Please enter at least 3 characters.

Mbingarkohet Emergjenca, 233 pacientë për 24 orë

2018/12/qendra-klinike-emergjente-QKUK-foto-Ridvan-Slivova-15-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Klinika Emergjente e QKUK-së, në 24 orët e fundit ka qenë e mbingarkuar me pacientë. Sipas raportit 24 orësh të kësaj klinike, vetëm në 24 orët e fundit ka pasur 233 pacientë.

Në dhomën e reanimimit kanë qenë 45 pacientë, 43 vizita kirurgjike,73 internistike, 50 vizita ortopedike.

Po ashtu, në 7 raste pacientët kanë kërkuar ndihmë si pasojë e aksidenteve në trafik.

Klinika Emergjente ka trajtuar edhe raste të tjera të lëndimeve me armë zjarri dhe lëndimeve të tjera. /Telegrafi/

Foto: Arkiv