuar shqiptar, Diant Ramaj, është drejt largimit nga Ajax, ku Borussia Dortmund ka shfaqur interesim që ta ofrojë. Plani i klubit gjerman nuk përfundon thjesht me blerjen e tij, pasi Borussia Dortmund e ka në mendje që, pasi të finalizojë transferimin e Ramajt, ta huazojë atë te FC Copenhagen. Ramaj, tani 23-vjeçar , ka shprehur dëshirën për t'u rikthyer në vendin ku ka lindur, dhe Borussia Dortmundi duket të jetë destinacioni i tij i ardhshëm. Lexo lajmin e plotë>>>02/02/2025 21:29-Dukagjini arrin marrëveshje me sulmuesin shqiptar, Etienne Tare
Dukagjini ka shfaqur kënaqësinë të njoftojë për arritjen e marrëveshjes me sulmuesin shqiptar, Etienne Tare. 21-vjeçari, që karrierën e ka nisur në akademinë e klubit njohur italian, Lazio, së fundi ishte pjesë e Skënderbeut në Shqipëri. Për dy sezone ai ka luajtur edhe për të rinjtë e dy klubeve të njohura austriake, Rapid Wien dhe Sturm Graz.
02/02/2025 21:25-E kryer, Mërgim Vojvoda largohet nga Torino – por mbetet në Serie A
Mërgim Vojvoda, që luan te Torino, sipas shumë burimeve e ka mbyllur transferimin e tij te Como. Vojvoda ka arritur tashmë marrëveshje me klubin të cilin e drejton Cesc Fabregas si trajner, duke nënshkruar deri në vitin 2027. Gianluca Di Marzio, Fabrizio Romano dhe Sky Sport kanë konfirmuar se Vojvoda do të jetë afrimi i shtatë për Comon gjatë afatit kalimtar të dimrit.
02/02/2025 20:57-Barcelona synon ta përforcojë mesfushën me transferimin e yllit të Ligës Premier
Barcelona tashmë ka filluar të bëjë planet për afatin kalimtar veror dhe mediat spanjolle kanë zbuluar se kush është objektivi i tyre kryesor. Sipas një raportimi nga El Gol Digital, blaugranasit e kanë prioritet kryesor mesfushorin brazilian Bruno Guimaraes për sezonin e ardhshëm. Për ta financuar këtë marrëveshje, Barcelona po planifikon ta shesë Frenkie De Jong, pasi me largimin e tij do të krijohej hapësirë në limitin e pagave dhe të gjenerojë fonde. Lexo lajmin e plotë...02/02/2025 18:13-Largohen tre lojtarë nga Ballkani
Ballkani ka njoftuar largimin e Damir Luljanoviq, Arbnor Halitjahaj dhe Alfred Mensah.“Me konsideratë të thellë dhe respekt për kontributin e tij të veçantë për FC Ballkanin, klubi e falenderon portierin Damir Luljanoviq për katër vite sa ishte pjesë e skuadrës. Fal edhe dedikimit të tij, skuadra ka arritur sukseset e mëdha”. “Poashtu, falenderojmë edhe lojtarët Arbnor Halitjahaj e Alfred Mensah, të cilët në secilën ndeshje që janë paraqitur, kanë dhënë maksimumin e tyre”, ka njoftuar Ballkani duke iu uruar suksese në vazhdim të karrierës së tyre.02/02/2025 18:01-Werder Bremen merr në huazim sulmuesin Andre Silva
Werder Bremen ka arritur të nënshkruajë më sulmuesin e RB Leipzig, Andre Silva në huazim, shkruan Florian Plettenberg .Edhe pse kishte diskutime mes klubeve, ku problematika kryesore ishte përqindja e pagës, klubet kanë arritur marrëveshje .Po ashtu u raportua se West Ham ishte i interesuar për 29-vjeçarin.02/02/2025 17:54-Nicolo Zaniolo do t'i bashkohet Fiorentinës, huazimi me detyrim blerje
Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, Nicolo Zaniolo do të bëhet një lojtar i ri i Fiorentinës. Galatasaray, që mban kartonin e lojtarit, ka pranuar ofertën e klubit toskan, ndërsa lojtari është në Firence, ku janë planifikuar testet mjekësore. Marrëveshja do të kompletohet si huazim me detyrim blerje të vendosur në 15.5 milionë euro, e cila do të aktivizohet pasi Zaniolo të arrijë 60% të paraqitjeve të sezonit, duke luajtur të paktën 30 minuta në secilën.02/02/2025 17:48-Mathys Tel vendos përfundimisht se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në Ligën Premier
Manchester United raportohet se ‘ka arritur një marrëveshje’ për transferimin e sulmuesit të Bayern Munich, Mathys Tel. 19-vjeçari ishte lidhur me disa klube të ndryshme si Tottenham, Arsenal dhe Chelsea, por sipas gazetarit gjerman Florian Plettenberg, ai ka vendosur t’i bashkohet ‘Djajve të Kuq’. “Më është thënë se Mathys Tel ka vendosur t’i bashkohet Manchester United me efekt të menjëhershëm. Negociatat konkrete po vazhdojnë mes Bayern dhe United”, ka shkruar Plettenberg. Lexo lajmin e plotë...02/02/2025 17:28-Mikel Arteta bllokon në orët e fundit të afatit kalimtar largimin e yllit të Arsenalit
Një lojtar i Arsenalit raportohej se ishte afër arritjes së një marrëveshje për t’u larguar nga klubi, por tashmë është bërë e ditur se Mikel Arteta ka intervenuar për ta parandaluar largimin e tij. Ekipi i teknikut spanjoll nuk ka bërë biznes gjatë afatit kalimtar të janarit përkundër disa lëndimeve të lojtarëve kyç në muajt e fundit, si ai i Bukayo Saka. Ata ishin lidhur fortë me një transferim të Martin Zubimendit dhe Mathys Tel, teksa Daily Mail ka konfirmuar më parë se Aston Villa ka refuzuar ofertën e tyre për sulmuesin Ollie Watkins. Lexo lajmin e plotë...02/02/2025 15:03-Juventusi siguron shërbimet e Lloyd Kelly
Juventusi ka siguruar shërbimet e mbrojtësit Lloyd Kelly nga Newcastle United. Mbrojtësi ka udhëtuar për testet mjekësore, derisa Juventusi do të paguajë 15 milionë funte për të.
02/02/2025 12:50-Zyrtare: Manchester United transferon anësorin Patrick Dorgu
02/02/2025 11:16-Zyrtare: Casedei i bashkohet Torinos
Cesare Casadei rikthehet në Itali dhe i bashkohet Torinos nga Chelsea.
02/02/2025 10:48-Zyrtare: Tottenham Hotspur nënshkruan me Kevin Danson
Tottenham Hotspur ka fituar garën me Juventusin për mbrojtësin Kevin Danso. Austriaku tanimë ka nënshkruar me Spurs dhe është prezantuar si lojtar i ri i gjigantit anglez.
02/02/2025 10:07
02/02/2025 10:02
02/02/2025 10:01-Morata udhëton drejt Stambollit për testet mjekësore
01/02/2025 23:38-E duan top klubet evropian, por lojtari dëshiron të luajë për Guardiolan
Fabrizio Romano raporton se Manchester City është në bisedime për të nënshkruar me mesfushorin e Portos, Nico Gonzalez. Lajmi i plotë>>>01/02/2025 23:27-Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos
Real Madrid thuhet se ka vendosur kundër një mesfushori që cilësohej si zëvendësuesi ideal i Toni Kroos. Lajmi i plotë>>>01/02/2025 23:17-Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Barcelona raportohet se synon mbrojtësin e djathtë të Monacos, Vanderson gjatë ditëve të fundit të janarit. Lajmi i plotë>>>01/02/2025 21:07-Reali dhe Barcelona shkojnë për Enzon, ofrojnë lojtarë te Chelsea
El Gol Digital raporton se Real Madrid dhe Barcelona janë të interesuara për mesfushorin e Chelseat, Enzo Fernandez. Lajmi i plotë>>>01/02/2025 18:29-Rashford u jep lamtumirën bashkëlojtarëve te Man United
Daily Mail raporton se Marcus Rashford u ka thënë lamtumirën shokëve të skuadrës së Manchester United përpara një huazimi në Aston Villa. Lajmi i plotë>>>01/02/2025 16:55-Florian Wirtz i dërgon mesazh Real Madridit rreth të ardhmes së tij
Florian Wirtz planifikon të vazhdojë kontratën me Bayer Leverkusenin. Mesfushori 21-vjeçar ka qenë objektivi kryesor i Real Madridit në afatin kalimtar të ardhshëm. Lajmi i plotë>>>01/02/2025 16:15-Man United bën ofertë verbale për Mathys Tel
Sipas Sky Sports, Manchester United i ka bërë një ofertë verbale Bayern Munichut për Mathys Tel. Lajmi i plotë>>>01/02/2025 13:54-Interi shumë pranë transferimit të Nicolo Zalewskit – mungon vetëm nënshkrimi
E ardhmja e Nicola Zalewskit me gjasë do të jetë në Milano, atje ku po e pret Interi. Në fakt, La Gazzetta dello Sport shkruan se Zalewski është vetëm një hap larg nga Inter.Negociatat me Romën tani janë në fazën përfundimtare, dhe lojtari mund të shkojë së udhëtojë së shpejti për t’iu bashkuar ekipit të Simone Inzaghit.Lexo lajmin e plotë...01/02/2025 11:34-Man Utd po bëhet me sulmues të ri – ai luan në Bundesliga dhe vlen 20 milionë euro
Manchester United po shqyrton një lëvizje surprizë për sulmuesin El Bilal Toure, sipas raportimeve, me Ruben Amorim që mbetet ‘i pakënaqur’ me opsionet e tij në fazën ofanzive. Deri më tani, ka qenë një afat kalimtar relativisht i qetë për ‘Djajtë e Kuq’, ani pse gjërat pritet të ndryshojnë së shpejti.Mbrojtësi i majtë Patrick Dorgu pritet të bëhet blerja e parë e Ruben Amorim si trajner i Unitedit, me 20-vjeçarin që pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore gjatë ditëve në vijim.01/02/2025 11:02-Konfirmohet gjithçka: Santiago Gimenez, sulmuesi më i ri i Milanit
Më në fund, pas disa ditësh përpjekjesh për të arritur transferimin e Santiago Gimenez, Milani është gati të nënshkruajë me yllin e Feyenoordit në një marrëveshje të vlefshme prej 35 milionë eurosh. Saga e Gimenez ka zgjatur më shumë se sa pritej, dhe për disa, ndoshta ka kthyer kujtime të këqija nga marrëveshja për Joshua Zirkzee në verë. Pavarësisht dëshirës së lojtarit, Milan nuk arriti të kapërcente pengesat financiare, por kjo nuk ka ndodhur këtë herë.Lexo lajmin e plotë...01/02/2025 08:46-Rashford po largohet nga Man United, por do vazhdojë të jetë pjesë e Ligës Premier
Aston Villa raportohet se po synon transferimin e Marcus Rashford pavarësisht dëshirës së tij për të siguruar kalimin tek Barcelona. Largimi i Jhon Duran në drejtim të Al-Nassr për 77 milionë euro plus shtesa, së bashku me huazimin e Emi Buendias tek Bayer Leverkuseni, ka bërë që Villa të synojë përforcime për sulmin.Drejtuesit e klubit tashmë kanë identifikuar Rashford si objektivin e tyre kryesor, pasi trajneri Unai Emery thuhet se është një fans i lojës së tij dhe ka shtyrë personalisht që bisedimet të fillojnë.Lexo lajmin e plotë...01/02/2025 08:26-Liverpooli refuzoi një ‘mega ofertë’ nga Arabia Saudite – kjo la të mërzitur yllin e tyre
Sulmuesi i Liverpoolit, Darwin Nunez ka mbetur i frustruar mbi faktin se klubi refuzoi një ‘mega ofertë’ nga Al-Nassr për transferimin e tij, para se klubi arab të nënshkruajë me Jhon Duran nga Aston Villa. Sipas The Sun, klubi arab kishte shprehur interesim serioz për të siguruar shërbimet e Nunez dhe ishin të gatshëm të bëjnë një ofertë të madhe për ta joshur atë të largohet nga ‘Anfield’.Sidoqoftë, Liverpooli e bëri të qartë se ata nuk e kanë ndërmend ta lejojnë largimin e 25-vjeçarit.Lexo lajmin e plotë...31/01/2025 23:10-Milani rrit sërish ofertën për Gimenez - zbulohen detajet
Milani thuhet se ka rritur ofertën e tyre për sulmuesin Santiago Gimenez sipas raportimeve në Itali, por skuadra e Eredivisise ende nuk e ka dhënë miratimin përfundimtar për shitjen. Lajmi i plotë>>>31/01/2025 21:50-Mathys Tel refuzon gjigantin anglez – Bayerni kishte pranuar ofertën
Sipas Fabrizio Romanos, Mathys Tel ka vendosur të refuzojë ofertën e Tottenhamit, pavarësisht gatishmërisë së klubit për ta nënshkruar atë për një shifër 60 milionë eurosh dhe diskutime ballë për ballë. Lajmi i plotë>>>31/01/2025 20:57-Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Vinicius Junior ka komentuar edhe njëherë të ardhmen e tij te Real Madridi. Lajmi i plotë>>>31/01/2025 17:42-Barcelona i jep "status të veçantë" Ansu Fatit
Barcelona nuk do ta detyrojë Ansu Fatin të largohet nga klubi në janar, sipas gazetarit Adrian Sanchez. Lajmi i plotë>>>31/01/2025 13:48-Man Utd ‘pajtohet’ për transferimin e objektivit kryesor të verës për Ruben Amorim
Manchester United janë gati të bëjnë një investim të rëndësishëm për të ardhmen e skuadrës me blerjen e Geovany Quendas, një talent 17-vjeçar i cili luan si sulmues për Sporting Lisbonën. Sipas raporteve të medias portugeze A BOLA, United kanë arritur një marrëveshje me Sporting Lisbonën për transferimin e Quendas, me një vlerë të supozuar prej rreth 60 milionë euroshQuenda, i cili u bë pjesë e ekipit të parë të Sportingut nga trajneri Ruben Amorim në gusht 2024, ka lënë përshtypje të mëdha në fillimin e karrierës së tij profesionale. Lexo lajmin e plotë...31/01/2025 13:34-Lëvizja që do ta ‘tronditë’ botën: Rafael Leao lë Milanin dhe transferohet jashtë Evropës
31/01/2025 12:03-A po transferohet tek Arsenali apo jo? Watkins merr vendimin përfundimtar
Ollie Watkins i Aston Villas është raportuar se është i hapur për idenë e bashkimit me Arsenal këtë janar, pasi “Topçinjtë” kanë bërë një ofertë të papritur për sulmuesin. Kërkimi i Arsenalit për një sulmues kryesor vazhdon këtë muaj, ndërsa afati i transferimeve po afrohet me shpejtësi, duke lënë vetëm pak më shumë se 72 orë.Sipas raporteve, Arsenal bëri ofertën e tyre fillestare për Watkins të Aston Villas herët këtë javë, e cila u refuzua menjëherë, pasi Villa janë të vendosur të mbajnë reprezentuesin anglez në klub, veçanërisht pasi Jhon Duran është gati të firmosë për Al-Nassr në Ligën Saudite.Lexo lajmin e plotë...31/01/2025 10:56-Zalewski gjithnjë më afër Interit, por mungojnë edhe disa detaje me Romën
31/01/2025 10:02-Al-Nassr synon një lëvizje shokuese gjatë verës – transferimin e yllit të Man Cityt
Al-Naasr raportohet se po bëhet gati për ta testuar Manchester Cityn me një ofertë për mesfushorin Mateo Kovacic. Sipas një raportimi nga The Sun, Al-Nassr e ka përcjellë nga afër Kovacic, duke shpresuar që ta shtojnë atë në ekipin e tyre.Sidoqoftë, përkundër interesimit të tyre nuk ka pasur ende ndonjë ofertë zyrtare në drejtim të ‘Qytetarëve’ deri më tani.Lexo lajmin e plotë...31/01/2025 08:59-Gazetari i njohur zbulon lojtarin të cilin Ruben Amorim dëshiron ta transferojë tek Man Utd
Gazetari i famshëm Laurie Whitwell, ka zbuluar saktësisht se cilat janë planet e Ruben Amorim sa i përket transferimit të tij të ardhshëm tek Manchester United. Teksa kanë mbetur vetëm edhe pak ditë para mbylljes së afatit kalimtar të janarit, Unitedi ka qenë mjaft i qetë në tregun e transferimeve, pasi ende nuk kanë njoftuar blerjen e ndonjë lojtari të ri.Reprezentuesi danez Patrick Dorgu pritet që të jetë blerja e parë e Amorim si trajner i Unitedit, pasi raportimet sugjeruan se klubi anglez ka arritur marrëveshje me Leccen për shumën e 25 milionë eurove.Lexo lajmin e plotë...31/01/2025 08:39-Sergio Ramos po bëhet me ekip të ri – nuk mungon homazhi për Real Madridin
Ish-mbrojtësi i Sevillës dhe legjenda e Real Madridit, Sergio Ramos, është gati të bashkohet me një klub të ri, pas gjashtë muajsh pa ekip pasi skadoi kontrata e tij në Andaluzi. Duket se hapi i tij i radhës do të jetë në Meksikë. Pas bisedave gjatë verës me San Diego FC dhe disa skuadra nga Arabia Saudite, Ramos vendosi të priste për të gjetur një destinacion të ri, pavarësisht nga mosha e tij 38-vjeçare. Më së fundi, u raportua se Boca Juniors e kontaktuan për një transferim, por bisedimet nuk patën sukses.Lexo lajmin e plotë...31/01/2025 08:21-Milani ka dy alternativa për ta zëvendësuar Moratan – bisedimet tashmë kanë nisur
Milan po i mban të hapura opsionet për të siguruar një sulmues të ri, ndërsa Sky Sport Italia raporton për një udhëtim në Holandë për të vëzhguar Santiago Gimenez të Feyenoordit, ndërsa SportItalia pohon se klubi është i interesuar edhe për Lorenzo Lucca të Udineses. Një sulmues është i domosdoshëm për t’u sjellë para mbylljes së tregut të transferimeve të hënën në mbrëmje, veçanërisht pasi Alvaro Morata është në prag të një transferimi në Galatasaray për 16 milionë euro, ndërsa Francesco Camarda është afër të huazohet te Monza.Gimenez është opsioni i parë i Milanit, dhe Feyenoord ia ka vendosur çmimin e tij në 40 milionë euro.Lexo lajmin e plotë...31/01/2025 08:05-Asensio pranë rikthimit befasues në La Liga, kësaj radhe tek rivali i Real Madridit
Real Betis mund të jetë aktiv në ditët e fundit të afatit kalimtar dimëror, me mundësinë që më shumë lojtarë t’i bashkohen Antony, i cili firmosi javën e kaluar. Teksa sulmuesi i Manchester United përforcon opsionet që Manuel Pellegrini ka në fazën e sulmit, duket se kjo nuk është e mjaftueshme për ta.Antony iu bashkua Iscos, Giovani Lo Celso, Pablo Fornals, Ez Abde, Juanmi, Chimy Avila dhe Jesus Rodriguez si opsione për të luajtur në tri opsionet e sulmit, por tani ka plane që një tjetër lojtar të transferohet para ditës së fundit të afatit kalimtar të hënën.Lexo lajmin e plotë...30/01/2025 23:40-Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tifozët janë të shokuar pasi kanë parë se çfarë po përgatitet të ofrojë skuadra e Ligës Pro Saudite, Al Nassr për Kaoru Mitoman e Brightonit. Lajmi i plotë>>>30/01/2025 23:36-Ollie Watkins i hapur për lëvizjen në Arsenal
Sipas Daily Mail, Ollie Watkins do të ishte i hapur për t'iu bashkuar Arsenalit këtë muaj.Topçinjtë bënë një ofertë befasuse prej 70 milionë euro për sulmuesin e Aston Villas në javën e fundit të afatit kalimtar të janarit.Që nga e enjtja, Arsenali nuk i ka hequr shpresat për nënshkrimin me 29-vjeçarin.Megjithatë, Aston Villa do ta mbajë pasi ka shitur Jhon Duran te Al Nassr.30/01/2025 23:31-Zaniolo largohet nga Atalanta, por mbetet në Serie A
Mesfushori sulmues Nicolo Zaniolo do të largohet nga Atalanta, por do të mbetet në Serie A, sipas Fabrizio Romano. Atalanta e huazoi 25-vjeçarin italian nga Galatasaray verën e kaluar me opsion blerjeje, por marrëveshja e huazimit do të ndërpritet. Zaniolo do t'i bashkohet Fiorentinës, me negociatat që po vazhdojnë mes të gjitha palëve.30/01/2025 23:27-Besiktas dhe Ajax raportohet se janë të interesuar për të nënshkruar me Ansu Fati
Besiktas e ka diskutuar me agjentin Jorge Mendes për mundësinë e nënshkrimit me Ansu Fatit në huazim në afatin kalimtar të dimrit, shkruan Relevo.Ajax po monitoron gjithashtu situatën e tij në Barcelonë dhe është i interesuar për një lëvizje të mundshme.Megjithatë, vendimi përfundimtar për këtë i takon vetë Fatit, i cili ka pasur liri maksimale nga Barça për të vendosur se çfarë dëshiron të bëjë për të ardhmen e tij.30/01/2025 19:35-Zyrtare: Talenti i Kosovës U21, Luan Simnica vazhdon karrierën te Sandhausen
Mesfushori i talentuar nga Kosova, Luan Simnica do ta vazhdojë karrierën te SV Sandhausen në Bundesliga 3. Simnica kishte mbetur pa klub që nga fillimi i vitit, duke shkëputur kontratën me VfB Stuttgart. Në gjysmën e parë të sezonit aktual, në divizionin e tretë, 21-vjeçari kosovar luajti 14 herë për ekipin e dytë të VfB Stuttgart dhe shënoi një gol. Lexo lajmin e plotë>>>30/01/2025 19:34-Zyrtare: Genoa vjen me dy blerje
Genoa ka nënshkruar zyrtarisht me mesfushorin Jean Onana nga sulmuesin Mikael Egill Ellertsson.Grifone vazhdon të rinovojë skuadrën gjatë afatit kalimtar të janarit dhe sot përfundoi dy nënshkrime gjatë 24 orëve të fundit.30/01/2025 19:03-Gjiganti i Ligës Premier arrin marrëveshje me Bayernin për Mathys Tel
Një klub i Ligës Premier ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar me sulmuesin e Bayern Munichut, Mathys Tel gjatë afatit kalimtar të janarit. Lajmi i plotë>>>30/01/2025 17:45-Morata te Galatasaray, sa do të fitojë Milani nga shitja e tij
Milani po negocion kalimin e Alvaro Moratas te Galatasaray, një marrëveshje që do të ishte vendimtare për t'i ndihmuar ata të mbledhin fondet e nevojshme për të nënshkruar me Santiago Gimenez nga Feyenoord. Mediat italiane konfirmuan se largimi i sulmuesit spanjoll është i lidhur ngushtë me ardhjen e 23-vjeçarit, të cilin kuqezinjtë e kanë identifikuar si objektivin e tyre kryesor për t'i ofruar trajnerit Sergio Conceição një përforcim në sulm.Lexo lajmin e plotë>>>30/01/2025 17:21-Jo vetëm Vinicius, Al Hilal tundon edhe Rodrygon me mega-ofertë
Al Hilal ka kontaktuar me përfaqësuesit e Rodrygos për të diskutuar një lëvizje të mundshme në afatin e verës, raporton Sport. Lajmi i plotë>>>30/01/2025 15:22-RB Leipzig e blen përfundimisht Xavi Simonsin nga PSG
Klubi gjerman, RB Leipzig ka njoftuar zyrtarisht blerjen e kartonit të Xavi Simons nga Paris Saint-Germain. Pas një viti e gjysmë si huazim, RB Leipzig ka shfrytëzuar të drejtën e blerjes për yllin holandez, Xavi Simons. Lajmi i plotë...30/01/2025 15:02-Zyrtare: Barcelona e blindon me kontratë afatgjatë Pedrin
Klubi katalunas ka vazhduar me blindimin e lojtarëve kryesor të ekipit, duke rinovuar kontratën edhe më një yll. Pas emrave si Ronald Araujo, Fermin Lopez dhe Alejando Balde, Barcelona ka blinduar edhe mesfushorin Pedri. Lajmi i plotë...30/01/2025 14:54
Hakim Ziyech është larguar nga Galatasaray dhe karrierën do ta vazhdoj në Katar te skuadra Al Duhail.30/01/2025 13:57-Eljif Elmas rikthehet në Serie A
Eljif Elmas është rikthyer në Serie A pas aventurës në Bundesliga me RB Leipzig. Mesfushori i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut është huazuar te Torino nga skuadra gjermane. Ai ka nënshkruar kontratën dhe ka marrë fanellën me numër 11.30/01/2025 13:25-Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli
Giovanni Scotto, gazetar nga mediumi Il Roma, ndau reflektimet e tij për momentin aktual të Napolit, për afatet e transferimeve dhe për perspektivat e ardhshme për disa lojtarë kyç. Tregu i transferimeve në largim ishte një tjetër temë e diskutuar, me Scotton që hipotezon largimin e Amir Rrahmani që në verën e ardhshme. Lajmi i plotë...30/01/2025 11:03-Ajaxi e do Ansu Fatin
Sipas The Telegraph, Ajaxi është i interesuar për nënshkrimin e Ansu Fati nga Barcelona. Megjithatë, Barcelona duhet ta transferojë Marcus Rashfordin për ta liruar Fatin.30/01/2025 10:57-Kush do ta fitojë garën për Mathys Tel? Katër klubet e mëdha angleze pas francezit
30/01/2025 09:15-Leverkusen afër Evan Ferguson
Bayer Leverkusen është afër nënshkrimit të marrëveshjes për huazimin e Evan Ferguson nga Brighton. Megjithatë, sipas The Telgraph, së pari do të duhet të largohet Victor Boniface.30/01/2025 08:57-Tottenham dështon për tre lojtarë të Chelseat
