Please enter at least 3 characters.

Mbappe thotë se përshtatja e tij ka përfunduar te Real Madridi: Tani po i kuptoj shokët e skuadrës

2024/12/Kylian-Mbappe-4-scaled.jpg
267:"MADRID, SPAIN - DECEMBER 22: Kylian Mbappe of Real Madrid celebrates scoring his team's first goal during the LaLiga match between Real Madrid CF and Sevilla FC at Estadio Santiago Bernabeu on December 22, 2024 in Madrid, Spain. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, ka komentuar fitoren 4-2 ndaj Sevillas në La Liga.

Ylli francez ka shënuar një gol spektakolar, derisa ka thënë se kanë bërë shumë mirë në muajt e fundit.

"Ne luajtëm shumë mirë dhe jemi bërë shumë më mirë gjatë muajve të fundit. Ishte e vështirë, si gjithmonë, kundër Sevillas".

“Ne ishim pak të lodhur pas udhëtimit në Katar, por bëmë gjithçka që mundëm në pjesën e parë. Ne luajtëm shumë mirë që në fillim, duke shtyrë deri në gjysmën e kundërshtarit, të fokusuar në sulm dhe shënuam shumë gola".

“Mendoj se tifozët ishin të kënaqur me ndeshjen e sotme, po ashtu edhe ne".

Krejt në fund Mbappe ka thënë se përshtatja e tij në Santiago Bernabeu ka përfunduar dhe tani po i kupton më mirë shokët e skuadrës.

“Që nga ardhja ime, shumëçka ka ndryshuar në skuadër, por siç tha trajneri, përshtatja ka përfunduar. Ndihem mirë dhe mund ta shihni në fushë që i kuptoj më mirë shokët e skuadrës”, tha Mbappe. /Telegrafi/