Please enter at least 3 characters.

Mbikëqyrje e Ngushticës së Hormuzit - dakordohen Irani dhe Omani

Irani ka hartuar një protokoll me Omanin për të monitoruar trafikun në Ngushticën e Hormuzit.

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit ka thënë se po hartohet një protokoll që i mundëson vendit të mbikëqyrë trafikun në Ngushticën e Hormuzit së bashku me Omanin pas përfundimit të luftës.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA dhe agjencisë Mehr, Kazem Gharibabadi tha se rregullat e mëparshme gjatë kohës së paqes, që lejonin lundrim të lirë në ngushticë, "nuk mund të pritet të zbatohen" gjatë luftës.

Udhëheqësit në SHBA, BE dhe Kinë kanë paralajmëruar kundër vendosjes së tarifave ose çdo lloj sistemi monitorimi që do t’i lejonte Iranit të kontrollonte navigacionin në ngushticë, shkruan skynews.

Gharibabadi tha se edhe gjatë kohës së paqes, lëvizja e anijeve në ngushticë do të zhvillohej nën mbikëqyrje dhe koordinim me Iranin dhe Omanin, të vendosur në secilën anë të këtij kanali ujore.

“Natyrisht, këto kërkesa nuk nënkuptojnë kufizime, por synojnë të lehtësojnë dhe sigurojnë kalimin e sigurt dhe të ofrojnë shërbime më të mira për anijet që përdorin këtë rrugë”, shtoi ai. /Telegrafi/