Tottenham Hotspur ka dështuar me përpjekjet e tyre për të nënshkruar me lojtarët Chelseat në huazim. Sipas CaughtOffside, Spurs tentuan huazimin e Benoit Badiashile, Axel Disasi dhe Kiernan Dewsbury-Hall.30/01/2025 08:44-Atletico refuzon ofertën e West Hamit për De Paul
West Ham United ka bërë një ofertë me vlerë 25 milionë euro për Rodrigo de Paul të Atletico Madridit. Sipas gazetës Marca, Atletico ka refuzuar ofertën e anglezëve për yllin argjentinas.29/01/2025 23:28-Ylli i rivalit të Ligës Premier i thotë "po" Artetas - mbetet vetëm marrëveshja mes dy klubeve
Sipas raportimeve, Arsenali ka pasur një ofertë shokuese prej 65 milionë eurosh për yllin e Aston Villas, Ollie Watkins, të refuzuar. Lajmi i plotë>>>29/01/2025 22:19-Arsenali sfidon Real Madridin për një nga mesfushorët me të ardhme të ndritur në Evropë
Arsenali raportohet se po shikon ish-talentin e Real Madridit, Nico Paz. 20-vjeçari u transferua nga Castilla në Como verën e kaluar. Lajmi i plotë>>>29/01/2025 21:28-Paul Pogbas i thuhet t'i bashkohet gjigantit të Ligës Premier para se të mbyllet afati i transferimeve
Ish-sulmuesi i Manchester United, Louis Saha, ka shprehur dëshirën e tij për ta parë Paul Pogba sërish me fanellën e “Djajve të Kuq”. Lajmi i plotë>>>29/01/2025 20:57-Barcelona dhe Man Utd fillojnë bisedimet për Marcus Rashford, këto janë kushtet e klubeve
Barcelona është e vendosur të nënshkruajë me Marcus Rashford përpara mbylljes së afatit kalimtar dimëror dhe janë ndërmarrë hapa të rinj në negociata. Më parë, bisedimet ishin zhvilluar vetëm mes klubit katalanas dhe agjentit të lojtarit, por tani, të gjitha palët janë në tavolinë. Në këtë fazë, Barcelona nuk është në gjendje të përmbushë kërkesat e Manchester United për një marrëveshje huazimi, duke qenë se nuk ka hapësirën e pagave për të paguar 100% të pagës së Rashfordit. Lexo lajmin e plotë>>>29/01/2025 20:32-Zyrtare: Danilo nënshkruan me Flamengon
Ish-kapiteni i Juventusit, Danilo, ka nënshkruar zyrtarisht për Flamengon pas ndërprerjes së kontratës me klubin nga Torino me pëlqim të dyanshëm. 33-vjeçari kthehet në Brazil pasi u largua për herë të parë nga Santos në FC Porto në vitin 2011. Ai vazhdoi të përfaqësonte Real Madridin dhe Manchester Cityn përpara transferimit te Juventusi në verën e vitit 2019. Mbrojtësi me fanellën e Juventusit ka shënuar nëntë gola dhe duke dhënë 14 asistime në 213 paraqitje.29/01/2025 17:46-Milani pritet ta kompletojë trasnferimin e top lojtarit para derbit me Interin
Mediat në Itali raportojnë se Milani është gati të paraqesë një ofertë të përmirësuar për sulmuesin e Feyenoord, Santiago Gimenez që në mbrëmjen e së mërkurës, pasi kishte refuzuar një ofertë fillestare për meksikanin javën e kaluar. Lajmi i plotë>>>29/01/2025 17:22-FIFA bën revolucion në rregullat e transferimeve, mund të ndryshojë plotësisht të ardhmen e Salah në Liverpool
FIFA ka miratuar një ndryshim masiv të rregullave të transferimeve që mund të lejojë yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah të largohet nga klubi në një lëvizje shokuese. Lajmi i plotë>>>29/01/2025 16:40-Man City i dërgon një ofertë të re Juventusit për Douglas Luiz
Tuttosport pretendon se Manchester City ka dërguar një ofertë të re për mesfushorin e Juventusit, Douglas Luiz, ku parashihet një huazim me opsion blerjeje për 35 milionë euro. Gjigantët e Ligës Premier, Manchester City i kanë dërguar një ofertë të re Juventusit për mesfushorin e tyre Douglas Luiz.Sipas Tuttosport, skuadra e Pep Guardiolës ka propozuar një marrëveshje huazimi deri në fund të sezonit me një opsion blerjeje për 35 milionë euro.Lexo lajmin e plotë>>>29/01/2025 16:08-Man Utd shpenzoi mbi 250 milionë euro për shtatë lojtarë të Serie A
Patrick Dorgu që i bashkohet Manchester United për gati 40 milionë euro nga Lecce do të thotë se Djajtë e Kuq kanë investuar mbi 250 milionë euro për të transferuar shtatë lojtarë të Serie A në katër vitet e fundit. Lajmi i plotë>>>29/01/2025 15:24-Florent Hasani ndërprenë kontratë me Rapid Bukureshtin, mbetet futbollist i lirë
Florent Hasani është larguar nga Rapid Bukureshti pas një viti qëndrim te kjo skuadër. Sulmuesi kosovar nuk ka arritur të lë shumë gjurmë në kryeqytetin rumun dhe ka ndërprerë kontratën me Rapid Bukureshtin.29/01/2025 15:22-Bayerni e nxjerr në shitje Leon Goretzkan
29/01/2025 13:59-Nga Pogba te Ramos – shtatë kërkesat e Neymarit për të përforcuar Santosin
Gjatë ditës së djeshme (e martë), presidenti i Santosit, Marcelo Teixeira ka konfirmuar rikthimin e Neymarit në klubin e fëmijërisë. Megjithatë, ish-ylli i Barcelonës nuk dëshiron të jetë i vetëm në betejën për ta rikthyer Santosin në nivele të larta, pasi synon të përforcohet me emra të mëdhenj. Lajmi i plotë...29/01/2025 13:17-Napoli refuzon ofertën e lartë të Galatasaray për Osimhen
Napoli thuhet se ka refuzuar një ofertë prej 65 milionë eurosh nga Galatasaray për sulmuesin Victor Osimhen. Osimhen është i huazuar te Galatasaray deri në fund të sezonit, por klubi turk nuk ka mundësi ta bëjë të përhershëm lëvizjen e tij. Lajmi i plotë...29/01/2025 12:19-Juventusi po kërkon të përforcohet në mesfushë me futbollistin e Chelseat
Juventusi ka treguar interesim serioz për mesfushorin e ri të Chelsea, Carney Chukwuemeka. Talenti anglez, i cili u transferua te Chelsea në vitin 2022 nga Aston Villa, ka hasur në vështirësi të ketë minuta të shumta nën urdhrat e Enzo Marescas. Juventusi, i cili po kërkon të rinovojë mesfushën e tij me lojtarë të rinj dhe të talentuar, e sheh Chukwuemekan si një përforcim ideal për skuadrën. Lajmi i plotë29/01/2025 11:31-Dy gjigantët italianë në bisedime me Udinesen për Lorenzo Luccan
29/01/2025 11:16-Barcelona e sheh Lautaro Martinezin si pasues të Lewandowskit
Ylli i Interit, Lautaro Martinez ka përfunduar në listën e dëshirave të Barcelonës për të qenë sulmuesi i ardhshëm i ekipit. Sipas mediumit El Gol Digital, Barcelona është e interesuar për nënshkrimin e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez. Lajmi i plotë..29/01/2025 10:27-Chelsea gati ta ofrojë Joao Felixin për të arritur te sulmuesi i Aston Villas
29/01/2025 10:07-Lewandowski thyen heshtjen pas lidhjeve me klubet saudite
Robert Lewandowski ka hedhur poshtë me vendosmëri çdo lidhje me një lëvizje në Arabinë Saudite, duke shprehur lumturinë e tij te Barcelona. Sulmuesi polak hodhi poshtë thashethemet dhe e bëri të qartë se është i përkushtuar ndaj klubit të tij aktual edhe përkundër lidhjeve dhe ofertave të ndryshme. Lajmi i plotë...29/01/2025 09:17-Al Hilal e dëshiron yllin e Realit për ta zëvendësuar Neymarin
29/01/2025 09:15-Eljif Elmas te Torino
Eljif Elmas do të jetë sot (e mërkurë) në Torino për t'iu nënshtruar testeve mjekësore te Torino, pasi konfirmohet marrëveshja e huazimit nga RB Leipzig. Klauzola e opsionit të blerjes është me vlerë 17 milionë euro, por jo e detyrueshme.29/01/2025 08:50-Adeyemi qëndron te Dortmundi
Karim Adeyemi ka vendosur të qëndrojë në Borussia Dortmund të paktën deri në verë. Sipas Fabrizio Romanos, gjermani ka njoftuar të gjitha klubet e interesuara për vendimin e tij.29/01/2025 08:35-Hermoso arrin për teste mjekësore te Leverkuseni
Mbrojtësi i Romës, Mario Hermoso ka mbërritur në Gjermani për të përfunduar transferimin te Bayer Leverkusen. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Hermoso do t'i kryejë sot testet mjekësore para nënshkrimit me klubin gjerman.28/01/2025 23:35-Carragher i thotë Arsenalit të tërhiqet nga gara për top lojtarin që e do edhe Chelsea
Jamie Carragher e ka këshilluar Arsenalin që t’i japë Chelseat përparësi në transferimin e yllit të Wolves, Matheus Cunha. Lajmi i plotë>>>28/01/2025 23:21-Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
Barcelona raportohet se është e interesuar për anësorin portugez Andreas Schjelderup, i cili luan për Benfican. Megjithatë, sensacioni norvegjez 20-vjeçar thuhet se ka një klauzolë masive lirimi me vlerë 100 milionë euro. Lajmi i plotë>>>28/01/2025 22:57-Dridhet Interi, Perez e do Bastonin në "Santiago Bernabeu"
Ylli i Interit, Alessandro Bastoni është shfaqur si një objektiv kryesor për Real Madridin gjatë merkatos së verës. Lajmi i plotë>>>28/01/2025 22:11-Mathys Tel vendos të largohet nga Bayern Munich në janar – Chelsea dhe klube të tjera në garë
Mathys Tel, sulmuesi i talentuar 19-vjeçar i Bayern Munich, duket se po i afrohet një kthese të re në karrierën e tij, pasi ai mund të largohet nga klubi gjerman gjatë afatit kalimtar të janarit. Lajmi i plotë>>>28/01/2025 19:05-E kryer, Neymar do të luajë për Santosin – konfirmohet nga presidenti i klubit
Rikthimi i Neymar në Santos tashmë është zyrtar, me Marcelo Teixeira, presidentin e klubit që e ka konfirmuar, pasi ai personalisht ka qenë i ngarkuar për të kthyer lojtarin. Neymar arriti të shkëpus kontratën me klubin arab Al Hilal, pas një marrëveshjeje mes të dyja palëve. Kthimi i Neymar në Santos tashmë është zyrtar, pas konfirmimit nga presidenti i tyre Marcelo Teixeira. Neymar do të nënshkruajë një kontratë gjashtëmujore me klubin brazilian deri në fund të sezonit. Lexo lajmin e plotë>>>28/01/2025 19:03-Arbër Hoxha mund të largohet nga Dinamo Zagreb, Arda Turan e do në skuadrën e tij
Eyupspor ka shfaqur interes për blerjen e Arbër Hoxhës, sulmuesit anësor shqiptar që aktualisht luan për Dinamo Zagrebin. 26-vjeçarin klubi turk e konsideron atë si një alternativë ndaj Ahmed Kutucu, i cili së fundmi kaloi te Galatasaray. Negociatat në lidhje me këtë transferim janë duke u zhvilluar në mënyrë aktive. Lexo lajmin e plotë>>>28/01/2025 18:32-Manaj do të qëndrojë te Sivasspori
Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, do të vazhdojë të luajë për skuadrën e Sivassporit. Trajneri i Sivassporit, Omer Erdogan, ka lënë të kuptohet se Manaj ka oferta nga klubet e tjera por theksoi se 27-vjeçari do të qëndrojë. “Ashtu siç u bëjmë oferta lojtarëve të ekipeve të tjera, sigurisht që ka oferta edhe për lojtarët tanë. Rey Manaj është një lojtar i rëndësishëm. Ai i dëshmoi edhe një herë cilësitë në ndeshjen e fundit. Mendimi ynë aktual është se Rey Manaj do të vazhdojë me ne”, ka thënë Erdogan. Manaj në 14 ndeshjet e luajtura ka realizuar gjashtë gola dhe ka bërë tri asistime.28/01/2025 18:25-Plotë 55 lojtarë në tregun e transferimeve, në mesin e tyre edhe një shqiptar – disa prej tyre afër marrëveshjeve të reja
Afati i transferimeve dimërore pothuajse ka përfunduar dhe shumë skuadra po kërkojnë mundësi për të forcuar skuadrat e tyre. Lajmi i plotë>>>28/01/2025 18:11-Shuma e parave që do ta humbë Neymari me rikthimin te Santosi
Neymar është gati të humbasë një shumë të konsiderueshme parash pasi ka ndërprerë kontratën me klubin saudit Al Hilal, të cilën e kishte nënshkruar në Ligën Profesionale të Saudit. Lajmi i plotë>>>28/01/2025 17:35-Zyrtare: Fenerbahce konfirmon afrimin e Anderson Talisca
Fenerbahce ka konfirmuar afrimin e yllit brazilian Anderson Talisca. "Ju urojmë një karrierë të suksesshme të kurorëzuar me trofe me fanellën tonë", thuhet në njoftimin e klubit.28/01/2025 17:27-Real Madridi mbyll derën për nënshkrime të janarit
Edhe pse me shumë nevoja, Real Madridi ka mbyllur derën për çdo transferim në janar, shkruan Marca. Real Madridi ka zgjedhur të mbetet i kujdesshëm me tregun e transferimeve, pavarësisht disa mungesave në skuadër për shkak të dëmtimeve. Mesfushorët Fede Valverde, Aurelien Tchouameni dhe Eduardo Camavinga janë përdorur si mbrojtës të improvizuar këtë sezon pas lëndimeve të Eder Militao dhe Dani Carvajal. Lexo lajmin e plotë>>>28/01/2025 17:12-Deco mposht Real Madridin për top yllin evropian – marrëveshja cilësohet e përfunduar
Barcelona, aktualisht e treta në renditjen e La Ligës me shtatë pikë mbrapa liderit dhe rivalit të përjetshëm, Real Madridit, po kërkon të përforcohet edhe më tej. Lajmi i plotë>>>28/01/2025 17:11-Nuk ndalet Como, Fabregas siguron shërbimet e talentit të Barcelonës
Como ka arritur një marrëveshje verbale për të siguruar shërbimet e Alex Valle nga Barcelona. Lajmi i plotë>>>28/01/2025 16:02-Një nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë zgjedh sauditët, befason të gjithë me vendimin
Një nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë, Victor Boniface, do të luajë për Al-Nassr në periudhën e ardhshme dhe kështu do t'i bashkohet kolonisë së lojtarëve të kërkuar që u transferuan në Arabinë Saudite. Gazetari i njohur italian Fabrizio Romano raportoi ekskluzivisht se është arritur një marrëveshje mes Victor Boniface dhe Al-Nassr dhe se fanella e Bayer Leverkusen do të zëvendësohet me atë të klubit saudit. Lajmi i plotë...28/01/2025 15:45-Hansi Flick i kërkon Barcelonës të nënshkruajë me mbrojtësin e talentuar të Ligës Premier
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, thuhet se i ka kërkuar drejtuesve të klubit nënshkrimin e një mbrojtësi të talentuar që vjen nga Liga Premier. Sipas mediumit El Nacional, Flick i ka kërkuar drejtuesve të klubit katalunas që të ndjekin mbrojtësin spanjoll të Bournemouthit, Dean Huijsen. Lajmi i plotë...28/01/2025 15:27-Real Madridi synon ta përforcojë portën me talentin turk të Trabzonsporit
Real Madridi po monitoron nga afër portierin turk të Trabzonsporit, Onuralp Cevikkan, para një transferimi të mundshëm sipas mediave spanjolle. Reprezentuesi i grupmoshave të Turqisë është njëri ndër portierët e rinj më të dalluar në elitën e futbollit turk.Gazeta spanjolle AS ka raportuar se skautët e Real Madridit ishin të pranishëm për ta përcjellë atë në sfidën mes grupmoshave U18 të Turqisë dhe Spanjës.Lexo lajmin e plotë...28/01/2025 14:55-U tha se Barcelona do ta transferojë yllin e Man Cityt si huazim – kampi i lojtarit mohon gjithçka
Duket pothuajse e pamundur që Barcelona do të bëjë biznes në afatin kalimtar të janarit, por në rast se e bëjnë këtë, atëherë duket se do ta përmirësojnë fazën ofanzive. Një opsion i ri që ka dalë në skenë për blaugranasit është ai i yllit të Manchester Cityt, Jeremy Doku.Me Ansu Fatin që nuk e ka besimin e trajnerit Hansi Flick dhe pa asnjë paraqitje që sa muaj, sulmuesi anglez Marcus Rashford ishte lidhur me një kalim si huazim tek Barcelona deri në fund të sezonit.Lexo lajmin e plotë...28/01/2025 14:23-Ronaldo aprovon transferimin e ish-bashkëlojtarit të tij tek Al-Nassr
Cristiano Ronaldo raportoheet se i ka kërkuar Al-Nassr që të nënshkruajë me ish-bashkëlojtarin e tij tek Real Madridi dhe Manchester United, Casemiro, gjatë afatit kalimtar të janarit. Që prej se Ruben Amorim mori drejtimin e ‘Djajve të Kuq’ në ‘Old Trafford’, Casemiro ka hasur në probleme për të marrë minutat që ai dëshiron.Për më shumë, ai ka humbur tri ndeshjet e fundit të Unitedit në ligë, teksa 32-vjeçari ishte në bankën rezervë edhe në takimin ndaj Rangers në Ligën e Evropës.Lexo lajmin e plotë...28/01/2025 13:34-Guardiola tentoi transferimin shokues të legjendës së Barcelonës si zëvendësues të Rodrit
Manchester City po duron sezonin e tyre më të të vështirë që prej ardhjes së Pep Guardiolas. Gjithçka nisi të shkojë keq pas lëndimit të Rodrit, fituesit të Topit të Artë i cili e humbi tërë sezonin.Ish-mesfushori i Real Madridit, Mateo Kovacic ka bërë të pamundurën për ta mbuluar mungesën e reprezentuesit spanjoll, por përkundër investimeve të mëdha në janar, City nuk e ka sjellë një zëvendësues të Rodrit.Lexo lajmin e plotë...28/01/2025 13:33-Luis Enrique telefonon yllin e Realit për ta transferuar te PSG
Paris Saint Germain janë duke kërkuar të përforcohen në repartin ofensivë gjatë afatit kalimtar të janarit. Kampioni në fuqi i Francës është i interesuar për anësorin e Real Madridit, Rodrygo, sipas El Gol Digital . Mediumi në fjalë pretendon se trajneri i PSG-së, Luis Enrique e telefonoi personalisht brazilianin dhe e siguroi atë se ai mund të siguronte një rol titullar në pozicionin që preferon. Lexo lajmin e plotë...28/01/2025 13:07-Man Utd kompleton transferimin e dytë të janarit – së shpejti testet mjekësore
Manchester United pritet ta kompletojë transferimin e tyre të dytë këtë muaj pasi klubi ka ‘rrëmbyer’ një talent nga një klub rival në Ligën Premier. Unitedi më herët këtë muaj ka siguruar shërbimet 17-vjeçarit Diego Leon, i cili do t’i bashkohet atyre verën e ardhshme pasi të mbushë 18 vjet.Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Amorim pritet që të shtojë një qendërmbrojtës të ri në ekipin e tij.Lexo lajmin e plotë...28/01/2025 11:33-Tottenham dhe Arsenali janë gati ta paguajnë klauzolën e Nico Williams
Tottenham Hotspur dhe Arsenal janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lirimit për 22-vjeçarin e Athletic Bilbao, Nico Williams. Sipas Fichajes, klauzola e lirimit e sulmuesit spanjoll është 48.5 milionë funte apo 60 milionë euro.28/01/2025 10:28-Jo vetëm Renato Veiga – Juventusi po synon edhe një tjetër transferim nga Chelsea
Pasi kompletuan transferimin e Renato Veigas, Juventusi tani është në bisedime me Chelsean edhe për huazimin e mesfushorit Carney Chukwuemeka. Veiga mbërriti në Itali të dielën dhe iu nënshtrua testeve mjekësore gjatë ditës së hënë, duke kompletuar transferimin tek ‘Zonja e Vjetër’ si huazim për gjashtë muaj.Ani pse Juventusi do të paguajë 5 milionë euro për huazimin e lojtarit për pjesën e mbetur të sezonit, paga e tij do të mbulohet nga Chelsea.Lexo lajmin e plotë...28/01/2025 10:07-Bayern Munich dhe Man Utd nuk i ndahen yllit të Barcelonës
Sipas mediumit Fichajes, Frenkie de Jongut i është ofruar një marrëveshje e re që përfshin ulje rroge. Megjithatë, ai ende nuk ka rënë dakord me kushtet. Mes kësaj pasigurie të tillë, Manchester United dhe Bayern Munichu kanë shfaqur interes për të siguruar shërbimet e 27-vjeçarit. Lajmi i plotë...28/01/2025 08:34-Man Utd afër transferimit të Dorgu
Manchester United është shumë pranë sigurimit të nënshkrimit të Patrick Dorgu ng Lecce. Sipas gazetarit Matteo Moretto, shifra e transferimit sillet rreth 37 milionë euro.28/01/2025 08:27-Real Madridi do ta pranojë ofertën e Arabisë Saudite për Vinicius Jr, por vetëm me një kusht
Nuk ka rëndësi se sa shumë dhe sa shpesh Vinicius Junior dhe trajneri Carlo Ancelotti e përmendin faktin se braziliani dëshiron qëndrimin tek Real Madridi, raportimet për transferimin në Arabinë Saudite nuk do të shuhen asnjëherë. Interesimi i tyre për Vinicius u zbulua verën e kaluar dhe pasi kampi i brazilianit mbajti bisedime me përfaqësuesit nga Arabia Saudite në gusht, kontakte të mëtejshme pati edhe në dhjetor.Vinicius ka insistuar se ai është i lumtur tek Real Madridi dhe dëshiron të vazhdojë të bëjë histori me klubin, ashtu siç e ka potencuar edhe Ancelotti së fundmi.Lexo lajmin e plotë...27/01/2025 23:54-Oferta e parë e Milanit për Gimenez u konsiderua fyese dhe e ulët nga Feyenoord
Ka konfuzion rreth asaj se sa ka ofruar Milani për sulmuesin e Feyenoord, Santiago Gimenez, me mediat në Meksikë që shkruajnë se ara ofruar vetëm 20 milionë euro plus një tarifës të shitjes së ardhshme. Çmimi i kërkuar pritet të jetë rreth 40 milionë euro, gjë që nuk është një kërkesë e paarsyeshme duke pasur parasysh se 23-vjeçari ka shënuar 15 gola me ka tre asistime në vetëm 18 ndeshje deri më tani këtë sezon. Kjo përfshin katër në katër paraqitje në Ligën e Kampionëve, kundër Manchester Cityt, Sparta Pragës dhe dy ndaj Bayern Munich. Lexo lajmin e plotë>>>27/01/2025 23:47-Zyrtare: Juventus konfirmon ardhjen e Renato Veigas nga Chelsea dhe zbulon detajet financiare
Juventusi ka nënshkruar zyrtarisht me Renato Veiga në formë huazimi nga Chelsea deri në fund të sezonit me një kosto prej 4 milionë euro plus bonuset. Mbrojtësi fluturoi të dielën në mbrëmje dhe iu nënshtrua testeve mjekësore sot përpara se të vendoste kontratën. Siç pritej, ky është një huazim deri më 30 qershor 2025, që do të thotë se nuk ka asnjë mundësi për ta bërë të përhershëm transferimin. Lexo lajmin e plotë>>>27/01/2025 21:27-A e dini se cili klub anglezë ka shpenzuar më shumë që nga viti 2016 - Man City nuk është as afër vendit të parë
Klubet angleze tradicionalisht shpenzojnë shumë për transferimet dhe pagat e futbollistëve, sidomos në dekadat e fundit kur shifrat arrijnë shuma marramendëse. BBC ka bërë një analizë të shpenzimeve të klubeve angleze që nga sezoni 2016/17 dhe ka dallime të mëdha mes klubeve më të mëdha. Në krye të listës është Manchester United, i cili në nëntë vitet e fundit kishte një konsum neto prej 1.2 miliard eurosh. Lexo lajmin e plotë>>>27/01/2025 21:14-Real Madrid në situatë të ndërlikuar: Dy yjet e sulmit me oferta të mëdha, vështirë të mbahen
Real Madrid ka qetësuar atmosferën fal paraqitjeve të Vinicius Junior, Rodrygo Goes, Jude Bellingham dhe Kylian Mbappe. Megjithatë, ka dyshime nëse të katër mund të bashkëjetojnë në ndeshjet më të mëdha, ndërsa në horizont mbesin ofertat për yjet e tyre. Lexo lajmin e plotë>>>27/01/2025 20:18-Emi Buendia është në prag të bashkimit me Bayer Leverkusen
Mesfushori i Aston Villas, Emi Buendia është në prag të bashkimit me klubin gjerman Bayer Leverkusen në një marrëveshje huazimi me një opsion blerjeje, shkruan Fabrizio Romano. Reprezentuesi argjentinas ka luftuar për minuta nën drejtimin e Unai Emery, duke bërë vetëm tre ndeshje nga fillimi këtë sezon. Bayer Leverkusen po kërkon një zëvendësues për Martin Terrier, i cili është lënduar.
27/01/2025 20:13-Aston Villa po monitoron nga Joao Felixin
Aston Villa po monitoron nga afër situatën e Joao Felix teksa afati kalimtar i janarit po i afrohet mbylljes, raporton Fabrizio Romano. Chelsea ka hyrë në diskutime me Aston Villan për një lëvizje të mundshme të portugezit. Transfermarkt aktualisht vlerëson Felixin në 30 milionë euro.
27/01/2025 20:09-Zinchenko bën zgjedhjen e tij mes Atletico Madridit dhe Borussia Dortmundit
Mbrojtësi 27-vjeçar i Arsenalit, Oleksandr Zinchenko mund të largohet nga klubi. Sipas portalit spanjoll Todofichajes, aktualisht janë dy pretendentë për futbollistin ukrainas – Atletico Madrid dhe Borussia Dortmund. Zinchenko ka vendosur t'i bashkohet klubit madrilen, i cili dëshiron të mbyllë transferimin në ditët në vijim. Lexo lajmin e plotë>>>27/01/2025 19:56-Oxlade-Chamberlain i etur për rikthim në Ligën Premier, dy klube pas tij
Alex Oxlade-Chamberlain është i etur për t'u rikthyer në Angli, me dy klube të Ligës Premier duke monitoruar situatën e tij , sipas The Sun. Megjithë kohën e kufizuar të lojës, trajneri i ri i Besiktas, Ole Gunnar Solskjaer thuhet se po kërkon t'i japë Oxlade-Chamberlain një tjetër mundësi. Megjithatë, mesfushori thuhet se është i etur për t'u rikthyer në Angli, ku Leicester City dhe Wolverhampton po tregojnë interes për nënshkrimin e tij.27/01/2025 19:54-Chelsea dhe Juventus diskutuan për transferimin e mundshëm të Carney Chukwuemeka
Gjatë bisedimeve mes Juventusit dhe Chelseat në lidhje me Renato Veiga, transferimi i mundshëm i Carney Chukwuemeka ka qenë gjithashtu një temë diskutimi, sipas Fabrizio Romano. Mesfushori 21-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve, me të ardhmen e tij ende në ajër ndërsa afati kalimtar i janarit po i afrohet fundit. Përfshirja e Chukwuemeka në bisedime sugjeron se Chelsea mund të jetë e hapur për të lëvizur lojtarin e ri përpara afatit.
27/01/2025 19:51-‘98% e përfunduar’, Alexander-Arnold te Real Madrid – zbulohet paga e ofruar për anglezin
Media pranë Real Madridit kanë zbuluar se transferimi i shumëpritur i Trent Alexander-Arnold të Liverpoolit te gjiganti spanjoll është “98% i kryer”. Sipas Revelvo, Alexander-Arnoldit i është ofruar një marrëveshje fitimprurëse pesëvjeçare me vlerë 90 milionë euro në total. 25-vjeçari anglez ka qenë një objektiv afatgjatë i Real Madridit, të cilët e shohin atë si pasardhësin ideal të mbrojtësit të djathtë veteran Dani Carvajal. Lexo lajmin e plotë>>>27/01/2025 17:50- Fenerbahçe transferon Anderson Taliscan
Fenerbahçe bëri të ditur se është arritur një marrëveshje me futbollistin brazilian 30-vjeçar Anderson Talisca, i cili ka luajtur për herë të fundit për Al Nassr. Taslica do të vijë së shpejti në Stamboll për kontrolle mjekësore dhe për të përfunduar transferimin. Deklarata e bërë nga skuadra verdhë-blu është si më poshtë: “Klubi ynë ka arritur marrëveshje për transferimin e Anderson Talisca. Kontrollet mjekësore të lojtarit do të kryhen në Stamboll. Pasi të mbyllen të gjitha do ta prezantojmë para publikut”.
27/01/2025 17:33-Arsenali në bisedime me Rosenborg për Nypan
Arsenali është në bisedime me skuadrën norvegjeze Rosenborg për një marrëveshje për adoleshentin Sverre Nypan. Nypan u bë lojtari më i ri që përfaqëson Rosenborg në 15 vjet e 322 ditë kur bëri debutimin e tij kundër Jerv në 2022. Më vonë ai u bë lojtari më i ri që shënoi në një ndeshje ligë për skuadrën norvegjeze, në moshën 16 vjeç e 145 ditë.27/01/2025 17:31-Napoli do të rifillojë bisedimet për Garnachon
Napoli do të rifillojë bisedimet me Manchester United për Alejandro Garnacho. Dy klubet e kishin dhënë fjalën për t'u rikthyer në kontakt në fillim të javës dhe për të gjetur një kompromis. Klubet do të bisedojnë për çmimin e lojtarit, me Antonio Conten që e pëlqen tej mase argjentinasin.27/01/2025 17:30-Celtic konfirmon rikthimin e Jotas
Celtic ka konfirmuar se Jota është rikthyer në klub në një marrëveshje pesëvjeçare e gjysmë. 25-vjeçari bashkohet nga skuadra e Ligue 1, Rennes , ku kaloi gjashtë muaj pas kohës së tij në Arabinë Saudite me Al-Ittihad. Jota fillimisht iu bashkua Celtic nga Benfica në vitin 2021, ku shënoi 28 gola në 83 paraqitje gjatë periudhës së tij të parë me Hoops.
27/01/2025 17:25-Zyrtare: Juventusi dhe Danilo ndajnë rrugët
Danilo Luiz da Silva dhe Juventus janë ndarë pas pesë vitesh e gjysmë së bashku, pas një ndërprerjeje reciproke të kontratës.Mbrojtësi brazilian bëri 213 paraqitje për Juventusin, duke shënuar nëntë gola ku fitoi një Scudetto, një Superkupë të Italisë dhe dy Kupa të Italisë, e fundit prej të cilave u ngrit si kapiten në Romë në maj të vitit të kaluar.27/01/2025 15:38-Manchester United i hapur ta shes Rasmus Hojlundin
Ruben Amorim po dëshiron ndryshime të mëdha te Manchester United dhe priten shumë largime nga Old Traford. Manchester United thuhet se është i përgatitur të dëgjojë ofertat për sulmuesin danez Rasmus Hojlund, sipas ESPN. Djajtë e Kuq janë të gatshëm ta shesin qysh në afatin kalimtar të janarit danezin nëse vije një ofertë e duhur. Lexo lajmin e plotë...27/01/2025 15:18-Bayern Munich me transferim të papritur: Afron në ekip zëvendësuesin e Neuer
Bayern Munich ka arritur marrëveshje për 10 milionë euro, duke përfshirë edhe bounset, për transferimin e portierit të Koln, Jonas Urbig, sipas Sky Germany. 21-vjeçari gjerman ka vetëm edhe 18 muaj të mbetur në kontratën e tij me klubin që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.Ai do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me Bayernin të vlefshme deri në vitin 2030.Lexo lajmin e plotë...27/01/2025 14:37-Barcelona po e shet një lojtar në Arabi – kjo lëvizje i hap derën transferimit të Rashford
Barcelona duket se do të humbasë një nga lojtarët më të dalluar të akademisë ‘La Masia’, pasi i njëjti pritet të transferohet në Arabinë Saudite. I dalluar si në aspektin teknik dhe faktin që mbulon disa pozita në fushë, bisedimet janë në fazën përfundimtare për sulmuesin Unai Hernandez, mes Barcelonës dhe Al-Ittihadit. Dy ekipet kanë qenë në bisedime për Hernandez gjatë javëve të fundit, pasi Al-Ittihadi e bindi të riun spanjoll që ta pranojë ofertën e tyre. Lexo lajmin e plotë...27/01/2025 13:57-Neville kundër shkëmbimit që po përgatitin Chelsea dhe Man Utd
Chelsea dhe Manchester United janë duke punuar për një shkëmbim në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit. Dy gjigantët anglezë po bisedojnë në mënyrë që Alejandro Garnacho t’i bashkohet Chelseat, derisa francezi Christopher Nkunku të kaloj në Old Traford. E legjenda angleze Gary Neville ka thënë se nuk e kupton këtë shkëmbim mes dy klubeve. Lexo lajmin e plotë...27/01/2025 12:05-Ylli i Bayern Munich vazhdon të lërë të hapura dyert për Real Madridin
Joshua Kimmich, veterani i Bayern Munich, vazhdon të lërë situatën e kontratës së tij të paqartë, tani me mundësinë e nënshkrimit të një kontrate paraprake me klube të tjera, pasi ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të marrëveshjes aktuale. Megjithatë, gjithçka është e qetë në frontin jugor, me asnjë lëvizje nga Real Madridi ose Barcelona deri më tani.Kimmich konfirmoi që nuk ka asnjë përditësim në lidhje me bisedimet e tij me Bayern gjatë fundjavës, pavarësisht nga deklarata e drejtorit sportiv Christian Freund, i cili tha se ishte i bindur që 29-vjeçari do të mbetet një lojtar i Bayernit.Lexo lajmin e plotë...27/01/2025 10:25-Mërgim Berisha bëhet me skuadër të re, në pritje të vizitave mjekësore dhe zyrtarizimit
27/01/2025 10:11-Neymar arrin marrëveshje me klubin e ri, zyrtarizimi çështje ditësh
Neymar do të largohet nga Al-Hilal pas një viti e gjysmë qëndrimi te skuadra arabe, por pa lënë ndonjë gjurmë. Sulmuesi brazilian është afër kthimit të tij në skuadrën e zemrës Santos, sipas Fabrizio Romano. Një marrëveshje verbale është arritur mes lojtarit, Santos dhe Al Hilal , me hapa formalë që priten javën e ardhshme. Lexo lajmin e plotë...27/01/2025 08:22-Endrick plus para: Oferta e madhe e Real Madridit për transferimin e yllit kolumbian
Real Madridi mund të ketë një afat kalimtar veror të ngarkuar para vetes, pasi tashmë planet janë bërë për disa lëvizje të mëdha. Zyrtarët e klubit duan transferimin e dyshes Trent Alexander-Arnold dhe Alphonso Davies nga Liverpooli dhe Bayern Munich respektivisht, por duket se kanadezi në fund do qëndrojë në Gjermani.Gjigantit spanjoll mund t’i duhet një sulmues i ri në rast largimi të Vinicius Junior, pasi Kylian Mbappe natyrisht që do të pozicionohej në krahun e majtë të sulmit.Lexo lajmin e plotë...26/01/2025 23:54-Zyrtare: Braziliani Matheus Alisson i bashkohet Gjilanit
Gjilani ka njoftuar se ka nënshkruar me brazilianin Matheus Alisson, që ishte pjesë e KEK-ut. Gjilani ka arritur marrëveshjen me FC KEK-un për huazimin e futbollistit brazilian me mundësi blerje në fundin e edicionit 2024/25. Alisson vjen pas një stinori fantastik të kaluar në klubin nga Obiliqi, derisa më parë ka qenë pjesë e disa klubeve nga vendi i tij i origjinës.26/01/2025 23:34-Veiga zbarkon në Torino, afër kalimit te Juventusi
Qendërmbrojtësi i Chelseat, Renato Veiga, ka mbërritur në Torino përpara se të nënshkruajë për huazimin e tij te Juventusi.
26/01/2025 23:33-Emery pranon interesimin e Aston Villas për mbrojtësin Foyth
Trajneri i Aston Villas, Unai Emery thotë se mbrojtësi i Villarrealit, Juan Foyth, i përshtatet ekipit, pasi ata po kërkojnë një mbrojtës të ri. Aston Villa po kërkon të shtojë skuadrën e tyre përpara fundit të afatit kalimtar të janarit pasi Diego Carlos u largua te Fenerbahce, ndërsa Pau Torres është lënduar. Tyrone Mings sot mori një dëmtim në gju dhe kjo ka bërë që klubi të mendojë për mbrojtës. Aston Villa ka qenë i lidhur me ish-mbrojtësin e Tottenhamit, Foyth, i cili luajti nën drejtimin e Emery në Villarreal.26/01/2025 22:35-Realizohet transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit të femrave - hera e parë që kalohet shifra milionëshe
Futbollistja amerikane Naomi Girma (24) u bë futbollistja më e shtrenjtë në histori pasi u transferua nga San Diego Wave në Chelsea të Londrës. Chelsea njoftoi nënshkrimin e Girma pa bërë të ditur tarifën e transferimit, por The Athletic dhe BBC ishin mes atyre që zbuluan se kampionët anglezë shpenzuan 1.1 milion euro për transferimin. Shuma e mëparshme rekord për transferimin e një futbolliste ishte 900 mijë euro, të cilën Bay FC e pagoi në shkurt 2024 për ardhjen e 24-vjeçares Racheal Kundananji nga CFF e Madridit.26/01/2025 22:17-Shkaktoi probleme në klubin ku ishte huazuar – Liverpooli pritet ta largojë nga ekipi në janar
Një lojtar i Liverpoolit i cili ishte dërguar në huazim raportohet se është në bisedime për t’iu bashkuar në tjetër ekipi, pasi shkaktoi probleme tek klubi aktual. Gjatë afatit kalimtar veror, mesfushori Stefan Bajcetic shkoi në formë huazimi tek Red Bull Salzburgu, duke u ribashkuar me Pep Ljinders, i cili punoi si asistent i Jurgen Klopp në ‘Anfield’.20-vjeçari ishte vlerësuar tejet lartë dhe kishte shkëlqyer në disa ndeshje nën urdhrat e Jurgen Klopp në sezonin 2022/2023.Lexo lajmin e plotë...26/01/2025 20:50-Paraqitje monstruoze dhe klauzolë e lartë - Huijsen tërheq vëmendjen e tre gjigantëve
Dean Huijsen është kthyer në një nga lojtarët kryesor të Bournemouth që dominoi në fitoren e djeshme 5-0 kundër Nottingham Forest. Ish-qendërmbrojtësi i Juventusit po provon të jetë një pjesë themelore në qendër të mbrojtjes , duke grumbulluar paraqitje, përvojë dhe ndeshje të cilësisë absolute. Të gjithë faktorët që i shtyjnë skuadrat e mëdha evropiane t'i drejtohen spanjollit me pasaportë holandeze. Lexo lajmin e plotë>>>26/01/2025 20:48-Solskjaer i ka kërkuar me çdo kusht Besiktasit transferimin e yllit të Man United
Trajneri i ri i Besiktasit, Ole Gunnar Solskjaer raportohet se i ka kërkuar klubit transferimin e yllit të Manchester United para mbylljes së afatit kalimtar të janarit. Pasi u largua nga ‘Old Trafford’ në 2021, Solskjaer u rikthye sërish në stol këtë muaj kur u emërua në krye të gjigantit turk Besiktas.51-vjeçari nënshkroi një kontratë për 18 muaj, duke u bërë trajneri i ri i klubit pas largimit të Giovanni Van Bronckhorst.Lexo lajmin e plotë...26/01/2025 18:42-Barcelona nuk do të publikojë më klauzolat e lojtarëve për të shmangur raste si ai i Neymar
Barcelona ka ndryshuar qasjen ndaj publikimit të detajeve rreth kontratave të lojtarëve, gjë që e ka aplikuar në të shkuarën. Mundo Deportivo raporton se klubi katalanas ka vendosur të mos i zbulojë më publikisht klauzolat e blerjes. Ky ndryshim ishte evident me Ronald Araujo , i cili nënshkroi kontratë të re me klubin deri në vitin 2031. Lexo lajmin e plotë >>>26/01/2025 18:28-Real Madridi rivalizon Barcelonën për transferimin e sensacionit spanjoll të Benficas
Real Madridi pritet që t’i vlerësojë opsionet e tyre në fazën defanzive gjatë verës dhe ekziston mundësia që mund të ketë blerje për të përforcuar tri pozita. Trent Alexander-Arnold është objektiv për krahun e djathtë, teksa janë sugjeruar disa emra për qendër të mbrojtjes, ndërsa situata në krahun e majtë mbetet e paqartë momentalisht.Për shumë muaj, Real Madridi kishte përcjellë Alphonso Davies, të cilin shprehën dëshirën ta transferojnë falas në fund të sezonit pasi t’i skadojë kontrata me Bayern Munich.Lexo lajmin e plotë...26/01/2025 18:06-Klubi i njohur anglez bëhet favorit kryesor për transferimin e Rashfordit
E ardhmja e Marcus Rashford mbetet e pasigurt teksa afati kalimtar i janarit po shkon drejt përfundimit. Sulmuesi i rritur në akademinë e Unitedit ka mbetur jashtë planeve të trajnerit të ri Ruben Amorim dhe ‘Djajtë e Kuq’ janë të gatshëm ta lejojnë largimin e tij.27-vjeçari është lidhur me një sërë klubesh pas këtyre zhvillimeve dhe ndonëse preferenca e tij mbetet Barcelona, duket se karrierën do ta vazhdojë në Ligën Premier.Lexo lajmin e plotë...26/01/2025 17:47-Veiga i Chelseat sot zbarkon në Torino për të përfunduar huazimin te Juventusi
Renato Veiga pritet të mbërrijë në Torino sot, me Juventusin që po bëhet gati ta shpallë si përforcimin e ri të janarit pas arritjes së një marrëveshjeje me Chelsean për huazim. Pas nënshkrimit të Alberto Costa nga Vitoria SC rreth 10 ditë më parë, Bianconerët vazhduan të punojnë për t'i siguruar trajnerit Thiago Motta një lojtar tjetër në një repart të rrënuar nga lëndime të rënda. Kushtet e marrëveshjes me Chelsean u zbuluan të premten, ku Veiga do të transferohej përkohësisht në Allianz Stadium deri në qershorin e ardhshëm, pa asnjë opsion blerjeje të përfshirë në marrëveshje. Lexo lajmin e plotë>>>26/01/2025 17:32-Arabia Saudite po përgatit ‘bombën’ – një transferim nga Real Madridi, një nga Barcelona
Është tashmë e ditur se Arabia Saudite po kërkon transferimin e Vinicius Junior, por njësoj si Real Madridi, tashmë edhe Barcelona rrezikon të humbasë njërin prej lojtarëve të tyre kryesor. Klubet nga Lindja e Mesme tashmë kanë 4 miliardë euro në dispozicion për transferime, dhe një pjesë e madhe nga kjo shumë pritet që të përdoret për të joshur emrat e mëdhenj të futbollit botëror.Më herët gjatë kësaj jave, ishte raportuar se 350 milionë euro janë përgatitur për Vinicius Junior dhe një shifër pak a shumë e njëjtë mund të shkojë edhe në zyrat e Barcelonës.Lexo lajmin e plotë...26/01/2025 17:13-Vëllau i Bellingham po bën hapin e madh – dy gjigantët gjermanë në garë për të
Jobe Bellingham është bërë objektiv i Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen, me mesfushorin e Sunderland që pritet të ndjekë hapat e vëllaut të tij, Jude Bellingham. Kujtojmë se Jude u transferua në Gjermani në 2020 duke nënshkruar për Dortmundin dhe ata janë në mesin e klubeve të interesuara për ta sjellë vëllaun e tij në Bundesliga.Që të dyja këto ekipe kanë dërguar skautë për ta përcjellë lojtarin në fitoren që Sunderlandi e mori me rezultat 1-0 ndaj Derby Countyt.Lexo lajmin e plotë...26/01/2025 16:29-A po ndodhë rikthimi i madh? Barcelonës i ofrohet mundësia ta transferojë Neymarin
Në një të ardhme të afërt, Neymar Junior do të largohet nga Al-Hilal si huazim, ani pse në fund do të jetë largim i përhershëm pasi kontrata e tij me gjigantin arab skadon në fund të sezonit. Neymar pati një kohë të vështirë që prej se u largua nga Paris Saint-Germaini në verën e 2023. Ai u bë emri i madh, së bashku me Cristiano Ronaldon në Arabinë Saudite, por pati vështirësi më shumë se portugezi, madje këputi edhe ligamentin ACL.Lexo lajmin e plotë...26/01/2025 15:55-Juventusi do ta mbyllë këtë javë transferimin e mbrojtësit sllovak
Juventusi është duke kërkuar me çdo kusht transferimin e një qendërmbrojtësi në afatin kalimtar të janarit. Zonja e Vjetër ka pasur disa opsione, por deri më tani ende nuk ka arritur të përforcohet në repartin defensivë. Gjiganti italian duket se ka gjetur mbrojtësin me të cilin do ta përforcojë repartin ofensivë në afatin kalimtar dimërorë. Juventusi po përpiqet të blejë qendërmbrojtësin e Feyenoord, David Hancko gjatë afatit kalimtar të dimrit, raporton Corriere dello Sport. Lajmi i plotë26/01/2025 15:07-Kërkohet nga dy gjigantët evropianë, Christensen merr vendimin për të ardhmen
26/01/2025 11:46
Mario Hermoso po e kompleton transferimin te Bayer Leverkuseni. Pas gjashtë muajve të kaluara te Roma, mbrojtësi spanjoll nuk ka gjetur hapësira dhe do t'i bashkohet Leverkusenit. Kampioni në fuqi i Bundesligës ka fituar garën për spanjollin me Borussia Dortmundin dhe Olympique Marseillen.26/01/2025 10:18-Manchester United me një plan të ri për transferimin e Patrick Dorgus
26/01/2025 09:50-Rashford ka refuzuar një mega ofertë vetëm për Barcelonën
25/01/2025 23:51-Real Madridi gati të shpenzojë një shumë të madhe parash për lojtarin kryesor të Mikel Artetas
Real Madridi është i gatshëm që të shpenzojë një shumë të majme parash për transferimin e njërit prej lojtarëve kryesor të Mikel Artetas. Lajmi i plotë>>>25/01/2025 23:42-Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Manchester United thuhet se është i interesuar për nënshkrimin e anëtarit të Barcelonës, Ansu Fati, në një marrëveshje të papritur të janarit. Sipas Caught Offside, Djajtë e Kuq janë duke përgatitur një ofertë për të sjellë spanjollin e ri në Old Trafford. Lajmi i plotë>>>25/01/2025 22:28-PSG dhe Donnarumma nuk bien dakord për kontratën e re
PSG dhe Gianluigi Donnarumma janë në bisedime për të rënë dakord për një zgjatje të kontratës. Lajmi i plotë>>>25/01/2025 22:07-Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite
Barcelona duket se do ta humbasë një talent të akademisë së tyre pasi ai pritet që së shpejti të sigurojë kalimin në Arabinë Saudite. Bëhet fjalë për Unai Hernandez i cili ka shkëlqyer në radhët e La Masias gjatë sezoneve të fundit dhe ka qenë një lojtar kyç tek mesfusha e Barcelona B në këtë sezon. Sidoqoftë, rrugëtimi i tij për në ekipin e parë duket se është bllokuar, aty ku tashmë po luajnë Pau Cubarsi dhe Lamine Yamal. Lexo lajmin e plotë...25/01/2025 21:24-Man City pritet të bëjë një transferim shokues pasi lojtari u pa i pranishëm në Etihad
Manchester City po shkon drejt përfundimit të një transferimi shokues pasi njëri prej objektivave të tyre u pa i pranishëm në shkallët e stadiumit, për të përcjellë duelin ndaj Chelseat. Pep Guardiola i dha debutimin dy blerjeve të janarit, Abdukodir Khusanov dhe Omar Marmoush të cilët e nisën nga minuta e parë. Khusnaov – lojtari i parë nga Uzbekistani që luan në Ligën Premier, bëri një gabim të pafalshëm vetëm dy minuta pas debutimit të tij, që bëri që Noni Madueke të shënonte gol. Lexo lajmin e plotë...25/01/2025 21:08-Nuk po ka shumë hapësirë, Real Madridi i kumton vendimin Endrickut
Real Madridi nuk po planifikon ta dërgojë Endrickun në huazim në janar, sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano. Lajmi i plotë>>>25/01/2025 20:37-Zyrtare: Antony i bashkohet Real Betisit në formë huazimi
Manchester United ka konfirmuar se sulmuesi brazilian Antony i është bashkuar Real Betisit në formë huazimi. Antony do të shpenzojë pjesën e mbetur të sezonit në huazim tek Betisi pas një marrëveshje që ata arritën me gjigantin anglez. United ka njoftuar se Antonyt i është dhënë leja që të fluturojë për në Spanjë, atje ku do t’i nënshtrohet testeve mjekësore. Lexo lajmin e plotë...25/01/2025 19:10-Zbulohet plani i Man United me Nkunkun
Raportimet e mëparshme sugjeruan se Manchester United është i interesuar për sulmuesin e Chelseat, Christopher Nkunku. Lajmi i plotë>>>25/01/2025 18:47-Nuk beson më në planin e klubit për të – lojtari njofton Ancelottin se dëshiron të largohet nga Real Madridit
Mbrojtësi i Real Madridit, Ferland Mendy, mund të largohet nga klubi këtë verë, sipas Fichajes. Lajmi i plotë>>>25/01/2025 17:11-Chelsea dëshiron ta rikthejë Armando Brojën, por vetëm me një kusht
Chelsea janë të gatshëm të ofrojnë njërin prej Kiernan Dewsbury-Hall ose Carney Chukwuemeka tek Evertoni në rast se ata e rikthejnë Armando Brojën nga huazimi. Broja u transferua në ‘Goodison Park’ në formë huazimi për këtë sezon nga Chelsea në verë, por ai arriti të luajë në vetëm shtatë ndeshje për klubin e tij të ri deri më tani.Ai mbeti jashtë fushave për pjesën me të madhe të pjesës së parë të sezonit për shkak të një lëndimi dhe për këtë arsye Evertoni po planifikon që ta ndërpresë huazimin e tij para kohe.Lexo lajmin e plotë...25/01/2025 16:06-Real Madridi po përgatit një transferim ‘bombastik’ nga Liga Premier
25/01/2025 15:45-Werner drejt MLS-së
Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Timo Werner mund ta vazhdojë karrierën në Major League Soccer (MLS). Sipas Footmercato, New York Red Bulls janë të interesuar të sigurojnë nënshkrimin e Timo Werner.25/01/2025 15:25-Lazio afër transferimit të Casadei
Lazio mbetet e sigurt për të përfunduar marrëveshjen e Cesare Casadei pas ofertës së dërguar dy ditë më parë, 12 milionë euro plus 20% nga shitja e ardhshme. Negociatat janë në fazat përfundimtare mes Chelseat me drejtorin e Lazios, Fabiani, për të përfunduar transferimin.25/01/2025 15:05-Bayer Leverkuseni e do Hermoson
Mario Hermoso dhe Bayer Leverkusen, marrëveshjet dhe bisedimet në vazhdim. Sipas Fabrizio Romanos, mbrojtësi është lart në listën e dëshirave të klubit.25/01/2025 14:08-Al-Hilal ka gati ofertën joshëse për Mohamed Salah
Sipas gazetarit Nicolo Schira, Al-Hilal po përgatitet të bëjë një lëvizje për sulmuesin e Liverpoolit, Mohamed Salah. Al-Hilal thuhet se synon të nënshkruajë me reprezentuesin egjiptian në një transferim të lirë verën e ardhshme, nëse Salah nuk arrin të vazhdojë kontratën e tij me Liverpool. Lajmi i plotë...25/01/2025 13:03-Mourinho insiston të nënshkruajë me yllin e Barcelonës
Jose Mourinho është i vendosur të sjellë Ansu Fatin në Fenerbahce para përfundimit të afatit kalimtar të janarit. Sipas gazetës AS, menaxheri portugez, i cili ka shprehur interesim për Fatin në të kaluarën, dëshiron të sigurojë sulmuesin e Barcelonës në formë huazimi. Lajmi i plotë...25/01/2025 12:48-Buendia në radarin e Leverkusenit
Bayer Leverkusen po mendon të vazhdojë me një marrëveshje për të nënshkruar me Emiliano Buendia. Sipas gazetës Bild, Leverkuseni e do në huazim yllin argjentinas të Aston Villas.25/01/2025 12:20-Asnjë ofertë për Zinchenkon
Oleksandr Zinchenko është hedhur në treg nga Arsenali, me klubet që mund ta transferoj╒ gjatë janarit. Megjithatë, sipas Sky Sports, Arsenali nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare për ukrainasin pavarësisht disponueshmërisë së tij për shitje.25/01/2025 11:51-Murillo vështrohet nga gjigantët evropianë
Mbrojtësi i Nottingham Forest, Murillo, ka përfunduar në radarin e klubeve të mëdha evropiane. Sipas gazetës Sport, Barcelona, Juventus dhe Chelsea po monitorojnë progresin e Murillos përpara një transferimi të mundshëm në të ardhmen.25/01/2025 11:37-Vinicius Jr i pasigurt për të ardhmen e Real Madridit, pasi Arabia Saudite përgatit një kontratë marramendëse
Një nga historitë më të mëdha të transferimeve të vitit 2025 mund të përfshijë Vinicius Junior, megjithëse Real Madridi do të shpresojë që të mos jetë kështu. Superylli brazilian ka qenë subjekt i spekulimeve të forta të transferimeve muajt e fundit, me Arabinë Saudite që po përgatitet të bëjë një ofertë rekord botëror për të sjellë lojtarin në Lindjen e Mesme. Lajmi i plotë...25/01/2025 11:15-Al-Nassr me ofertë zyrtare për Duran
Sipas The Telegraph, klubi i Arabisë Saudite, Al-Nassr, është duke përgatitur një ofertë zyrtare për sulmuesin e Aston Villas, Jhon Duran. Duran pëlqehet shumë edhe nga klubet e mëdha të Ligës Premier pas shkëlqimit këtë sezon.25/01/2025 10:59-Feyenoordi refuzon ofertën e parë të Milanit për Gimenez
Milani është në kërkim të një qendërsulmuesi të ri në afatin kalimtar të janarit dhe Santiago Gimenez tashmë ka arritur marrëveshje me gjigantët e Serie A. Megjithatë, kuqezinjtë po përpiqen të bindin Feyenoordin që të shesë sulmuesin e tyre kryesor këtë muaj. Lajmi i plotë...25/01/2025 10:01-PSG është gati të transferojë yllin e Real Madridit në verë
Paris Saint-Germain thuhet se është gati të transferojë në verë sulmuesin e Real Madridit, Rodrygo Goes. Rodrygo është lidhur me një largim nga Real Madrid, me PSG dhe Liverpool që raportohet se janë të interesuar për nënshkrimin e tij. Lajmi i plotë...25/01/2025 09:30-Aston Villa i bashkohet garës për Cunhan
Sipas Mail Sport, Aston Villa i është bashkuar ndjekjes për yllin e Wolves, Matheus Cunha. Cunha kërkohet edhe nga Nottingham Forest, Chelsea, Arsenal, Tottenham dhe Manchester United.25/01/2025 09:10-Lecce nuk bindet as nga oferta e dytë e Man Utd për Dorgu
Qasja e dytë e Manchester United për Patrick Dorgu nuk është e mjaftueshme për të përfunduar marrëveshjen deri tani. Sipas Fabrizio Romanos, ka ende një boshllëk në vlerësim, me Leccen që këmbëngul për një paketë prej 40 milionë eurosh ose Dorgu nuk do të lejohet të largohet.25/01/2025 08:54-Bakayoko drejt Bundesligës
Ylli i PSV Eindhoven, Johan Bakayoko planifikon të hedhë hapin e radhës këtë verë dhe dëshiron të kalojë në Bundesligë. Sipas Sky Sport, tarifa e transferimit do të jetë rreth 25-30 milionë euro.25/01/2025 08:27-Rashford i gatshëm të shkurtojë pagën për t'iu bashkuar Barcelonës
Sipas gazetës Mundo Deportivo, Rashford thuhet se është i gatshëm të marrë një ulje të konsiderueshme page për ta bërë realitet ëndrrën e tij për të luajtur për Barcelonën. Sulmuesi 27-vjeçar i Manchester United është i vendosur të sigurojë një largim nga Old Trafford këtë dimër, me vështrimin e tij të vendosur në Camp Nou. Lajmi i plotë...24/01/2025 23:52-Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Lionel Messi mund të bëjë një rikthim të bujshëm te Barcelona, sipas mediumit spanjoll El Nacional. Lajmi i plotë>>>24/01/2025 23:37-Barcelona fillon kontaktet për transferimin e sensacionit 18-vjeçar të Arsenalit
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, së fundmi komentoi se është e pamundur të replikohet suksesi që Barcelona ka pasur me akademinë La Masia. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se asnjë lojtar i talentuar nuk po vjen në radhët e London Colney dhe në të vërtetë një prej tyre ka tërhequr interesimin e Barcelonës.Mbrojtësi qendror Ayden Heaven është një ndër lojtarët më premtues të akademisë së Arsenalit, por ‘Topçinjtë’ e kanë gjetur veten në një pozicion të vështirë sa i përket kontratës së tij.Lexo lajmin e plotë...24/01/2025 23:21-Guardiola shpenzoi 152 milionë euro këtë janar, por nuk ka ndërmend të ndalet - kërkon sensacionin evropian
Ndonëse ka shpenzuar tashmë 152 milionë euro për përforcime këtë janar, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, dëshiron të sjellë edhe një lojtar para se të mbyllet afati kalimtar, raportuan të premten mediat britanike. Lajmi i plotë>>>24/01/2025 22:24-Cilësohet si një ‘vrasës’ para porte – Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit
Milani dhe Feyenoordi janë në ‘bisedime konkrete’ në lidhje me lëvizjen e mundshme të Santiago Gimenez në San Siro, sipas gazetarit Florian Plettenberg. Lajmi i plotë>>>24/01/2025 21:52-Bruno Fernandes paralajmëron transferimin shokues jashtë Evropës
Bruno Fernandes ka pranuar se mund të transferohet në Australi para përfundimit të karrierës së tij, pas një bisede që ka shkëmbyer me ish-bashkëlojtarin e tij Juan Mata. Fernandes ka zbuluar se ai do ta konsiderojë transferimin shokues në Australi sapo karriera e tij me Unitedin të marrë fund.Reprezentuesi portugez ka kontratë deri në 2027 dhe tashmë është 31-vjeçar. Mbetet të shihet nëse ai do të nënshkruajë një marrëveshje të re.Lexo lajmin e plotë...24/01/2025 20:52-Zyrtare: Milani prezanton Kyle Walkerin
Milani ka transferuar edhe zyrtarisht Kyle Walkerin nga Manchester City. Lajmi i plotë>>>24/01/2025 20:45-Zyrtare: Myrto Uzuni largohet nga Granada – karrierën e vazhdon në MLS
Sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni tashmë zyrtarisht është larguar nga klubi spanjoll Granada dhe karrierën do ta vazhdojë në MLS. Këtë e ka konfirmuar vet klubi spanjoll përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku u bë i ditur largimi i Uzunit.“Granada dhe Austin Football Club kanë arritur marrëveshje për shumën e klauzolës për transferimin e Myrto Uzunit i cili tashmë nuk është pjesë e Granadas”.Lexo lajmin e plotë...24/01/2025 20:27-Arsenali në bisedime të avancuara për t’ia ‘rrëmbyer’ Man Cityt top lojtarin nga duart
Arsenali është në bisedime të avancuara për t’ia ‘rrëmbyer’ Manchester Cityt nga duart transferimin e tyre të katërt të janarit, sipas David Ornstein. City tashmë ka kompletuar marrëveshjet për transferimin e Omar Marmoush, Vitor Reis dhe Abdukodir Khusanov për një shumë të kombinuar prej 100 milionë eurosh.Kampioni në fuqi i Ligës Premier duhet të mposhtë Club Brugge për të arritur në fazën e play-offit në Ligën e Kampionëve dhe kjo ka detyruar klubin të bëjë transferime.Lexo lajmin e plotë...24/01/2025 19:40-Guardiola i ka kërkuar hierarkisë së Man Cityt transferimin e top yllit të Barcelonës
Pep Guardiola dyshohet se i ka kërkuar hierarkisë së Manchester Cityt që të transferojnë sulmuesin e Barcelonës, Raphinha në afatin kalimtar veror. Lajmi i plotë>>>24/01/2025 19:24-Ylli i Man Cityt iu ofrua Real Madridit, por ata i thanë ‘jo’ transferimit të tij
Kyle Walker tashmë ka ateruar në Milano dhe gjithçka tregon se në orët e ardhshme ai do të bëhet shok skuadre me Alvaro Morata, Theo Hernandez dhe Alex Jimenez, lojtarë të cilët në të kaluarën kanë luajtur për Real Madridin. Walker i cili për shumë vite ishte pjesë e Cityt dhe i ndihmoi ata të arrijnë suksese të mëdha si në Angli ashtu edhe në Evropë, i kërkoi personalisht Pep Guardiolës ta lejojë largimin e tij.Tashmë sipas një raportimi të fundit nga Marca, Real Madridit i është ofruar mundësia që ta transferojë atë si lojtar të lirë në janar, por drejtuesit e klubit e kanë refuzuar këtë.Lexo lajmin e plotë...24/01/2025 18:49-Befasia e afatit kalimtar, Nkunku mund të përfundojë tek rivali i Chelseat
Një klub nga Liga Premier i është bashkuar garës për transferimin e sulmuesit të Chelseat, Christopher Nkunku gjatë këtij muaji, sipas një raportimi të ri. Nkunku u transferua tek Chelsea nga RB Leipzig në verën e 2023, por sezoni i tij i parë në ‘Stamford Bridge’ u përcoll me lëndiem të shpeshta.Reprezentuesi francez ka qenë i gatshëm për pothuajse tërë sezonin aktual, por ai shpeshherë është përdorur nga banka rezervë nga trajneri Enzo Maresca.Lexo lajmin e plotë...24/01/2025 17:29-Solskjaer ndërhyn personalisht për ta transferuar yllin e Man Utd tek Besiktasi
Ish-trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka ndërhyrë personalisht për ta transferuar Marcus Rashford nga klubi i tij i vjetër sipas raportimeve të fundit. Rashford duket se do të largohet nga ‘Old Trafford’ gjatë këtij janari pasi është jashtë planeve të trajnerit të ri Ruben Amorim.24/01/2025 16:41-Real Madridi ka piketuar yllin e Liverpoolit si objektiv për ta përforcuar mbrojtjen
Real Madridi ka pasur sukses në aspektin e transferimit të disa prej lojtarëve më të mirë në botë si lojtar të lirë, dhe në mesin e gjithë këtyre thashethemeve tashmë është bërë e ditur se Trent Alexander-Arnold do të jetë i radhes që do të transferohet falas në Madrid. Liveprooli është paralajmëruar për këtë situatë dhe do të duhet të jenë të kujdesshëm për të evituar një situatë të ngjashme.Pjesë e strategjisë tek Real Madridi është që të identifikojnë lojtarë të cilët po shkojnë drejt përfundimit të kontratave të tyre dhe se ata duhet të shprehin interesim për t’u bërë pjesë e tyre.Lexo lajmin e plotë...24/01/2025 16:16-Ruben Amorim me transferim sensacional nga Serie A
Sipas burimeve të Fabrizio Romanos, Manchester United ka dërguar një ofertë të re për të marrë shërbimet e mbrojtësit të majtë të Lecces, Patrick Dorgu. Lajmi i plotë>>>24/01/2025 15:32-Amorim i frustruar nga pasiviteti i drejtuesve për transferime të reja te Man Utd
Sipas Manchester Evening News, Ruben Amorim ka shprehur zhgënjimin për mungesën e aktivitetit transferues të klubit. Burimet bëjnë me dije se Amorim nuk ishte plotësisht i vetëdijshëm për sfidat financiare me të cilat përballen aktualisht Djajtë e Kuq. Lajmi i plotë...24/01/2025 14:34-Enis Bardhi bëhet me skuadër të re, mbetet në Superligën e Turqisë
Vetëm disa ditë pas shkëputjes së kontratës me Trabzonspor, Enis Bardhi është bërë me skuadër të re. Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut ka nënshkruar kontratë me klubin e Bodrumsporit, i cili bën gara gjithashtu në Superligën e Turqisë. Lajmi i plotë...24/01/2025 14:03-Barcelona blindon me kontratë talentin Gerard Martin
Pasi një kontratë e re deri në vitin 2031 u konfirmua nga Barcelona të enjten mbrëma për Ronald Araujo, edhe Gerard Martin ka hedhur lapsin në letër. 22-vjeçari ka përkushtuar të ardhmen e tij në klub për 2.5 vitet e ardhshme, pasi ka bindur tashmë drejtuesit pas 18 muajve të kaluar në ekipin e parë. Lajmi i plotë...24/01/2025 13:09-Roma nënshkruan me portierin Gollini
Pierluigi Gollini i është bashkuar Romës në një transferim të përhershëm nga Atalanta. Klubi kryeqytetas ka vendosur të përforcohet në portë, duke nënshkruar me portierin e njohur Gollini. Lajmi i plotë..24/01/2025 12:11-Deco lë të hapur derën e transferimit të Neymar te Barcelona
Sulmuesi i Al-Hilal, Neymar duket se do të kthehet në shtëpi për të luajtur në Brazil me Santosin, por do të jetë një lojtar i lirë në verë. Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka lënë të hapur derën për rikthimin e Neymar Junior në Camp Nou. Lajmi i plotë...24/01/2025 11:36-Real Madridi vihet pas Carreras
Sipas gazetës AS, Real Madridi i është bashkuar garës për të nënshkruar me Alvaro Carreras të Benficës. Barcelona dhe Manchester United janë gjithashtu të interesuar për mbrojtësin e majtë 21-vjeçar.24/01/2025 10:16-Manchester United interesohet për yllin e Real Madridit
Sipas mediumit Fichajes, Manchester United është i interesuar për mesfushorin me tipare sulmuese të Real Madridit, Brahim Diaz. Burimi thekson se Djajtë e Kuq janë të interesuar për 25-vjeçarin maroken, i cili nuk ka marrë shumë kohë për të luajtur në klubin spanjoll. Lajmi i plotë...24/01/2025 10:08-Interi etiketon tri transferime brenda Serie A
Interi po planifikon për afatin kalimtar të verës, me fokus në rinovimin e mbrojtjes së tyre duke zëvendësuar qendërmbrojtësit më të vjetër si Francesco Acerbi dhe Stephan De Vrij. Kështu, drejtuesit e Nerazzurrëve kërkojnë të nënshkruajë me tre lojtarë të rinj brenda kampionatit italian. Lajmi i plotë...24/01/2025 09:14-Man Utd me ofertë të re për Dorgu
Sipas Relevo, Manchester United është gati të bëjë një ofertë të re mbi 30 milionë euro për Patrick Dorgun së shpejti. Mbrojtësi i krahut tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me United.24/01/2025 08:50-Real Madridi interesohet për transferimin e yllit të Interit
Sipas mediumit Fichajes, Real Madridi është i interesuar për nënshkrimin e mbrojtësit të Interit, Alessandro Bastoni. Gjigantët spanjollë e kanë ndjekur qendërmbrojtësin italian prej disa vitesh dhe së fundmi kanë rritur interesin e tyre. Lajmi i plotë..24/01/2025 08:25-Barcelona ka besim në transferimin e Gyokeres
Klubi katalunas është i pasigurt për vazhdimin e kontratës së Robert Lewandowskit, e cila skadon në vitin 2026. Me interes nga klubet saudite si Al-Hilal dhe Al-Nassr, Barcelona po konsideron të largohet nga sulmuesi polak dhe të eksplorojë opsione të reja për sulmin e tyre si Viktor Gyokeres. Lajmi i plotë..23/01/2025 23:07-West Ham në bisedime të avancuara për të nënshkruar me Silvan e RB Leipzig
West Ham është në bisedime të avancuara me RB Leipzig për nënshkrimin e sulmuesit Andre Silva, sipas Sky Sport Germany.23/01/2025 22:20-E humbi në verë, por Juventusi befasisht kthehet në garë për Todibo
Juventus ka rindezur interesin e tyre për mbrojtësin e West Ham, Jean-Clair Todibo, sipas Sky Sports në Itali. West Ham nënshkroi Todibo në huazim nga Nice në verë pasi Juventusi kishte shfaqur interes. Todibo thuhet se po shtyn për një marrëveshje me gjigantin italian, pasi edhe në verë ai kishte vonuar kalimin e tij në West Ham, sepse ai ishte duke pritur për Juventusin. Lexo lajmin e plotë>>>23/01/2025 21:53-Real Madridi në bisedime me kampin e Joshua Kimmichit
Sipas gazetarit Christian Falk, mesfushori i Bayern Munichut, Joshua Kimmich, ka zhvilluar bisedime me Real Madridin për një lëvizje të mundshme në kryeqytetin spanjoll. Ylli gjerman është në muajt e fundit të kontratës së tij me gjigantët bavarez dhe mund të largohet pas një dekade në klub. Kimmich iu bashkua Bayernit në vitin 2015 nga RB Leipzig për një tarifë të raportuar prej 8.5 milionë euro dhe është bërë një nga më të mëdhenjtë e klubit të ditëve moderne. Lexo lajmin e plotë>>>23/01/2025 21:39-Napoli bën ofertë për Ardian Ismajlin
Napoli ka ofruar 3 milionë euro për mbrojtësin e Shqipërisë, Ardian Ismajli, shkruan Tuttosport. Sipas meidumit italian, Napoli ka dërguar ofertë zyrtare në adresë të Empolit. Ismajli 28-vjeçar me Empolin ka kontratë deri në qershor dhe ka ka refuzuar vazhdimin e kontratës. Lexo lajmin e plotë>>>23/01/2025 21:13-Pep Guardiola shikon në Serie A për tri përforcimet e radhës te Man City
Manchester City mbetet i interesuar për marrëveshje të mundshme për tre lojtarë të Serie A, pavarësisht se ka shpenzuar mbi 150 milionë euro gjatë afatit kalimtar të janarit. Skuadra e Pep Guardiolas njoftoi zyrtarisht nënshkrimin e Omar Marmoush nga Eintracht Frankfurt të enjten, duke u bërë nënshkrimi më i shtrenjtë i sezonit në Ligën Premier me 75 milionë euro. Qytetarët kanë nënshkruar gjithashtu me Abdou Khusanov për 40 milionë euro dhe Vitor Reis për 37 milionë euro. Lexo lajmin e plotë >>>23/01/2025 20:12-Enzo Maresca i ka kërkuar Chelseat një transferim befasues nga Serie A
Chelsea thuhet se është i interesuar të bëjë një lëvizje për të transferuar një lojtar nga Serie A që po shkëlqen këtë sezon. Lajmi i plotë>>>23/01/2025 19:42-Zyrtare: Barcelona blindon Araujon me kontratë të re
FC Barcelona dhe Ronald Araujo kanë arritur marrëveshje për zgjatje të kontratës deri më 30 qershor 2031. Qendërmbrojtësi nënshkroi kontratën në prani të presidentit të klubit, Joan Laporta, por edhe të anëtarëve të tjerë drejtues si Rafa Yuste dhe Deco. Araujo u bashkua me FC Barcelonën në verën e vitit 2018 nga Boston River, Montevideo, ndërsa debutimin me ekipin e parë e bëri më 6 tetor 2019. Lexo lajmin e plotë>>>23/01/2025 19:25-Katër largime nga Milani: Rossonerët po shpëtojnë nga dështakët
Milani po punon për zvogëlimin e skuadrës së tyre në janar, pasi agjenti i Strahinja Pavlovic pati një takim me kryesinë, me Luka Jovic, Noah Okafor dhe Samuel Chukwueze që kanë po ashtu oferta. Lajmi i plotë>>>23/01/2025 18:38-Chelsea do të bëjë ofertë për Garnachon, Man Utd i ka vendosur çmimin
Chelsea po përgatitet të hyjë në negociata për anësorin e Manchester United, Alejandro Garnacho. Sipas Ben Jacobs, Manchester United ka vendosur një çmim fillestar prej 70 milionë euro për 20-vjeçarin argjentinas. Raportohet gjithashtu se Garnacho është i interesuar të bëjë një lëvizje në “Stamford Bridge”. Garnacho shënoi 7 gola dhe dha 5 asistime në 31 ndeshje për Manchester United këtë sezon.23/01/2025 18:05-Zyrtare: Roma nënshkruan Rensch nga Ajax
Roma ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e mbrojtësit Devyne Rensch nga Ajax për një tarifë prej pak më shumë se 5 milionë euro. Holandezi bashkohet me një marrëveshje të përhershme dhe ka nënshkruar një kontratë që do të zgjasë deri në verën e vitit 2029. Paga e tij raportohet të jenë rreth 1.2 milion euro në sezon.
23/01/2025 17:48-Marrëveshje shkëmbimi mes Real Madridit dhe Chelseat për Enzo Fernandez - asnjë shumë shtesë
Real Madridi është i gatshëm t’i ofrojë Chelseat një marrëveshje të parefuzueshme, pasi ata kërkojnë të nënshkruajnë mesfushorin e Bluve, Enzo Fernandez në këmbim të Aurelien Tchouameni. Lajmi i plotë>>>23/01/2025 17:19-Enea Mihaj drejt Celta Vigos, palët kanë filluar bisedimet
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Enea Mihaj mund të transferohet në La Liga, te Celta Vigo. Sipas asaj që shkruan mediumi spanjoll AS, për futbollistin e Famalicaos ka interesim nga Celta Vigo. Klubi i La Liga po planifikon që shumë shpejt të ndërmarrë hapa konkret, në mënyrë që të sigurojë shërbimet e lojtarit. Lexo lajmin e plotë>>>23/01/2025 17:00-Milani u ndalua nga transferimi i Marcus Rashfordit për shkak të rregullit pak të njohur
Milani mund të mos jetë në gjendje të transferojë sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford për shkak të një rregulli pak të njohur, sipas raportimeve. Lajmi i plotë>>>23/01/2025 16:34-Kyle Walker arrin në Milano para testeve mjekësore
Kyle Walker është tani në Itali dhe është gati t’i nënshtrohet testeve mjekësore përpara kalimit të tij nga kampioni në fuqi i Ligës Premier, Manchester City, te Milani i Sergio Conceicao. Lajmi i plotë>>>23/01/2025 16:03-Juventusi më në fund prezanton Kolo Muanin
Juventusi më në fund ka qenë në gjendje të njoftojë zyrtarisht transferimin e Randal Kolo Muanit si huazim nga Paris Saint-Germain pas vonesave të burokracisë. Lajmi i plotë>>>23/01/2025 15:00-Eintracht Frankfurt afër sulmuesit Wahi
Eintracht Frankfurt po i afrohet arritjes së një marrëveshjeje për të nënshkruar me Elye Wahi nga Marseille. Sipas gazetës Bild, Wahi shihet si pasues i Omar Mormoush, i cili kaloi te Manchester City.23/01/2025 14:40-Tomori futë në 'luftë' klubet e Ligës Premier
Sipas Football Insider, Fikayo Tomori pëlqhet shumë nga klubet e Ligës Premier. Aston Villa dhe Newcastle janë të vendosur të luftojnë për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e Milanit.23/01/2025 14:20-Kyle Walker mbërrin në Milano për të kompletuar transferimin nga Man City
Kyle Walker është tani në Itali dhe është gati t'i nënshtrohet testeve mjekësore përpara kalimit të tij nga Manchester City te Milani i Sergio Conceicao. Pamjet nga media të ndryshme tregojnë se anglezi ka mbërritur në aeroportin Linate të Milanos.
23/01/2025 13:59-Nottingham me ofertë rekord për Cunha
Nottingham Forest po përgatit një ofertë rekord klubi për transferimin e Matheus Cunha. Sipas Sky Sports, Nottinhami do të provojë transferimin me një ofertë prej 60 milionë funtesh.23/01/2025 13:48-Dy klubet e La Ligës monitorojnë Chukwuezen
Real Sociedad dhe Sevilla janë duke mbajtur kontrolle për Samuel Chukwueze përpara një lëvizjeje të mundshme. Sipas mediave, AC Milan kërkon nga 13 deri në 18 milionë euro për sulmuesin.23/01/2025 12:41-“Xhaka mund t'i bashkohet Real Madridit”, ish-sulmuesi zviceran thotë se Graniti mund ta pasojë Modricin
Ish-futbollisti zviceran, Marco Streller beson se mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, mund t'i bashkohet Real Madridit. Streller theksoi se nuk do të ishte çudi nëse karriera e Xhakës do të vazhdonte te Real Madrid, pas lojës së tij në nivelet e larta tash e shumë vite. Lajmi i plotë...23/01/2025 12:13-Amorim ka caktuar katër blerje për Manchester United
Trajneri i Manchester Unitedit, Ruben Amorim ka përpiluar një listë të ngushtë me katër sulmues për afatin aktual të transferimeve. Ai ka prioritet pozicionet e mbrojtësit të majtë dhe sulmuesit për përforcimin në janar. Lajmi i plotë...23/01/2025 11:40-Florent Muslija mund të largohet nga Freiburgu, por do të mbetet në Bundesliga
Florent Muslija mund të largohet nga Freiburgu pas një viti qëndrim te kjo skuadër. Mesfushori kosovar luan thuajse në çdo ndeshje, por nuk është një titullar i rregullt dhe gjithmonë pret rastin nga banka rezervë. Muslija ka luajtur 11 ndeshje këtë edicion për Freiburgun, por nuk ka shënuar ose asistuar në asnjërën nga to. Ylli dardan është duke u kërkuar nga Bochumi, një tjetër skuadër në Bundesliga që ka për synim t'i shmanget rënies. Lajmi i plotë23/01/2025 11:34-Diego Carlos, lojtar i ri i Fenerbahces
Fenerbahce ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit Diego Carlos nga Aston Villa. "Klubi ynë ka arritur marrëveshje me klubin e tij Aston Villa dhe lojtarin për transferimin e Diego Carlos". "Mbrojtësi brazilian Diego Carlos ka nënshkruar një kontratë që do ta lidhë atë me ngjyrat verdheekaltër për 3.5 vite", thuhet në njoftim.23/01/2025 11:33-Man City përgatit ofertën për Cambiason
Manchester City thuhet se po përgatit një ofertë për Andrea Cambiaso. Sipas Gazzetta dello Sport, City ka gati 65 milionë euro për mbrojtësin e Juventusit. Lajmi i plotë...23/01/2025 10:43-Man Utd nuk heq dorë nga Dorgu, përgatit ofertën e radhës
Manchester United po vazhdon të insistojë për transferimin e anësorit danez Patrick Dorgu nga Lecce. Gjiganti anglez ka bërë ofertën e partë në drejtim të Lecces prej 27 milionë eurove, por klubi italian e hodhi poshtë atë. Megjithatë Djajtë e Kuq nuk kanë hequr dorë nga afrimi i talentit danez dhe po përgatitin ofertën e re. Lajmi i plotë23/01/2025 10:12-Zyrtare: Omar Marmoush, lojtar i ri i Man Cityt
Manchester City ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e sulmuesit Omar Marmoush nga Eintracht Frankfurt. Kampioni në fuqi i Ligës Premier ka përfunduar me sukses edhe transferimin e tretë në afatin kalimtar të janarit. Lajmi i plotë...23/01/2025 09:45-Amorim dëshiron ta shesë yllin e ekipit, Man Utd detyrohet ta ulë çmimin e kërkuar
Manchester United aktualisht po përpiqet të gjejë blerës për mesfushorin brazilian Casemiro dhe mund të duhet të ulë çmimin e kërkuar prej 30 milionë funtesh. Burime pranë klubit anglez kanë deklaruar se ka një mundësi shumë reale që Casemiro të qëndrojë te United për pjesën tjetër të sezonit nëse nuk janë më realistë me kërkesat e tyre. Lajmi i plotë...23/01/2025 09:10-Vinicius Jr flet për thashethemet e transferimit të Arabisë Saudite
Vinicius Jr u emërua MVP në fitoren 5-1 të Real Madrid ndaj Salzburgut në Ligën e Kampionëve, pasi shënoi dy gola në Santiago Bernabeu për të siguruar fitoren për skuadrën e tij. Mes thashethemeve që e lidhin atë me një lëvizje në Arabinë Saudite, ku Al-Ahli thuhet se ka gati 350 milionë euro për të, Vinicius Jr u tregua gjakftohtë duke konfirmuar të ardhmen te Los Blancos. Lajmi i plotë...23/01/2025 08:44-Pasi kanë siguruar transferimin e parë, Roma po e mbyll marrëveshjen edhe për Raspadorin
Roma ka mbyllur transferimin e parë i cili është mbrojtësi holandez Devyn Rensch nga Ajaxi. Mbrojtësi i djathtë ka zbarkuar në kryeqytetin italian ditën e djeshme dhe sot pritet të kompletoj vizitat mjekësore dhe të prezantohet te Roma. Ndërkohë tani gjiganti italian është hedhur në sulm për ta përforcuar repartin ofensivë, ku objektivi kryesor është Giacomo Raspadori. Lajmi i plotë23/01/2025 08:40-Newcastle e do sulmuesin Gyokeres
Newcastle United thuhet se po shikon një lëvizje për të nënshkruar me Viktor Gyokeres të Sporting Lisbonës. Sipas Football Transfers, klubi anglez e do sulmuesin këtë verë nëse ata shesin Alexander Isak.23/01/2025 08:20-Ansu Fati vendos për të ardhmen
Ansu Fati thuhet se ka marrë vendim për të ardhmen e tij. Sipas Mundo Deportivo, Fati i ka thënë Hansi Flickut se dëshiron të qëndrojë te Barcelona, të paktën deri në verë.22/01/2025 23:54-Juventus bën një tjetër goditje – Renato Veiga vishet bardhezi
Juventus bën një tjetër goditje në afatin kalimtar të janarit për ta zëvendësuar të dëmtuarin Gleison Bremer, duke ofruar Renato Veigan e Chelseat. Pas disa javësh negociatash, më në fund u vendos që Veiga të kalojë në Serie A. Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli ishte në Londër të hënën në takim me Chelsean. Lexo lajmin e plotë>>22/01/2025 21:34-Albian Hajdari kërkohet nga tri klube në Serie A, Lugano i vendos çmimin
Mbrojtësi Albian Hajdari është njëri prej lojtarëve kryesor te Luganos dhe paraqitjet e tij kanë bërë që shumë klube të Serie A të vihen pas tij. Mediumi zviceran “442.ch”, shkruan se Hajdari në verë mund të largohet në drejtim të Serie A, për 5 milionë euro. Për të kanë shprehur interesim Torino, Como dhe Bologna.22/01/2025 21:17-Armando Broja befasisht mund të kthehet te Chelsea në këtë afat kalimtar
Sipas talkSPORT, Everton është i interesuar të marrë në huazim mesfushorin e Chelseat, Carney Chukwuemeka për pjesën e mbetur të sezonit, por Armando Broja mund të rikthehet të klubin londinez. Mesfushori 21-vjeçar ka luajtur vetëm 130 minuta futboll në të gjitha garat këtë sezon, duke mos i lënë përshtypje Enzo Maresca. Trajneri i sapoemëruar i Evertonit, David Moyes, është një admirues i madh i Chukwuemeka. Lexo lajmin e plotë>>>22/01/2025 20:19-Zbulohet lista zyrtare me klubet që kanë shpenzuar më së shumti në dekadën e fundit dhe ka një fitues të qartë
Është shfaqur një listë që rendit klubet e futbollit që kanë shpenzuar më së shumti gjatë dekadës së fundit. Afati i transferimeve është një nga periudhat më emocionuese të sezonit pasi skuadrat nga e gjithë bota kërkojnë të përmirësojnë skuadrat e tyre të lojës. Lajmi i plotë>>>22/01/2025 20:18-Barcelona është e interesuar për ‘Lamine Yamalin portugez’
Sipas El Gol Digital, Barcelona është e interesuar për anësorin e Sporting Lisbonas, Geovany Quenda. Lajmi i plotë>>>22/01/2025 19:56-Prishtina dhe Yoan Marc Olivier, ndajnë rrugët
FC Prishtina dhe Yoan Marc Olivier kanë ndërprerë kontratën me marrëveshje të dyanshme. Futbollisti anglez, në FC Prishtina ishte transferuar para një viti.
22/01/2025 19:53-Shtohet edhe një klub i Bundesligës pas Fisnik Asllanit, palët kanë arritur marrëveshje për transferimin
Për sulmuesin e Kosovës, Fisnik Asllanin, së fundmi ka shfaqur interesim edhe Union Berlini, transferim që mund të mbyllet brenda këtij afati kalimtar. Të mërkurën gazeta e madhe gjermane, Bild, ka shkruar se Asllani është sulmuesi i preferuar i Union Berlinit. Union Berlini e ka sulmin e dytë më të zbehtë në Bundesligë dhe drejtuesit e klubit synojnë përforcime në këtë fazë. Lexo lajmin e plotë>>>22/01/2025 18:59-I “uritur” për më shumë minuta – Arda Guler pajtohet t’i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj
Milani është duke bërë një lëvizje për mesfushorin e Real Madridit, Arda Guler. Gazetari turk Ekrem Konur raporton se klubi italian është futur në bisedime për 19-vjeçarin. Lajmi i plotë>>>22/01/2025 17:58-Chelseat i ofrohet mundësia e transferimit të Douglas Luiz
Chelseat i është ofruar mundësia ‘befasuese’ për të nënshkruar në formë huazimi mesfushorin e Juventusit, Douglas Luiz, sipas gazetarit Simon Phillips. Lajmi i plotë>>>22/01/2025 15:54-Alexander-Arnold ende në dyshim për të ardhmen
Aktualisht nuk ka asnjë marrëveshje mes Trent Alexander-Arnold dhe Real Madridit. Anglezi gjithashtu thuhet se ka refuzuar gjithashtu disa oferta zgjatjeje nga Liverpooli.22/01/2025 15:20-Zyrtare: Wilfried Zaha, lojtar i ri i Charlotte FC
Wilfried Zaha i është bashkuar skuadrës së Charlotte FC në një kontratë të vlefshme deri në janar të 2026. Transferimi i lojtari nga Galatasaray i ka kushtuar tetë milionë euro ekipit të MLS.
22/01/2025 15:05-Marseille e do Rashfordin
Sipas L'Equipe, Marseille është klubi i fundit që ka shprehur interesim për të nënshkruar me sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford. Sulmuesi anglez është lidhur edhe me Barcelonën dhe Paris Saint-Germain.22/01/2025 13:54-Man City pranon kushtet e huazimit të Kyle Walker te Milani
Manchester City thuhet se ka rënë dakord të dërgojë anglezin Kyle Walker në huazim te Milani për pjesën e mbetur të sezonit 2024/25. Tani të dy klubet po negociojnë një opsion për ta bërë këtë lëvizje të përhershme në një datë të mëvonshme.22/01/2025 13:44-Chelsea interesohet për Douglas Luizin
Chelsea është i interesuar për nënshkrimin e Douglas Luiz nga Juventusi. Sipas Gazzetta dello Sport, Blutë e duan brazilian në huazim në këtë afat kalimtar.22/01/2025 12:42-Man City përgatit një ofertë marramendëse për Raphinhan
Pep Guardiola është i interesuar për të bërë ndryshime të rëndësishme në skuadrën e tij për sezonin e ri dhe tashmë ka etiketuar disa objektiva. Sipas mediumit Todofichajes, Manchester City është i interesuar për nënshkrimin e sulmuesit anësor të Barcelonës, Raphinha. Lajmi i plotë...22/01/2025 12:29-Dortmundi etiketon dy emra si trajnerë të ri
Borussia Dortmund ka etiketuar tashmë dy trajnerë si pasues të mundshëm për të shkarkuarin Nuri Sahin. Sipas Bild, Niko Kovac dhe Roger Schmidt janë kandidatët kryesorë për Dortmundin në kërkim të një trajneri të ri.22/01/2025 12:19-Palmeiras me ofertë për Vitor Roque
Palmeiras i ka bërë një ofertë Barcelonës për sulmuesi Vitor Roque. Sipas Sport, oferta e brazilianëve është 27 milionë euro plus një klauzolë 20% të shitjes së ardhshme.22/01/2025 12:12-Skriniar drejt zyrtarizimit te Fenerbahce
Milan Skriniar është rrugës për në Stamboll për t'u bërë lojtar i Fenerbahces. Sllovaki ka udhëtuar nga Parisi për të kompletuar huazimin e tij prej PSG-së te gjiganti turk.22/01/2025 11:24-Gjiganti italian arrin marrëveshje personale me sulmuesin Gimenez, por ende jo me Feyenoordin
Milani thuhet se ka një marrëveshje në parim për kushtet personale me sulmuesin e Feyenoordit, Santiago Gimenez, por kuqezinjtë ende duhet të bien dakord për një tarifë me ekipin e Eredivisie. Përveç ardhjes së pritshme të Kyle Walker nga Manchester City, kuqezinjtë janë përpjekur gjithashtu të shtojnë një tjetër opsion sulmues në radhët e ekipit të Sergio Conceicao në afatin kalimtar të janarit. Kishte pasur lidhje me Marcus Rashford të Manchester United, Joao Felix të Chelseat dhe Gio Reyna të Borussia Dortmund, por sipas La Gazzetta dello Sport, Milani tani po mbyllet në një marrëveshje me Feyenoord për Gimenez. Lajmi i plotë...22/01/2025 11:00-Arsenali e do Cunhan në janar
Arsenali ka treguar interes të fortë për nënshkrimin e Matheus Cunha nga Wolves. Sipas mediumit Fichajes, Topçinjtë e duan sulmuesin në afatin kalimtar të janarit.22/01/2025 10:47-Chelsea zbulon çmimin e Nkunkut
Chelsea i ka treguar Bayern Munichut çmimin për sulmuesin Christopher Nkunku. Sipas Sky Sports, Blutë kërkojnë të paktën 70 milionë funte për të lejuar largimin e francezit.22/01/2025 10:05-Zyrtare: Dortmundi shkarkon trajnerin Nuri Sahin
Pas humbjes shokuese me rezultat 2-1 të së martës nga Bologna në Ligën e Kampionëve, seria e Dortmund shkoi në katër humbje radhazi në të gjitha garat. Këto rezultate zhgënjyese kanë bërë që drejtuesit e klubit gjerman të marrin vendim për shkarkimin e trajnerin Nuri Sahin. Lajmi i plotë...22/01/2025 09:47-Lecce refuzon ofertën e lartë të Man Utd për Patrick Dorgu
Klubi italian, Lecce thuhet se ka refuzuar një ofertë të lartë nga Manchester United për yllin e tyre, Patrick Dorgu, i cili pëlqehet edhe nga klube tjera. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Lecce ka refuzuar ofertën e Manchester United për lojtarin e tyre të gjithanshëm, Patrick Dorgu. Lajmi i plotë...22/01/2025 09:05-Man Utd nuk dorëzohet për Garnachon
Sipas The Telegraph, Chelsea do të zhvillojë më shumë bisedime me Manchester United për Alejandro Garnacho. Ylli argjentinas vlerësohet në 50 milionë funte nga Djajtë e Kuq.22/01/2025 08:45-Zyrtare: Keylor Navas nënshkruan me Newell's Old Boys
Keylor Navas i është bashkuar ekipit argjentinas, Newell's Old Boys, si transferim i lirë. Ish-portieri i Real Madridit dhe PSG-së ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në qershor 2026.22/01/2025 08:27-Real Madridi befason me objektivin e fundit për sulmin
Los Blancos kanë filluar të mendojnë për përforcime të reja për sezonin e ri dhe tashmë kanë etiketuar disa emra. Sipas mediumit El Gol Digital, Real Madridi po tregon interes për sulmuesin e RB Leipzig, Benjamin Sesko. Lajmi i plotë...21/01/2025 23:53-Paul Scholes me një vlerësim brutal për tetë lojtarët që Man United duhet t’i shesë
Paul Scholes i ka kërkuar Manchester United të shesë deri në tetë lojtarë në një revolucion të plotfuqishëm në Old Trafford. Lajmi i plotë>>>21/01/2025 23:39-Nuk po luan shumë te Real Madridi, PSG shkon me ofertë tunduese te Rodrygo
Paris Saint-Germain është duke mbajtur nën vëzhgim situatën e Rodrygos te Real Madrid me synimin për një transferim të mundshëm gjatë verës. Lajmi i plotë>>>21/01/2025 22:35-Katër opsionet e Man United për sulmin - tre nga Liga Premier, një nga Ligue 1
Manchester United është i përgatitur të lëvizë për një sulmues të ri para fundit të afatit kalimtar të janarit. Lajmi i plotë>>>21/01/2025 21:43-"Sjellja e përforcimeve të reja është gjithmonë e mirëpritur"- Deco për takimin me agjentin e Marcus Rashford
Më herët u raportua se Deco kishte takuar ndërmjetësin midis Barçës dhe Marcus Rashford për të diskutuar lëvizjen e mundshme të janarit. Anglezi mund të arrijë te Blaugrana nëse Ansu Fati ose Eric Garcia largohen nga klubi këtë muaj. “Ne jemi plotësisht të fokusuar në kontratat e reja tani... atëherë, nëse mund të sjellim përforcime të tjera, kjo do të ishte gjithmonë e mirëpritur”. Lexo lajmin e plotë >>>21/01/2025 20:21-Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Real Madrid raportohet se po planifikon një lëvizje të papritur për të rrëmbyer shënjestrën e Barcelonës Jonathan Tah nga skuadra e Bundesligës, Bayer Leverkusen. Lajmi i plotë>>>21/01/2025 19:42-‘Çmenduria’ e afatit kalimtar të janarit: Jack Grealish tek Manchester United?
Transferimi me të cilin Jack Grealish përfundoi në Manchester City në vitin 2021 nga Aston Villa është ende i shtati në histori nëse merren parasysh paratë e ndara për realizimin e asaj pune. Lajmi i plotë>>>21/01/2025 19:14-Al-Hilal monitoron situatën e Mo Salah
Gjigantët e Ligës Pro Saudite, Al-Hilal raportohet se po tregojnë interes serioz për yllin e Liverpool, Mohamed Salah, raporton Florian Plettenberg .Al-Hilal janë duke parë nga afër zhvillimet dhe janë të përgatitur për të lëvizur nëse Salah bëhet i disponueshëm si transferim i lirë në fund të sezonit.Pavarësisht thashethemeve të vazhdueshme, Paris Saint-Germain ka përsëritur se Salah nuk është në radarët e tyre.21/01/2025 19:12-Real Madrid kërkon 1 miliard euro nga klubet saudite për kartonin e Vinicius
Real Madridi kërkon të paktën 1 miliard 000 euro nga klubet saudite për Vinicius Junior, sipas gazetarit Josep Pedrerol të El Chiringuito. Los Blancos do të refuzonin çdo ofertë tjetër që vjen, përfshirë edhe ato me vlerë 250-300 milionë euro. Real Madridi gjithashtu ua ka bërë të qartë klubet saudite do të duhet të negociojnë me klubin për transferimin, e jo me shoqëruesit e Vinicius. Lexo lajmin e plotë>>>21/01/2025 19:04-Enis Bardhi drejt rikthimit në La Liga
Enis Bardhi mund të kthehet të luajë në Spanjë, pasi interesim për kapitenin e Maqedonisë së Veriut ka shprehur skuadre elitare e Spanjës, Real Valladolid, shkruan “AS”. Bardhi javën e kaluar shkëputi kontratën me skuadrën elitare të Turqisë, Trabzonspor, ndërsa mund t’i bashkohet si lojtar i lirë skuadrës që zë vendin e fundit në La Liga të Spanjës. Mesfushori 29-vjeçar më herët ka luajtur në Spanjë për skuadrën e Levantes.21/01/2025 19:03-Rapid Bukureshti po mendon të paguajë 1 milion euro për Drilon Hazrollajn
Pas Albion Rrahmanit, Ermal Krasniqit dhe Florent Hasanit, Rapid Bukuresht është gati të transferojë një tjetër lojtar nga Kosova. Mediumi Sport.ro, shkruan se Drilon Hazrollaj (20 vjeçar) që po bën bujë në Kosovë me numra të jashtëzakonshëm iu është propozua drejtuesit të Rapid Bukuresht, Dan Șucu. PRO TV dhe Sport.ro, shkruajnë se për ta transferuar Hazrollajn nga FC Malisheva, Rapid duhet të paguajë rreth 1 milion euro. Lajmi i plotë >>>21/01/2025 17:58-Mediumi turk insiston: Vedat Muriqi do të kalojë te Fenerbahce - mësohet shuma që do të paguhet
Sulmuesi i Mallorcas, Vedat Muriqi, vazhdon të kërkohet me ngulm nga gjiganti i Superligës së Turqisë, Fenerbahce, gjë që sipas mediave turke është edhe dëshirë e lojtarit. Të martën gazeta turke Aksam ka shkruar se Muriqi e dëshiron kthimin te skuadra e Fenerbahces. 30-vjeçari Muriqi, i cili ka kontratë me klubin e Mallorcas deri në vitin 2027, mund ta zëvendësojë sulmuesin Edin Dzekon, i cili do të largohet në fund të këtij edicioni. Lexo lajmin e plotë >>>21/01/2025 17:28-Newcastle dhe Juventus mund të futen në një shkëmbim të jashtëzakonshëm – dy yje në skenë
Përveç Manchester Cityt, të cilët po flasin për Douglas Luiz me Juventusin në një rrugë paralele edhe për Andrea Cambiason, në fakt ka edhe klube të tjera të Ligës Premier që janë vënë në gjurmët e brazilianit. Në Angli, Douglas Luiz pëlqehet edhe nga Aston Villa (ish skuadra e tij), Nottingham Forest dhe Newcastle. Douglas Luiz nuk e ka hedhur poshtë idenë që të kthehet në Ligën Premier, ku u gjend mirë. Lexo lajmin e plotë>>>21/01/2025 16:19-Shtatë transferimet që mund të transformojnë skuadrën e Man United
Ruben Amorim ka pranuar se skuadra e tij Manchester United mund të jetë ‘më e keqja’ në historinë e klubit. Djajtë e Kuq duhet të veprojnë në tregun e transferimeve për të shmangur një kolaps të plotë. Por, çfarë u duhet në ekip në mënyrë që ta shpëtojnë sezonin? Më poshtë është i gjithë skenari: Lajmi i plotë>>>21/01/2025 15:54-Skautët e Barcelonës do të vëzhgoj dy yjet e Leverkusenit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve
Përfaqësuesit e Barcelonës do të jenë të pranishëm në ndeshjen e sotme (e martë) në Ligën e Kampionëve mes Atletico Madrid dhe Bayer Leverkusen për të vëzhguar dy nga lojtarët më të mirë të klubit gjerman, Jonathan Tah dhe Florian Wirtz. Lajmi i plotë...21/01/2025 15:05-Mes zërave për largim, Lille ia cakton çmimin Edon Zhegrovës
21/01/2025 15:04-Hapen dyert për transferimin e Rashfordit tek Barcelona – shkak një rregull pak i njohur
Marcus Rashford ka marrë një lajm të mirë i cili mund ta lehtësojë transferimin e tij tek klubi i preferuar gjatë afatit kalimtar të janarit. Rashford nuk ka luajtur për Unitedin që prej 12 dhjetorit kur u ndeshën me Viktoria Plzen në Ligën e Evropës, duke mos marrë ftesë nga Ruben Amorim për ndeshjet në vazhdim.Ani pse ai është në gjendje të mirë fizike dhe po stërvitet me bashkëlojtarët e tij, 27-vjeçari është lidhur me një sërë klubesh, duke përfshirë Borussia Dortmund, AC Milan dhe AS Monaco.Lexo lajmin e plotë...21/01/2025 13:48-Zbulohen detaje nga oferta e parë e Milanit për Kyle Walker
Milani ka vendosur që të rrisë përpjekjet e tyre për transferimin e Kyle Walker dhe janë të gatshëm t’i bëjnë sot (e martë) Manchester Cityt një ofertë hapëse. ‘Rossonerët’ mund ta transferojnë vetëm një lojtar jo-evropian gjatë janarit dhe kjo ka bërë që fokusi të kthehet tek veterani i Cityt, pasi mësuan se nuk do të jenë në gjendje të plotësojnë kushtet e Manchester United për Marcus Rashford.Teksa ata kishin shpresuar fillimisht që ta transferojnë 34-vjeçarin si lojtarë të lirë, gjiganti anglez e ka bërë të ditur se ata nuk janë të gatshëm t’i ndërpresin kontratën.Lexo lajmin e plotë...21/01/2025 13:43-Aston Villa njofton nënshkrimin e Andres Garcia
Aston Villa ka njoftuar nënshkrimin e mbrojtësit të majtë Andres Garcia nga Levante për 7 milionë euro. “Aston Villa është e lumtur të njoftojë nënshkrimin e Andres Garcia nga Levante", thuhet në njoftim.
21/01/2025 12:44-Jorge Mendes i ofron Barcelonës ish-yllin e Real Madridit
Me hapjen e afatit kalimtar të transferimeve dimërore, Barcelona po shqyrton opsionet për të forcuar fazën e tyre të sulmit. Sipas raportimeve, agjenti Jorge Mendes i ka ofruar klubit katalunas shërbimet e klientit të tij, ish-yllit të Real Madridit. Lajmi i plotë...21/01/2025 12:33-Bayern Munich kompleton transferimin e yllit gjerman – ai do iu bashkohet në verë
Bayern Munich ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit Tom Bischof i cili ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2029. Reprezentuesi gjerman do t’i bashkohet ekipit të Vincent Kompany në verë kur kontrata e tij të skadojë.Një produkt i akademisë së Hoffenheimit, Bischof ka luajtur 53 ndeshje në të gjitha garat prej se bëri debutimin e tij si 16-vjeçar në mars të 2022.Lexo lajmin e plotë...21/01/2025 12:18-Zyrtare: Vitor Reis, lojtar i ri i Manchester Cityt
Klubi anglez, Manchester City ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e qendërmbrojtësit Vitor Reis nga Palmeiras. Qytetarët kanë zyrtarizuar brenda 48 orëve edhe transferimin e dytë në afatin kalimtar të dimrit. Lajmi i plotë...21/01/2025 12:10-Marseille synon Gimenezin
Sipas Footmercato, Marseille po synon një lëvizje për Santiago Gimenez si një zëvendësues për Elye Wahi. Sulmuesi i Feyenoordit ka shënuar 13 gola në 17 paraqitje këtë sezon.21/01/2025 11:11-Pogba konfirmon se ka refuzuar një ofertë nga Rusia – dëshiron Ligën e Kampionëve
Paul Pogba ka konfirmuar se ai ka refuzuar një ofertë nga Rusia, pasi që synimi i tij është rikthimi në Ligën e Kampionëve. Ish-fituesi i Kupës së Botës me Francën mori një dënim prej katër vitesh pasi përdorimit të dopingut. Ky dënim eventualisht u zbut në 18 muaj pas apelimit, por 31-vjeçarit iu ndërpre kontrata nga Juventusi.Pogba do të jetë i lirë që ta vazhdojë karrierën e tij që nga marsi i këtij viti dhe tashmë është lidhur me një sërë klubesh.Lexo lajmin e plotë...21/01/2025 09:50-Dy gjigantët evropianë vihen pas Grealish – anglezi pritet ta ‘braktisë’ Ligën Premier
Jack Grealish raportohet se është në konsideratën e dy klubeve të mëdha evropiane, pasi situata e tij tek Manchester City mbetet e paqartë. Pasi iu bashkua ‘Qytetarëve’ për 100 milionë euro në verën e vitit 2021, Grealish impresionoi me paraqitjet e tij në dy sezonet e para si futbollist i Cityt.Sidoqoftë, pasi ndihmoi ata të kompletojnë tripletën historike në sezonin 2022/2023, sulmuesi ka humbur rëndësinë që kishte më parë tek City, duke bërë që të marrë pak minuta këtë sezon.Lexo lajmin e plotë...21/01/2025 08:49-Napoli planifikon takim për Garnachon
Napoli ka planifikuar një takim me Manchester United për Alejandro Garnacho. Sipas Gianluca Di Marzio, negociatat janë në “vrapim të plotë” për sulmuesin 20-vjeçar.21/01/2025 08:42-Ylli kroat i Dinamo Zagrebit vetëm një hap larg transferimit tek Interi
Mesfushori i Dinamo Zagrebit, Petar Sucic është vetëm një hap larg transferimit tek Interi. Kjo sipas të përditshmes kroate Sportske Novosti, të cilët kanë raportuar se 22-vjeçari është pajtuar për një kontratë pesë vjeçare me ‘Nerazzurrët’ dhe mund t’i bashkohet atyre për Kupën e Botës për Klube.Interi ka qenë në negociata me Dinamo Zagrebin për ta mbyllur transferimin e Sucic këtë muaj.Lexo lajmin e plotë...20/01/2025 21:57-Revolucion te Milani: Katër yje në shitje, lamtumira që në janar
Milani duket se është gati për një revolucion në skuadër, pas një gjysmë të parë shumë zhgënjyese të sezonit. Sa i përket Serie A, kuqezinjtë janë me vendin e tetë në kampionat , që do t'i mbante kuqezinjtë jashtë garave të ardhshme evropiane dhe kjo ka bërë që drejtuesit të vendosin për një revolucion në skuadër. Kjo mund të ndodh që në janar, duke shitur lojtarët që në afatin e dimrit. Klubi ka nisur bisedimet për shitjen e Emerson Royal te Galatasaray, me Milanin që kërkon të heq nga listat e pagave lojtarët. Lexo lajmin e plotë >>>20/01/2025 21:25-Barcelona ka 'arritur marrëveshje' për huazimin e Marcus Rashfordit
Barcelona thuhet se ka arritur një marrëveshje paraprake me Marcus Rashfordin e Manchester United për t'iu bashkuar klubit në formë huazimi deri më 30 qershor. Megjithatë, marrëveshja varet nga aftësia e Barcelonës për të liruar hapësirë në faturën e tyre të pagave. Sipas raportimeve, Rashford është i gatshëm të presë deri në ditët e fundit të afatit kalimtar për të parë nëse Barcelona mund të zgjidhë çështjet e pagave. Lexo lajmin e plotë>>>20/01/2025 20:53-Juventusi dhe Manchester City pritet i nisin bisedimet për dy yjet e "Zonjës së Vjetër"
Në orët e ardhshme priten kontakte të reja mes Manchester Cityt dhe Juvenusit për Andrea Cambiason dhe Douglas Luizin. Flitet se klubi anglez është i interesuar për të dy lojtarët e Juventusit, por i sheh si operacione të ndara dhe me kushte të ndryshme. Rreth një oferte për Cambiason ka folur më herët edhe drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli. Lajmi i plotë>>>20/01/2025 19:38-Konate konfirmon se ka ofertë për kontratë të re me Liverpoolin
Mbrojtësi i Liverpoolit, Ibrahima Konate, e ka pranuar se ka ofertë të re nga klubi. Gazetari: A ju është ofruar një marrëveshje e re? Konate""Po." Gazetari: Jeni afër nënshkrimit? Konate: "Kjo është një bisedë tjetër!"20/01/2025 19:36-A po i largon Arsenali dy mbrojtësit Zinchenko dhe Tierney?
Sipas gazetarit Dharmesh Sheth të Sky Sports, Arsenali do të dëgjojë ofertat për Oleksandr Zinchenko dhe Kieran Tierney në këtë afat kalimtar. Të dy ishin zëvendësues në barazimin e së shtunës kundër Aston Villa. Borussia Dortmund është e interesuar për Zinchenkon, por sipas Sky Germany ky klub pëlqen edhe Renato Veigan e Chelseat.20/01/2025 19:33-Patrick Dorgu drejt Man Utd, mbrojtësi i Lecces në bisedime me gjigantin anglez
Manchester United është në bisedime me mbrojtësin e Lecce, Patrick Dorgu, për një transferim të mundshëm në Old Trafford në janar. Skuadra e Serie A dëshiron deri në 35 milionë euro për mbrojtësin e majtë 20-vjeçar danez. Ruben Amorim ka prioritet rolin e mbrojtësit të krahut që nga emërimi i tij.20/01/2025 19:30-Aston Villa refuzon ofertën 67 milionë euro të West Ham për Duran
Aston Villa ka refuzuar ofertën e West Ham me vlerë 67 milionë euro për sulmuesin e Aston Villa, Jhon Duran. Aston Villa nuk dëshiron të shesë dhe kuptohet se ata e vlerësojnë Duranin mbi 82 milionë euro. West Ham ka një interes të gjatë për Duran - i cili kohët e fundit zgjati kontratën e tij deri në 2030 - dhe shefi i ri i West Ham, Graham Potter dihet se është një admirues i madh i tij. Hammers u përpoqën të nënshkruajnë me Duran në verë, por nuk arritën të përmbushin vlerësimin e Aston Villa.20/01/2025 19:25-Zyrtare: Abdukodir Khusanov, lojtari i ri i Man Cityt
Manchester City ka njoftuar afrimin e Abdukodir Khusanov nga Lens, me lojtarin që ka nënshkruar për katër vjet e gjysmë, ndërsa do të barttë fanellën me numrin 45. Lojtari nga Uzbekistani do të bashkohet me skuadrën e Pep Guardiolës për pjesën e dytë të sezonit 2024/25, ndërsa kontratën e tij që e mban të lidhur me klubin deri në verën e vitit 2029. Khusanov iu bashkua skuadrës franceze Lens nga klubi bjellorus Energetik-BGU në verën e vitit 2023, ku shumë shpejt u konsideruar si një nga mbrojtësit e rinj më emocionues në Ligue 1.20/01/2025 18:51-Devyne Rensch transferohet te Roma
Mbrojtësi i djathtë i Ajaxit, Devyne Rensch është i vendosur të transferohet te Roma, shkruan Fabrizio Romano. Thuhet se tashmë marrëveshja është arritur për shifrën e 6 milionë eurove, plus bonuset. Tani lojtari do t'i nënshtrohet testeve mjekësore. Rensch ka luajtur 6 ndeshje për Ajaxin këtë sezon, duke shënuar 1 gol dhe 1 asistim.
20/01/2025 18:20-Shelvey nënshkruan me Burnleyn
Jonjo Shelvey është bërë nënshkrimi i tretë i janarit te Burnley, me një marrëveshje afatshkurtër deri në fund të sezonit. 32-vjeçari arrin në Turf Moor pas skadimit të kontratës së tij me skuadrën e Superligës turke, Eyupspor. Ish-mesfushori i Newcastle ka bërë mbi 450 paraqitje në karrierë.
20/01/2025 18:08-Ardon Jashari drejt klubit që po lufton për titull në Serie A
Ardon Jashari mund të largohet gjatë verës nga Club Brugge për t’iu bashkuar Atalantas. Sipas ueb faqes belge, voetbalnieuës.be, Atalanta është e gatshme t’i shpenzojë 20 milionë euro për mesfushorin shqiptar që përfaqëson Zvicrën. Atalanta rrezikon ta humbë Edersonin, sepse Manchester City dhe Liverpooli kanë shprehur interesim të madh.20/01/2025 17:26-Top klubet gjermane në garë për yllin e ri francez Rayan Cherki
Gazetari Florian Plettenberg raporton se sulmuesi i Lyonit, Rayan Cherki mund të largohet nga Lyon. Klubet kryesore të Bundesligës si Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen, po monitorojnë nga afër situatën rreth lojtarit. Nuk përjashtohen as ofertat nga disa prej klubeve kryesore të Ligës Premier, duke e ditur kualitetin e lojtarit.20/01/2025 12:12-Jo vetëm Joao Felix, Milan po e përcjellë anësorin e Barçës dhe sulmuesit e Man Utd
Milani nuk është në bisedime vetëm me Joao Felix për ta përmirësuar fazën e sulmit, sipas Gazzetta dello Sport, pasi ‘Rossonerët’ po ashtu janë në ndjekje edhe të Ferran Torres, Rasmus Hojlund, Joshua Zirkzee dhe Santiago Gimenez. Klubi kuqezi pritet që ta përforcojë fazën ofanzive gjatë afatit kalimtar të janarit, por ata tashmë janë tërhequr nga gara për Marcus Rashford dhe janë fokusuar tek bashkëvendësi i tij Kyle Walker.Milani mund ta transferojë vetëm një lojtar jo-evropian gjatë janarit dhe Walker mund të arrijë në Itali qysh në javën e ardhshme.Lexo lajmin e plotë...20/01/2025 10:19-Fabrizio Romano jep lajmin e madh për Man Utd pasi konfirmoi largimin e Antony
Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ka dhënë një përditësim të madh sa i përket situatës tek Manchester United. Pasditen e së dielës, Unitedi dhuroi një paraqitje të dobët teksa u mposhtën në ‘Old Trafford’ nga Brightoni.Falë golave të shënuar nga Yankuba Mitneh, Kaoru Mitoma dhe Georginio Rutter, mysafirët ia dolën të triumfojnë me shifrat 3-1.Lexo lajmin e plotë...20/01/2025 09:07-Marrëveshje pothuajse e kryer: Neymar po bëhet me klub të ri
Klubi i parë që ka bërë një ofertë formale në drejtim të Al Hilal për transferimin e Neymarit është zbuluar, teksa gara për brazilianin po vazhdon. Më herët këtë muaj u zbulua se legjenda braziliane Neymar, mund të largohet nga klubi arab Al Hilal gjatë afatit kalimtar të janarit.Disa klube anembanë botës raportohej se kishin shprehur interesim për sulmuesin, pasi Al Hilal e kishte bërë të qartë se janë të gatshëm të ndajnë rrugët me Neymar, nëse mund të negociojnë një marrëveshje të përshtatshme.Lexo lajmin e plotë...20/01/2025 08:43-Portieri që bëri histori në Euro 2024 do transferohet tek Man City si zëvendësues i Ederson
Manchester City ka vendosur që të shtojë përpjekjet për të sjellë një zëvendësim afatgjatë për portierin Ederson dhe tashmë kanë identifikuar objektivin e tyre kryesor. FootballTransfers ka raportuar ekskluzivisht se City po shikon në Portugali për portierin e tyre të radhës, me Ederson i cili po tërheq interesim të madh nga disa klube nga Superliga e Arabisë.Ederson po ashtu ka fituar edhe Ligën e Kampionëve me Cityn, por do të mbushë 32 vjet në pjesën e parë të sezonit të ardhshëm, dhe meqenëse kontrata i skadon në verën e 2026, ‘Qytetarët’ kanë vendosur se është koha të veprojnë.20/01/2025 08:05-Juventusi synon goditjen e madhe në janar – transferimin e dy yjeve të Chelseat
Mediat italiane kanë raportuar se Juventusi do të takohet me Chelsean gjatë ditës së sotme (e hënë), për të diskutuar rreth dyshes Renato Veiga dhe Ben Chilwell. Tashmë kishte pasur sugjerime nga eksperti i transferimeve Fabrizio Romano se Veiga është emri i fundit në listën e dëshirave të Juventusit për ta përforcuar mbrojtjen.Tani, gazetari italian Alfredo Petulla, ka pretenduar se një takim është planifikuar të mbahet mes drejtorëve të dy klubeve, ku do të përfshihen këta dy emra.Lexo lajmin e plotë...20/01/2025 00:01-Wolves duhet të veprojë shpejtë për situatën e Cunha, në garë mbetet Arsenali
Situata e Matheus Cunha mbetet për t'u monitoruar pasi Wolves insistojnë që të nënshkruajnë një marrëveshje të re. Pas marrëveshjes verbale dy javë më parë, mbeten ende detajet përfundimtare për tu sqaruar. Arsenali e ka Cunhan në listën e tij prej muajsh, por edhe shumë klube janë gjithashtu. Wolves duhet të veprojë shpejtë.
19/01/2025 23:58-Neymar është afër kthimit në Santos
Neymar Jr është afër kthimit në Santos pasi klubi brazilian ka paraqitur tani një propozim formal për huazim. Santos po pret dritën jeshile nga Al Hilal, por kjo varet nga klubi saudit. Në garë mbetet edhe Chicago Fire për Neymarin.
19/01/2025 23:04-Juventusi hyn në garë për Renato Veiga
Sipas Fabrizio Romanos, Juventusi i është bashkuar garës për të nënshkruar me Renato Veiga në janar. Klubi i Serie A ka hyrë në bisedime me Chelsean për transferimin e 21-vjeçarit. Borussia Dortmund gjithashtu mbetet në kontakt me Chelsean pasi bëri një ofertë javën e kaluar. Veiga thuhet se ka vendosur kundër një transferimi të përhershëm nga Chelsea, megjithatë, ai është i hapur për një hua gjashtëmujore.19/01/2025 20:53-Milani me ofertë të re për Joao Felixin e Chelseat
Milani nuk po heq dorë nga portugezi Joao Felix dhe thuhet se po planifikon t'i ofrojë Chelsea kushte të reja për sulmuesin 25-vjeçar. Milani është në kërkim të një përforcimi të ri në sulm në afatin kalimtar të janarit për të ndihmuar Sergio Conceicao në misionin e tij për të përfunduar sezonin 2024/25 në pozitat e Champions. Megjithëse kuqezinjtë kishin qenë në bisedime me Manchester United për një marrëveshje huazimi për Marcus Rashford, tani kanë kthyer vëmendjen e tyre për një marrëveshje të mundshme me Chelsean për Felix. Kuqezinjtë mund të ofrojnë një marrëveshje huazimi 18-mujore me opsion për të blerë kartonin për 35 milionë euro në verën e vitit 2026.19/01/2025 20:49-Lazio është më afër marrëveshjes me Chelsean për Cesare Casadei
Sky Sport Italia raporton se Lazio po mbyll diferencën me Chelsean për Cesare Casadei, duke shpresuar të mposht Torinon me përfshirjen e bonuseve të lidhura me performancën. Mesfushori është në kërkim të një rikthimi në futbollin italian pasi ka pasur vështirësi për të luajtur në periudha huazimi në Reading FC dhe Leicester City, më pas në “Stamford Bridge” këtë sezon. Sipas ekspertit të transferimeve, Gianluca Di Marzio, Torino kishte propozuar një marrëveshje me vlerë 9 milionë euro plus bonuse. Megjithatë, Lazio zhvilloi negociata të reja gjatë ditëve të fundit dhe beson se e ka mbyllur hendekun nga kërkesa dhe oferta në vetëm 2 milionë euro.19/01/2025 20:46-Real Madridi mund ta rikthej Alex Jimenezin
Real Madridi do të pres deri në verë për të nënshkruar me Alex Jimenez nga Milani, por kuqezinjtë janë të prirur ta mbajnë spanjollin përtej sezonit 2024-2025. Calciomercato.com pretendon se Los Blancos po kërkonin një marrëveshje huazimi për 19-vjeçarin, i cili u transferua nga Real Madridi në “San Siro” për 5 milionë euro sezonin e kaluar. Real Madridi ka një opsion riblerjeje për spanjollin. Mbretërit mund ta blejnë për 9 milionë euro këtë verë dhe 12 milionë euro për verën e ardhshme.
19/01/2025 20:39-Zyrtare: Dele Alli i bashkohet Comos
Ish-mesfushori i Tottenham Hotspur dhe Anglisë, Dele Alli, i është bashkuar klubit italian të Serisë A, Como. Dele ka nënshkruar një kontratë 18-mujore, me një opsion për të zgjatur marrëveshjen edhe për 12 muaj. 28-vjeçari, i cili bëri 181 paraqitje për klubin londinez dhe bëri 37 paraqitje për vendin e tij, iu bashkua Evertonit në vitin 2022 dhe më pas u huazua te Besiktas në Turqi. Ai ka qenë pa klub që nga qershori.
19/01/2025 20:34-Walker mungoi në ndeshjen e Man Cityt, bisedimet me Milanin po vazhdojnë
Kyle Walker është përjashtuar nga skuadra e Manchester City për përballjen me Ipshwich Town, ku edhe mungoi. Bisedimet për transferimin e tij te AC Milan po vazhdojnë, siç raportohet nga Fabrizio Romano. AC Milan është i përfshirë në bisedimet për të nënshkruar me Kyle Ëalker, duke synuar të përforcojë ekipin e tyre me përvojën e tij.
19/01/2025 18:28-Objektivi i Barcelonës për verën preferon që t’i bashkohet Arsenalit
Barcelona dëshiron të nënshkruajë me një sulmues të ri gjatë 1-2 viteve të ndryshme, ani pse kjo do të jetë e vështirë jo vetëm për shkak të krizës financiare por edhe konkurrencës. Ata së fundmi humbën objektivin e tyre të ëndrrave Erling Haaland, i cili rinovoi me Manchester Cityn deri në 2023 dhe Benjamin Sesko mund t’i bashkohet norvegjezit në Ligën Premier. Sipas një raportimi nga CaughtOffside, Barcelona është në mesin e klubeve të interesuara për Seskon, i cili pritet të largohet nga Leipzig në verë. Lexo lajmin e plotë...19/01/2025 17:43-Van Dijk po largohet nga Liverpooli? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur
Kapiteni i Liverpoolit, Virgil Van Dijk raportohet se është futur në bisedime për një largim të mundshëm nga ‘Anfield’ gjatë verës. Pasditen e së shtunës, Van Dijk e udhëhoqi Liverpoolin drejt një fitoreje me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Brentfordit, falë dy golave nga Darëin Nunez. Si rezultat, Liverpooli nga tashmë ka një epërsi prej gjashtë pikësh në krye të Ligës Premier, pasi Arsenali dështoi të fitojë në shtëpi ndaj Aston Villas. Lexo lajmin e plotë...19/01/2025 16:39-Juventusi në kontakt me Newcastle për qendërmbrojtësin Lloyd Kelly
Sipas Gianluca Di Marzio, Juventus ka kontaktuar Newcastle United për qendërmbrojtësin Lloyd Kelly. Gjigantët e Serie A janë në kërkim të një mbrojtësi të ri dhe Kelly është në radarin e tyre, pavarësisht se nuk është një titullar i rregullt për Laraskat. Newcastle kërkon të paktën 30 milionë euro për 26-vjeçarin që bëri nëntë paraqitje në Ligën Premier këtë sezon. Kelly nuk duket të jetë zgjedhja e parë e Juventusit, pasi ata janë gjithashtu në bisedime me Milanin për Fikayo Tomori.19/01/2025 16:33-Zyrtare: Llapi nënshkruan me koreanin Se-yoon Cheon
Llapi ka njoftuar për nënshkrimin e mesfushorit premtues 22-vjeçar nga Republika e Koresë, Se-yoon Cheon. Futbollisti ka firmosur kontratë trevjeçare dhe ka lënë përshtypje bindëse që nga fillimi i fazës së përgatitjeve.19/01/2025 15:21-Liverpooli ofron tre lojtarë për ta transferuar yllin i cili do ta zëvendësojë Salahun
Liverpooli vazhdoi me hapa të sigurt drejt titullit kampion në Ligën Premier pas fitores që morën në udhëtim ndaj Brentfordit, por afati kalimtar i janarit po vazhdon të rrrisë fokusin tek e ardhmja e disa yjeve të tyre. Ata rrezikojnë që të humbasin shërbimet e Mohamed Salah, Trent Alexander-Arnold dhe Virgil Van Dijk të cilët do të mbesin lojtarë të lirë pas skadimit të kontratave të tyre në verë. Me Al Hilalin që ishte lidhur me një transferim të mundshëm të Salah duke e bërë atë lojtarin më të paguar në botë, Liverpooli po planifikon jetën pa egjiptianin. Lexo lajmin e plotë...19/01/2025 15:05-Arsenali hyn fuqishëm në afatin e janarit – ofron 75 milionë euro për top sulmuesin
Arsenali pritet të bëjë një ofertë prej 75 milionë eurosh për transferimin e një sulmuesi pas barazimit me rezultat 2-2 ndaj Aston Villas në shtëpi. ‘Topçinjtë’ në fakt patën një epërsi prej 2-0 falë golave të shënuar nga Gabriel Martinelli dhe Kai Havertz, por gjithçka iu rrëshqiti nga duart. Mysafirët ia dolën që të barazojnë shifrat me anë të golave të realizuar nga Youri Tielemans dhe Ollie Watkins. Megjithatë, sulmi i Arsenalit ka qenë një problem i madh në javët e fundit, sidomos duke marrë parasysh mungesën e Bukayo Sakas. Lexo lajmin e plotë...19/01/2025 10:13-Manchester United po përgatitë ofertën për transferimin e një mbrojtësi të majtë
Manchester United e ka kthyer vëmendjen te mbrojtësi i majtë Rayan Ait-Nouri i Wolverhampton Wanderers. Sipas The Independent, menaxheri i United Ruben Amorim e ka bërë forcimin e krahut të majtë të mbrojtjes një prioritet për klubin në afatin kalimtar të dimrit. United do të dëshironte të merrte Nuno Mendes , por ai nuk dëshiron të largohet nga PSG dhe vlerësohet në 60 milionë euro, që është shumë e lartë për Djajtë e Kuq. Një objektiv më realist për United është Ait-Nouri, i cili mund të luajë edhe si mbrojtës anësor, një pozicion që i përshtatet taktikave të Amorimit. Lajmi i plotë19/01/2025 10:10-Drejtori sportiv i Juventusit tregon nëse ka arritur në klub oferta e Man Cityt për Andrea Cambiason
Andrea Cambiaso është parë si zëvendësuesi i Kyle Walker te Man City, megjithatë ende nuk ka asgjë konkrete rreth këtij transfermi. Manchester City është lidhur me një transferim të mundshëm për mbrojtësin e Juventusit, Andrea Cambiaso. Megjithatë, drejtori i Juventusit, Cristiano Giuntoli i ka ftohur thashethemet, duke deklaruar se aktualisht nuk ka negociata në klubeve. Lajmi i plotë19/01/2025 08:41-Juventusi rikthehet te Tomori, gati oferta për mbrojtësin anglez
18/01/2025 23:29-Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal
Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka marrë oferta fitimprurëse për transferim nga katër klube kryesore evropiane, me marrëveshje të mundshme që mund të rrisin dhjetëfishin e pagës së tij aktuale, sipas gazetës katalanase El Nacional. Lajmi i plotë>>>18/01/2025 23:07-“Salahu i ri” qau në lamtumirën e tifozëve në Gjermani, ai është rrugës për në Mançester
Manchester City do të prezantojë së shpejti transferimin e tyre më të ri, pasi është vetëm çështje kohe që të bëhet e ditur se Omar Marmoush është lojtari i tyre. Lajmi i plotë>>>18/01/2025 19:44-Real Madridi synon transferimin e ish-lojtarit nëse dështojnë në Davies
Real Madridi është lidhur me një lëvizje prej tetë milionë eurosh për mbrojtësin e La Ligës, Miguel Gutierrez, i cili luan për Gironan. Lajmi i plotë>>>18/01/2025 19:13-Real Madridi mund të bëjë transferim shokues nga Chelsea
Real Madrid raportohet se është i interesuar për qendërmbrojtësin francez të Chelseat, Axel Disasi, sipas gazetës spanjolle El Gol Digital. Lajmi i plotë>>>18/01/2025 17:01-Real Madridi do ta testojë Liverpoolin me një ofertë të dytë për Alexander-Arnold
Real Madridi është i vendosur për të siguruar transferimin e Trent Alexander-Arnold në janar dhe jo të presin për ta marrë falas në verë. Ata patën një ofertë të parë të refuzuar nga Liverpooli më herët këtë muaj, por kjo nuk i ka zmbrapsur drejtuesit e klubit në misionin e tyre për transferimin e anglezit.Pozita e krahut të djathtë në mbrojtje është bërë një problem për Real Madridin që prej se Dani Carvajal këputi ligamentin ACL, me Lucas Vazquez që nuk po paraqitet mirë në ndeshjet e mëdha.Lexo lajmin e plotë...18/01/2025 16:43-‘Saga Gyokeres’ po shkon drejt fundit – gjiganti anglez shpreson ta transferojë në verë
Me çdo ditë që kalon, një ribashkim mes Viktor Gyokeres dhe Ruben Amorim duket gjithnjë e më i mundshëm dhe një raportim i ri ka bërë me dije se kjo mund të ndodhë këtë verë. Gyokeres i cili ka shënuar 29 gola në 25 ndeshje për Sporting Lisbonën këtë sezon, tashmë e ka ndarë mendjen se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në të ardhmen.Deri më tani, klube si Liverpool, Bayern Munich dhe Barcelona janë lidhur së bashku me Arsenalin, me këta të fundit që po kërkojnë një sulmues të ri në janar pas lëndimit të Gabriel Jesus.Lexo lajmin e plotë...18/01/2025 16:24-Ylli i Man Utd arrin marrëveshje për t’u larguar nga klubi – i pari në epokën e Amorim
Një lojtar i Manchester United raportohet se ka arritur marrëveshje për t’u larguar nga klubi. Unitedi momentalisht qëndron në pozitën e 12-të në Ligën Premier, pasi ka mposhtur Southamptonin me rezultat 3-1 në ‘Old Trafford’, falë një het-triku nga Amad Diallo.Por ai me gjasë do të mbetet pa shërbimet e një mbrojtësi për pjesën e mbetur të sezonit 2024/2025.Lexo lajmin e plotë...18/01/2025 15:58-Dele Alli drejt Serie A
Dele Alli thuhet se ka arritur marrëveshje me klubin e Serie A, Como. Sipas Fabrizio Romano, anglezi do të nënshkruaj një kontratë të vlefshme deri në qershor 2026.18/01/2025 15:45-Trajneri i Al-Hilal flet për nënshkrimin e Salah
Trajneri i Al-Hilal, Jorge Jesus, ka pranuar se është i interesuar për sulmuesin e Liverpool, Mohamed Salah. Pa kontratë në qershor, superylli egjiptian është një objektiv i klubeve të mëdha të Superligës së Arabisë Saudite. Lajmi i plotë...18/01/2025 15:20-Zbulohet klubi i preferuar i Rashford për t’u transferuar në janar
Marcus Rashford do të largohet nga Manchester United këtë muaj pasi nuk po favorizohet nga trajneri i ri Ruben Amorim. Sulmuesi ka tërhequr interes nga disa klube të mëdha, me Barcelonën ndër pretendentët kryesorë për nënshkrimin e tij. Lajmi i plotë...18/01/2025 15:05-Neymar me ofertë nga MLS
Neymar Junior thuhet se ka një ofertë nga një klub në Major League Soccer. Sulmuesi brazilian nuk e përjashton një largim nga Al-Hilal këtë muaj.18/01/2025 14:49-Dortmund vendosi një çmim për Reynën
Sipas Sky Germany, Borussia Dortmund kërkon nga 15 deri në 18 milionë euro për Giovanni Reyna. Klubi italian, Milani është në diskutime me agjentët e tij, por puna është e komplikuar.18/01/2025 14:25-Skriniar në radarin e Tottenhamit
Milan Skriniar është një opsion për Tottenham Hotspur në këtë afat kalimtar. Spurs duan një marrëveshje huazimi, por PSG do të preferonte një transferim të përhershëm.18/01/2025 13:59-Nkunku pranon kushtet e Bayern Munichut
Christopher Nkunku thuhet se ka rënë dakord për kushtet personale me Bayern Munichun. Megjithatë, të dy klubet ende nuk kanë arritur një marrëveshje për një tarifë apo për huazim.18/01/2025 12:33-Milani has në vështirësi për Joao Felix
Milan i është drejtuar Chelseat për shërbimet e portugezit Joao Felix. Megjithatë, sipas Gianluca Di Marzio, Blutë nuk janë të interesuar për një marrëveshje huazimi.18/01/2025 12:20-Chelsea rrit ofertën për Yeremay
Chelsea thuhet se ka rritur ofertën e tyre për Yeremay Hernandez të Deportivo La Coruna. Sipas Relevo, Blutë tani ofrojnë 12 milionë euro për sulmuesin 22-vjeçar.18/01/2025 12:09-Romain Esse, lojtar i ri i Crystal Palace
Crystal Palace ka nënshkruar zyrtarisht me Romain Esse nga Millwall. Sipas mediave angleze, transferimi i tij ka kushtuar për rreth 14.5 milionë funte.
18/01/2025 11:24-Kyle Walker drejt Milanit, detajet e transferimit
Kyle Walker është në prag të bashkimit me Milanin nga Manchester City. Gazzetta dello Sport ka zbuluar detajet e marrëveshjes mes palëve. Lajmi i plotë...18/01/2025 11:10-Tomori pëlqehet nga tri klube
Aston Villa dhe Tottenham Hotspur po konsiderojnë një lëvizje për Fikayo Tomori. Sipas TBR Football, Juventusi është gjithashtu i interesuar për transferimin e mbrojtësit të Milanit.18/01/2025 10:57-Richarlison dëshiron largimin nga Tottenhami
Sipas Football Insider, Richarlison u ka thënë miqve se dëshiron të largohet nga Tottenham Hotspur. Braziliani ka vendosur synimin e tij për një lëvizje në Superligën e Arabisë Saudite.18/01/2025 10:30-Arsenali rivalizon Man Utd për transferimin e Gyokeres
Arsenali po përpiqet të kalojë Manchester Unitedin në garën për të nënshkruar me sulmuesin e Sporting Lisbonës, Viktor Gyokeres. Sipas mediave angleze, Topçinjtë mund të marrin kryesimin e garës pasi mendojnë të nënshkruajnë me sulmuesin suedez këtë dimër, pas një dëmtimi të rëndë të sulmuesit Gabriel Jesus. Lajmi i plotë...18/01/2025 10:06-Cesc Fabregas dëshiron të sjellë dy yjet e Barcelonës në Como
Trajneri Cesc Fabregas dhe Como po synojnë të përforcojnë skuadrën e tyre për gjysmën e dytë të sezonit të Serie A, duke transferuar dy lojtarë nga Barcelona. Sipas gazetës Mundo Deportivo, Fabregas është i prirur të sjellë dy lojtarë, të cilët të dy janë shumë të kërkuar në të gjithë Evropën. Lajmi i plotë...18/01/2025 09:48-Real Madridi është gati të testojë Arsenalin për Saliban në vitin 2025
Dyshja mbrojtëse Trent Alexander-Arnold dhe Alphonso Davies mbeten prioritet, por ende janë në mëdyshje për rinovimet në Liverpool dhe Bayern Munich ose një lëvizje në Real Madrid. Krahas fytyrave të reja të mundshme në pozicionet mbrojtëse, ylli i Arsenalit, William Saliba është kthyer në agjendë si një objektiv afatgjatë, për të forcuar qendrën e mbrojtjes. Lajmi i plotë...18/01/2025 09:05-Santos e do huazimin e Neymarit
Santos ka nisur bisedimet me Al Hilal për të nënshkruar me Neymar në një huazim 6-mujor. Klubi brazilian i bëri një prezantim babait të Neymar, i cili përfshinte një video të krijuar nga Inteligjenca Artificiale me një zë të Peles, duke i thënë atij pse djali i tij duhet të kthehej në shtëpi, gjë që e emocionoi shumë. 🥹18/01/2025 08:53-Gundogan po përgatit një transferim tronditës
Sipas mediumit Fichajes, Ilkay Gundogan po përgatit një “transferim tronditës”. Mesfushori i Manchester Cityt po mendon largimin nga Anglia dhe destinacioni i radhës i gjermanit thuhet të jetë Galatasaray.18/01/2025 08:40-Real Madridi nuk lejon largimin e Gulerit
Real Madridi thuhet se nuk po planifikon të lërë Arda Guler të largohet nga klubi. Sipas Fichajes, Los Blancos nuk duan largimin e turkut as në formë huazimi dhe as në baza të përhershme.17/01/2025 22:44-Omar Marmoushit do t’i tetëfishohet paga me kalimin te Man City
Omar Marmoush pritet të përfundojë transferimin e tij te Manchester City në janar. Pasi ka shënuar 15 gola në 17 ndeshje të Bundesligës këtë sezon për Eintracht Frankfurt, egjiptiani mori vëmendjen e të gjitha klubeve të mëdha evropiane. Lajmi i plotë>>>17/01/2025 22:13-Thiago Motta konfirmon transferimin e Kolo Muanit te Juventusi
Trajneri i Juventusit, Thiago Motta shprehu kënaqësinë e tij për lëvizjen e pritur të sulmuesit francez, Randal Kolo Muani nga Paris Saint-Germain, duke thënë se ai shpreson që lojtari të jetë i disponueshëm kur ata të presin Milanin në Serie A të shtunën. Lajmi i plotë>>>17/01/2025 21:56-Zyrtare: Kvaratskhelia lojtari më i ri i Paris Saint-Germainit
Napoli edhe zyrtarisht ka kompletuar shitjen e Khvicha Kvaratskhelias tek Paris Saint-Germaini për shumën e 70 milionë eurove. Reprezentuesi gjeorgjian kaloi testet mjekësore dhe nënshkroi një kontratë për katër vite e gjysmë deri në qershor të 2029, e cila besohet se është e vlefshme prej 9 milionë eurosh në sezon.Paga e tij ishte një hap i madh drejt arritjes së marrëveshjes, pasi Kvaratskhelia ishte paguar vetëm 1.5 milionë euro në vit që prej se ishte pjesë e klubit italian.Lexo lajmin e plotë...17/01/2025 19:39-Zyrtare: Shqiprim Taipi rikthehet te Gjilani
Gjilani ka komunikuar zyrtarisht rikthimin e Shqiprim Taipit pas një përvoje në kampionatin elitar të Kazakistanit. Lajmi i plotë>>>17/01/2025 18:48-Milani heq dorë nga Rashford
Sipas raportimeve të fundit nga L’EQUIPE, Milani ka vendosur të heqë dorë nga përpjekjet për të nënshkruar me sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford, për t’u përqendruar në një marrëveshje për mbrojtësin e Manchester Cityt, Kyle Walker. Lajmi i plotë>>>17/01/2025 18:11-U raportua se Real Madridi ka marrëveshje me Davies – reagon drejtori i Bayern Munichut
Drejtori Sportiv i Bayern Munichut, Max Eberl, ka thënë se negociatat për kontratën e re të Alphonso Davies vazhdojnë, pas raportimeve se agjenti i tij do të zhvillonte bisedime të reja me klubet e tjera. Lajmi i plotë>>>17/01/2025 17:19-Agjenti i Seskos thyen heshtjen dhe tregon nëse ai do të transferohet tek Arsenali
Agjenti i sulmuesit Benjamin Sesko është përgjigjur ndaj thashethemeve që pretendojnë se ‘Topçinjtë’ do të synojnë transferimin e tij në janar. Në mungesë të opsioneve në sulm, Arsenali është lidhur fortë me një transferim të mundshëm të sllovenit, pas lëndimit të rëndë që pësoi Gabriel Jesus ndaj Manchester United.Disa raportime bëjnë me dije se Arsenali ka identifikuar Seskon si objektivin e tyre të preferuar dhe po synojnë një marrëveshje huazimi me opsionin për ta blerë.17/01/2025 17:05-Karim Benzema në Ligën Premier? Rio Ferdinand thotë se duhet t‘i bashkohet rivalit të Man United
Rio Ferdinand ka këshilluar Arsenalin që të zgjidhë problemet e sulmit dhe të rrisë shanset e tij për të fituar titullin e Ligës Premier duke sjellë Karim Benzeman në një huazim gjashtë mujor nga Al Ittihad. Lajmi i plotë>>>17/01/2025 17:04-Conceicao i kërkon Milanit transferimin e ‘të padëshiruarit’ te Chelsea
Sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio, Milani ka nisur kontaktet me Chelsean për një nga lojtarët që Enzo Maresca nuk po e përdor. Lajmi i plotë>>>17/01/2025 16:19-Alejandro Garnacho drejt transferimit sensacional tek rivali i Man United në janar
Një klub i Ligës Premier i është bashkuar garës për të transferuar yllin e Manchester United, Alejandro Garnacho, sipas raportimeve të fundit. Garnacho ka qenë subjekt i thashethemeve të shumta, me raportimet që e lidhnin atë me një largim nga ‘Old Trafford’.Një raportim i fundit ka bërë me dije se një prej rivalëve të ‘Djajve të Kuq’ ka pyetur për situatën e Garnachos.Lexo lajmin e plotë...17/01/2025 16:05-Nuk ka kthim mbrapa – Real Madridi po fillon me revolucion në skuadër: Tre lojtarë do të shiten
Real Madrid thuhet se do të largojë Aurelien Tchouamenin, Ferland Mendyn dhe Lucas Vazquezin, sipas një raportimi nga Fichajes.net. Kjo vjen pasi Los Blancos pësuan një humbje 5-2 kundër Barcelonës në Superkupën e Spanjës të dielën, më 12 janar dhe ndaj Celta Vigos nuk është se bënë më mirë, pasi u dashtën vazhdimet për të kaluar tutje në Kupën e Mbretit. Lajmi i plotë>>>17/01/2025 15:44-Barcelona synon transferimin e Luis Diazit
Barcelona thuhet se e ka bërë Luis Diazin objektivin e tyre kryesor për krahun e majtë të sulmit. Sipas Sport, drejtori sportiv Deco preferon Diaz për aftësinë e tij në hapësira të ngushta, ndërsa Williams shihet si më efektiv në fusha të hapura.17/01/2025 15:29-Atalanta interesohet për Disasin
Atalanta ka bërë një afrim te Chelsea për të siguruar shërbimet e Axel Disasit. Sipas gazetarit Rudy Galetti, klubi italian e do mbrojtësin në huazim deri në fund të sezonit.17/01/2025 15:06-Milani interesohet për Joao Felix
Sipas La Gazzetta dello Sport, Milani është i interesuar për sulmuesin e Chelseat, Joao Felix. Milani, i cili është në kërkim të një sulmuesi dhe gjithashtu ka shfaqur interes për Marcus Rashford të Manchester United, po shqyrton një lëvizje huazimi për sulmuesin 25-vjeçar portugez, ndërsa Chelsea është i hapur për të shitur lojtarin.17/01/2025 14:55-Chelsea vihet pas dy yjeve
Chelsea ka bërë hetime për sulmuesit anësorë, Alejandro Garnacho dhe Jamie Gittens, përpara lëvizjeve të mundshme. Sipas David Ornstein, bisedimet janë në një fazë të hershme, por të dy lojtarët po konsiderohen nga drejtuesit e Bluve.17/01/2025 13:54-Belgjika shkarkon trajnerin Tedesco
Domenico Tedesco është shkarkuar dhe nuk është më trajner i kombëtares së Belgjikës. "Kombëtarja e mbyll kapitullin e saj me Domenico Tedesco. Faleminderit, Domenico, për angazhimin dhe pasionin tuaj gjatë dy viteve të fundit. Ju urojmë gjithë të mirat për të ardhmen!", thuhet në njoftim.17/01/2025 13:50-Atletico Madridi konfirmon shitjen e Vermeeren
Atletico Madrid ka njoftuar se RB Leipzig ka ushtruar opsionin e blerjes së përhershme për mesfushorin Arthur Vermeeren, i cili u huazua gjatë verës. Klubet thuhet se janë pajtuar për shifrën e 20 milionë eurove për transferimin e belgut.
17/01/2025 13:41-Juventusi nuk dorëzohet për Araujon
Juventus nuk ka hequr dorë nga ndjekja e Ronald Araujo. Klubi italian thuhet se po përgatit një ofertë prej 70 milionë eurosh për t'ia dërguar Barcelonës.17/01/2025 13:22-Solskjaer arrin në Stamboll
Ole Gunnar Solskjaer ka arritur në Stamboll për të nënshkruar kontratën me Besiktasin. Trajneri norvegjez ndihet i lumtur dhe mezi pret t'ia fillojë punës te klubi turk.
17/01/2025 12:32-RB Leipzig pritet ta blejë kartonin e Vermeeren
RB Leipzig thuhet se do të ushtrojë opsionin për të blerë klauzolën e Arthur Vermeeren. Sipas Fabrizio Romanos, klubi gjerman do t'i paguajë 20 milionë euro Atletico Madridit.17/01/2025 11:59-Milani e do Reynan
Milani thuhet se dëshiron transferimin e Giovanni Reyna nga Borussia Dortmund. Zyrtarët e Milanit dhe përfaqësuesit e Reynas u takuan të mërkurën në mbrëmje për të diskutuar një transferim të mundshëm.17/01/2025 11:50-Interi do transferimin e Petar Sucicit
Sipas Calciomercato, Interi dëshiron të nënshkruajë me Petar Sucicin nga Dinamo Zagrebi. Interi thuhet se synon të bindë Dinamon që ta shesë atë me një ofertë prej 15 milionë euro.17/01/2025 11:35-Arsenali arrin marrëveshje me Zubimendin
Arsenali thuhet se ka rënë dakord për kushtet personale me mesfushorin 25-vjeçar të Real Sociedad, Martin Zubimendi. Sipas mediave angleze, Topçinjtë i kanë ofruar rritje të madhe page mesfushorit spanjoll, për dallim nga ajo që merr te Sociedadi.17/01/2025 11:27-Ansu Fati pëlqehet nga klubet e Ligës Premier
Sulmuesi i Barcelonës, Ansu Fati ka përfunduar në radarin e klubeve të njohura angleze. Sipas gazetës Sport, West Ham dhe Tottenham Hotspur janë të interesuar për të nënshkruar me Ansu Fati.17/01/2025 10:57-Besiktas fillon bisedimet me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer
Klubi turk, Besiktas ka njoftuar se kanë filluar negociatat me Ole Gunnar Solskjaer për postin e trajnerit të ekipit. "Kompania jonë ka filluar negociatat me Ole Gunnar Solskjaer për pozicionin e trajnerit të ekipit A të futbollit", thuhet në njoftim.
17/01/2025 10:53-Haaland nënshkruan kontratë 10-vjeçare me Man Cityn
Erling Haaland ka nënshkruar kontratë dhjetëvjeçare me Manchester Cityn, duke zgjatur qëndrimin deri në verën e vitit 2034. City ka arritur marrëveshje rinovimi me sulmuesin 24-vjeçar duke nënshkruar kushte të reja në kontratë, ndër më fitimprurëset në histori të sportit. Ky njoftim u konfirmuar edhe nga vetë klubi anglez me anë të një postimi. Lajmi i plotë...17/01/2025 10:47-Chelsea i kërkon Evertonit kompensim për të rikthyer Armando Brojën
Klubi londinez, Chelsea thuhet se ka kërkuar nga Evertoni kompensim nëse duan ta ndërpresin huazimin e sulmuesit shqiptar, Armando Broja. Sipas The Guardian, Chelsea i ka kërkuar Evertonit kompensim për të rikthyer sulmuesin shqiptar nga huazimi i tij. Lajmi i plotë...16/01/2025 23:44-Kvaratskhelia konfirmon transferimin te PSG me mesazhin lamtumirës nga Napoli
Khvicha Kvaratskhelia ka konfirmuar largimin e tij nga Napoli për t’u bashkuar me Paris Saint-Germain në një transferim që kap vlerën e 70 milionë eurove plus bonuse shtesë. Lajmi i plotë>>>16/01/2025 23:12-Nga Italia raportojnë se Kyle Walker ka arritur marrëveshje me Milanin
Sipas raportimeve në Itali, Milani ka rënë dakord për kushtet personale me Kyle Walker, i cili tashmë ka kërkuar të largohet nga Manchester City në janar. Lajmi i plotë>>>16/01/2025 22:17-Mërgim Berisha drejt transferimit në Serie A
Sipas një postimi në X nga gazetari i Sky Sports, Ben Heckner, klubi italian Monza ka shfaqur interes për të nënshkruar me sulmuesin e Hoffenheim, Mergim Berisha, i cili është 26 vjeç. Lajmi i plotë>>>16/01/2025 21:17-Gazetari i afërt me Real Madridin e quan “të kryer” transferimin e Alexander-Arnold
Një marrëveshje thuhet se tashmë mund të bëhet që Trent Alexander-Arnold të largohet nga Liverpooli dhe të nënshkruajë për Real Madridin në verë. Mbrojtësi i djathtë i Reds është duke u bërë një lojtar i lirë, me kontratën e tij aktuale në Anfield që do të përfundojë pas disa muajsh. Lajmi i plotë>>>16/01/2025 20:48-E kryer: Guardiola bën goditjen e radhës, top sulmuesi zbarkon te Manchester City
Manchester City ka arritur një marrëveshje të rëndësishme transferimi duke nënshkruar sulmuesin egjiptian Omar Marmoush nga Eintracht Frankfurt. Lajmi u konfirmua nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, në një postim në X ku deklaroi se marrëveshja ishte përfunduar pas raundeve finale të bisedimeve mes dy klubeve. Marmoush, i cili ka kërkuar të bashkohet me kampionët e Ligës Premier, ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Cityn. Lajmi i plotë>>>16/01/2025 20:11-Neymar refuzon të transferohet në MLS nëse nuk plotësohet njëra nga kushtet e tij
Neymar raportohet se po refuzon të transferohet në MLS pasi është shfaqur një ‘kërkesë për kontratë’. Braziliani 32-vjeçar është aktualisht në vitin e fundit të kontratës së tij me Al-Hilal, me kontratën e tij që skadon në qershor 2025. Lajmi i plotë>>>16/01/2025 19:52-Real Madridi harron Rodrin – shkon me të gjitha forcat për lojtarin “e paprekshëm” të Man Cityt
Real Madridi është i vendosur të testojë Manchester Cityn këtë janar me një ofertë për asin e tyre, Savinho, një lojtar që klubi i tij thotë se është i paprekshëm. Edhe pse ai ka vetëm një gol në 17 paraqitje këtë sezon, braziliani është rritur në rolin e tij nën Pep Guardiolën dhe gjashtë asistime nuk janë shumë të dobëta në këtë fazë të sezonit 2024/25. Lajmi i plotë>>>16/01/2025 19:28-Amorim dëshiron ta zëvendësojë Casemiron me yllin e rivalit nga Liga Premier
Sezoni i jostabil i Manchester United mund t’i bëjë ata të bëjnë lëvizje për yje të rinj në afatin kalimtar të janarit, pasi ata përpiqen të luftojnë për një vend në garat evropiane – dhe një prej tyre mund të jetë mesfushori i Wolverhampton Wanderer, Joao Gomes, me skautët e Old Trafford që mbajnë një sy afër talentit brazilian, sipas ish-rekrutuesit Mick Brown. Lajmi i plotë>>>16/01/2025 19:01-Barcelona ka zbuluar klubet që e duan transferimin e Ansu Fatit
Barcelona ka zbuluar interesimin për Ansu Fatin dhe kjo lëvizje pritet të ndodhë në afatin e transferimeve të janarit. Klubi katalunas ka zbuluar në burime të mediave lokale se klubet janë në kontakt për anësorin dhe marrëveshja pritet të ndodhë së shpejti. Lajmi i plotë>>>>16/01/2025 18:43-Liverpooli fillon bisedimet për të nënshkruar top yllin e rivalit nga Liga Premier, lojtari e dëshiron kalimin në Anfield
Sipas The i Paper, Liverpool po planifikon një lëvizje për mbrojtësin e majtë të Bournemouth, Milos Kerkez, të cilin e shohin si një pasardhës afatgjatë të Andrew Robertson. Edhe Manchester United dhe Manchester City besohet të jenë të interesuar për lojtarin hungarez. Lajmi i plotë>>>16/01/2025 18:28-Zbulohet plani i Real Madridit për transferimin e Salibas
Real Madridi ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e mbrojtësit të Arsenalit, William Saliba, sipas një raportimi nga Foot Mercato. 23-vjeçari francez ka qenë në formë mbresëlënëse si për Arsenalin ashtu edhe për kombëtaren e Francës, duke tërhequr vëmendjen e kampionëve në fuqi të Ligës së Kampionëve. Lajmi i plotë>>>16/01/2025 16:41-Karim Adeyemi afër kalimit te gjiganti i Ligës Premier
Sipas Christian Falk të Bild, Chelsea është në bisedime për një lëvizje verore për sulmuesin e Borussia Dortmund, Karim Adeyemi. Lajmi i plotë>>>16/01/2025 15:49-Rashford mund të përfundojë në Bundesliga, gjiganti gjerman shton interesimin për të
16/01/2025 15:28-PSG rezervon testet mjekësore për Kvaratskhelia
Ylli gjeorgjian, Khvicha Kvaratskhelia pritet të jetë njëri nga transferimet më të mëdha të afateve kalimtare të janarit viteve të fundit, pasi pritet të kompletojë kalimin nga Napoli të PSG. Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Paris Saint Germain ka rezervuar testet mjekësore për anësorin e Napolit, Kvaratskhelia. Lajmi i plotë...16/01/2025 15:07-Gjigantët e Ligës Premier duan Mbeumon
Sulmuesi i Brentfordit, Bryan Mbeumo ka përfunduar në radarin e gjigantëve të Ligës Premier. Sipas The Sun, Arsenali, Manchester United dhe Tottenham Hotspur po synojnë të gjithë një lëvizje për të nënshkruar me Mbeumo.16/01/2025 14:50-Dortmundi konsideron blerjen e Rashfordit
Marcus Rashford tani është një opsion serioz për Borussia Dortmundin. Sipas gazetës Bild, Dortmund po konsideron një marrëveshje të përhershme për yllin e Manchester Unitedit.16/01/2025 14:48-Arsenali nis bisedimet për transferimin e top sulmuesit nga Bundesliga
16/01/2025 13:48-Drejtori i Granadas: Uzuni dëshiron të largohet, por duhet të paguhet klauzola
Drejtor i përgjithshëm i Granadas, Alfredo Garcia Amado ka folur për çështjen e sulmuesit shqiptar, Myrto Uzuni, i cili ka shkaktuar stuhi te klubi spanjoll. Sulmuesi shqiptar ka shkaktuar stuhi te Granada, duke mos u shfaqur në stërvitje pasi dëshiron transferimin në Major League Soccer te FC Austin dhe për këtë situatë ka folur tashmë drejtori i përgjithshëm i klubit nga La Liga 2. Lajmi i plotë...16/01/2025 13:29-Enis Bardhi drejt La Ligës, e duan dy ekipe
Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi ka ndërprerë kontratën me Trabzonsporin dhe tani kanë filluar kërkesat për shërbimet e tij. Sipas gazetës Marca, Espanyol dhe Real Valladolid duan të bëjnë oferta për ish-lojtarin e Levantes për të marrë shërbimet e tij.16/01/2025 13:24-Napoli hap bisedimet për Adeyemin
Napoli ka hapur bisedimet me përfaqësuesit e sulmuesit anësor të Borussia Dortmund, Karim Adeyemi. Adeyemi shihet si zëvendësues i Khvicha Kvaratskhelia, i cili pritet të zyrtarizohet te Paris Saint-Germain.16/01/2025 13:17-Arsenali do një qendërsulmues të ri, etiketon tre emra
Arsenali dëshiron të nënshkruajë me një qendërsulmues dhe ka etiketuar tre lojtarë si objektiva të preferuar. Sipas The Sun, Benjamin Sesko (RB Leipzig), Viktor Gyokeres (Sporting) dhe Dusan Vlahovic (Juventus) shihen si objektiva.16/01/2025 12:16-Ansu Fati do të largohet nga Barcelona, por do të mbetet në La Liga
Barcelona , pasi ka zgjidhur problemet me Dani Olmo dhe Pau Victor , tani po kërkon të zgjidhë situatën me Ansu Fati . Fati ka qenë duke luftuar për qëndrueshmëri vitet e fundit, ka të ngjarë të huazohet në janar, gjë që synon edhe klubi. Pretendenti kryesor për shërbimet e Fatit është Girona, e cila ofron një huazim deri në qershor. Lajmi i plotë16/01/2025 12:01-Një skuadër tjetër amerikane po e rivalizon Inter Miamin për Neymarin
Neymar do të largohet nga Al Hilal dhe karriernë pritet ta vazhdojë në MLS. Chicago Fire synon afrimin e brazilianit vetëm nëse ai shkëput kontratën me Al Hilal dhe është gati ta bëjë lojtarin e dytë më të paguar në MLS pas Lionel Messit. Lajmi i plotë16/01/2025 11:59-Ylli i Bayern Munichut i thotë ‘po’ Real Madridit
Mbrojtësi i majtë i Bayern Munichut, Alphonso Davies thuhet se ka pranuar t'i bashkohet Real Madridit. Sipas gazetës Marca, Davies i ka thënë ‘po’ Real Madridit rreth kushteve personale dhe gjithçka pritet të finalizohet me transferimin e tij falas në verë. Lajmi i plotë...16/01/2025 11:39-Juventus i vendos çmimin minimal Cambiasos, pas interesimit të Man Cityt
Mbrojtësi Andrea Cambiaso është shfaqur si objektiv i Manchester Cityt në afatin kalimtar të janarit. Megjithatë, Juventusi thuhet se nuk është i gatshëm të shesë atë këtë muaj, megjithëse një ofertë do të mund t'i bindte bardhezinjtë të hapnin bisedimet me Cityn. Lajmi i plotë...16/01/2025 11:05-Një skuadër tjetër amerikane po e rivalizon Inter Miamin për Neymarin
Sipas L'Equipe, Chicago Fire dëshiron të nënshkruajë me Neymar Jr. Klubi i Major League Soccer ka kontaktuar tashmë me rrethin e brazilianit.16/01/2025 09:53-Kolo Muani arrin për teste mjekësore te Juventusi
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Randal Kolo Muani ka mbërritur në J Medical për t'i kryer testet mjekësore me Juventusin. Reprezentuesi francez është në prag të përfundimit të një huazimi deri në fund të sezonit dhe pritet të bëhet përforcimi i dytë i janarit.
16/01/2025 09:22-Liverpoolin po e rivalizojnë dy skuadra angleze për Loic Baden
Liverpooli është duke u interesuar për transferimin e një mbrojtësi qendror i cili do të jetë zëvendësues i Virgil Van Dijk. Kapiteni i The Reds pritet të largohet nga Anfield në fund të sezonit, derisa skuadra e Arne Slot tanimë ka gjetur zëvendësuesin e tij. Lideri aktual i Ligës Premier e ka në listën e dëshirave francezin Loic Bade i cili ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit me fanellën e Sevillas. Lajmi i plotë16/01/2025 09:05-Napoli beson në transferimin e Garnachos
Napoli thuhet se ka besim në nënshkrimin e Alejandro Garnacho nga Manchester United këtë afat kalimtar. Sipas mediumit Il Mattino, klubi italian i ka ofruar sulmuesi anësorit një kontratë pesëvjeçare.16/01/2025 08:42-Arsenali e do sulmuesin Wahi
Arsenali thuhet se po mendon të bëjë një lëvizje për të nënshkruar me Elye Wahi nga Olympique Marseille. Sipas Caught Offside, Wahi shihet si pasues i Gabriel Jesus, i cili humbi pjesën tjetër të sezonit shkaku i lëndimit.16/01/2025 08:30-Liverpooli vihet pas Kimmichut
Liverpooli thuhet se ka filluar bisedimet për një lëvizje të mundshme për Joshua Kimmich të Bayern Munichut. Sipas Fichajes, gjermani do të bëhet një lojtar i lirë në verë dhe Reds duan ta shfrytëzojnë mundësinë.15/01/2025 21:15-Salah në fanellën e “klubit të ri” – a është ky sinjal se egjiptiani ka vendosur për të ardhmen?
Njeriu i parë i Arabisë Saudite për sport, Turki Alalshikh, ka publikuar një imazh të krijuar të Mohamed Salah në fanellën e klubit të tij të ri. Lojtari më i mirë deri më tani në këtë sezon të Ligës Premier ende nuk e ka vazhduar kontratën me Liverpoolin, ndonëse ka hyrë në muajt e fundit të angazhimit aktiv në klub, kështu që mund të negociojë me të gjitha klubet e tjera. Lajmi i plotë>>>15/01/2025 20:47-Kreshnik Hajrizi transferohet te Sioni
Kreshnik Hajrizi është huazuar te skuadra e Sionit deri në fund të këtij edicioni. Klubi zviceran ka opsionin për të blerë kartonin e Hajrizit nga skuadra polake, Widzew Lodz. Lajmi i plotë>>>15/01/2025 20:04-Zbulohet paga e Kvaratskhelias te PSG, katërfish më e madhe se te Napoli
Paga e Khvicha Kvaratskhelia në Paris Saint-Germain është zbuluar pasi Fabrizio Romano raporton se ai do të ‘katërfishojë’ marrëveshjen e tij aktuale me Napolin. Gjeorgjiani i ka thënë lamtumirë klubit italian, ndërsa ai u përshëndet edhe me tifozët napolitanë. Lajmi i plotë>>>15/01/2025 19:30-Juventusi prezanton zyrtarisht Alberto Costan
Juventusi ka njoftuar zyrtarisht transferimin e Alberto Costas në një transferim të përhershëm nga skuadra portugeze Vitoria Guimaraes. Mbrojtësi 21-vjeçar bëhet nënshkrimi i parë i Juves në afatin kalimtar të janarit, duke u bashkuar me një marrëveshje të përhershme nga Vitoria. Lajmi i plotë>>>15/01/2025 18:03-Lindon Emërllahu në pritje të transferimit gjatë janarit, Ballkani vërshohet me oferta
Lindon Emërllahu me shumë gjasë do të largohet me Ballkani në afati kalimtar të janarit. Telegrafi mëson se në adresën e klubit nga Suhareka kanë ardhur disa oferta. Lajmi i plotë>>>15/01/2025 17:35-Enis Bardhi largohet zyrtarisht nga Trabzonspori – shkëputet kontrata pa dëmshpërblim
Kohë të trazuara po vijojnë te Trabzonspori, i cili nuk mundi të arrinte suksesin që donte në Superligën e Turqisë. Klubi turk ka shkëputur kontratën me lojtarin Enis Bardhi me marrëveshje të dyanshme. Lajmi i plotë>>>15/01/2025 16:54-Real Madridi fillon bisedimet me zëvendësuesin e Ancelottit
Real Madrid ka zhvilluar bisedime me zëvendësuesin Carlo Ancelottit, raporton Fichajes. Lexoni lajmin e plotë>>>15/01/2025 16:01-Real Madridi futet befasisht në garë për Gyokeres
Viktor Gyokeres mund të largohet nga Sporting Lisbona në afatin kalimtar të janarit, pasi numri i skuadrave që e duan atë po shtohet gjithnjë e më shumë. Real Madridi është skuadra e fundit që është bashkuar në garë për sulmuesin suedez i cili po shkëlqen me gola. Lajmi i plotë..15/01/2025 15:54-Zyrtare: Lyoni nënshkruan me Thiago Almada
Klubi francez, Lyon ka nënshkruar me 23-vjeçarin Thiago Almada nga Botafogo. Mesfushori me tipare sulmuese i bashkohet Lyonit në huazim falas deri më 30 qershor 2025.
15/01/2025 15:37-Roma gati ta sakrifikojë Pellegrinin për të arritur te Frattesi
E ardhmja e Davide Frattesit vazhdon të jetë e paqartë nëse do të mbetet te Interi apo do të largohet. Mesfushori italian ka kërkuar largimin nga kampioni në fuqi i Italisë, por problem mbetet çmimi i tij i lartë. Interi e vlerëson 45 milionë euro yllin e tyre, derisa Roma vazhdon të mbetet skuadra favorite për transferimin e tij. Lajmi i plotë...15/01/2025 15:20-Njeriu i parë i sportit saudit trazoi publikun me një foto të Salah në "klubin e ri"
Njeriu i parë i Arabisë Saudite për sportin dhe argëtimin, Turki Alalshikh, i ka "lënë pa mend" të gjithë duke publikuar një imazh të krijuar të Mohamed Salah në fanellën e klubit të tij të ri. Lajmi i plotë...15/01/2025 15:07-Real Madridi i informon tre gjigantët evropianë për çmimin e Tchouamenit
Aurelien Tchouameni është një nga futbollistët e parë që pritet të largohet nga Real Madridi gjatë këtij viti. Mesfushori francez nuk ka bindur këtë edicion dhe ai tanimë nuk është më i paprekshëm në Santiago Bernabeu. Te Reali janë të gatshëm ta shesin francezin dhe i kanë vendosur edhe çmimin e largimit. Lajmi i plotë..15/01/2025 14:51-Arsenali pritet t'i largojë dy lojtarë
Drejtuesit e Arsenalit thuhet se janë duke synuar rindërtimin e mesfushës së Mikel Arteta. Sipas mediumit The Telegraph, Thomas Partey dhe Jorginho po shtyhen drejt derës së daljes.15/01/2025 14:32-Chelsea rikthen Chalobahin
Chelsea ka aktivizuar opsionin e tyre për të rikthyer Trevoh Chalobah nga huazimi i tij në Crystal Palace. Sipas gazetarit David Ornstein, mbrojtësi 25-vjeçar rikthehet me efekt të menjëhershëm.15/01/2025 12:59-Manchester United interesohet për transferimin e portierit sensacion në Serie A
Manchester United duket se do të përforcohet edhe në portë, pasi nuk janë të kënaqur me Andre Onanan. Onana ka bërë shumë gabime trashanike që prej transferimit në Old Traford dhe United duan një tjetër portier. Portieri i Parmës, Zion Suzuki, po tërheq interesim nga Manchester United , sipas talkSPORT. Lajmi i plotë15/01/2025 12:27-Chelsea i cakton çmimin Nkunkut
Chelsea thuhet se i ka vendosur çmimin e largimit Christopher Nkunku pas interesimit nga Bayern Munich, dhe me sulmuesin të pakënaqur me kohën e tij të lojës në Stamford Bridge. Sipas mediumit The Athletic, Blutë duan një tarifë prej 65 milionë funte për sulmuesin francez.15/01/2025 12:04-Zyrtare: Simon Simoni huazohet në Bundesliga 2 te Frankfurti
Aventurë e re për portierin shqiptar Simon Simoni dhe përsëri në futbollin gjerman. Portieri i Kombëtares së Shqipërisë ishte i huazuar në gjashtë muajt e fundit te Ingolstadt në Bundesliga 3, derisa tani do të luaj në një nivel më lartë. Simoni është huauzar në Kaiserslautern në Bundesliga 2 për 18 muajt e ardhshëm nga Eintracht Frankfurti. Lajmi i plotë15/01/2025 11:52-Barcelona është në kërkim të pasuesit të Ter Stegen, dy emra në listën e dëshirave
Barcelona thuhet se po kërkon zëvendësues të mundshëm për portierin gjerman, Marc-Andre ter Stegen, në tregun e transferimeve. Sipas mediumit El Nacional, klubi katalanas ka identifikuar dy portier të njohur si objektiva të mundshëm. Lajmi i plotë...15/01/2025 11:42-Aston Villa refuzon oferën e West Hamit për Duran
Aston Villa thuhet se ka refuzuar një ofertë nga West Ham United për Jhon Duran. Sipas mediumit talkSPORT, West Ham ka ofruar 40 milionë funte për sulmuesin e ri.15/01/2025 11:33-Araujo bindet për të qëndruar te Barcelona
Ronald Araujo duket se ka vendosur për të qëndruar te Barcelona, së paku deri në qershor dhe mos të largohet gjatë janarit. Drejtori sportiv i Barcelonës , Deco, ka bindur Ronald Araujo që të mos largohet nga klubi në janar, raporton Mundo Deportivo. Lajmi i plotë15/01/2025 11:32-Tre klubet angleze po rivalizojnë njëra tjetrën për Jonathan David
Jonathan David duket se do të largohet nga Lille gjatë afatit kalimtar të janarit, pas katër viteve e gjysmë qëndrim te skuadra franceze. Sulmuesi kanadez është futur në vitin e fundit të kontratës me klubin francez dhe nuk ka pranuar rinovimin e saj. Manchester United, Tottenham Hotspur dhe West Ham United kanë shprehur interesim për transferimin e David. Lajmi i plotë15/01/2025 10:55-Nënshkrimi i ri i Juventusit arrin për teste mjekësore
Mbrojtësi portugez, Alberto Costa ka mbërritur në J Medical mëngjesin e sotëm (e mërkurë) për t'iu nënshtruar testeve mjekësore me Juventusin. 21-vjeçari është në prag të bashkimit me Bianconerët me një marrëveshje të përhershme prej 13 milionë eurosh nga Vitoria Guimaraes.


