Please enter at least 3 characters.

Mban fansat 'nën ethe' - Olta Gixhari thotë se po përgatitet për dy projekte të reja

Foto: Instagram

Aktorja e njohur Olta Gixhari, e cila prej vitesh është një nga emrat më të komentuar të shoëbizit shqiptar, ka zhvilluar së fundmi një sesion pyetjesh dhe përgjigjesh me ndjekësit e saj në Instagram.

Ashtu siç ndodh zakonisht, fansat janë treguar shumë kureshtarë për jetën e saj profesionale dhe për planet që ajo ka në vazhdim.

Një nga pyetjet që i është bërë më shpesh aktores kishte të bënte me karrierën e saj.

Foto: Instagram

“A ke ndonjë projekt në televizion, filmik ose teatral?”. Olta nuk ka nguruar të përgjigjet, duke zbuluar se aktualisht është duke punuar në disa angazhime të reja.

“Jam duke punuar për dy projekte, mezi pres t’i ndaj me ju. Por nuk është momenti”, ka shkruar ajo.

Edhe pse nuk ka dhënë detaje konkrete, kjo deklaratë ka ngjallur shumë interes mes ndjekësve, të cilët kanë filluar të aludojnë nëse bëhet fjalë për rikthimin e saj në ndonjë serial apo film, apo ndoshta për ndonjë projekt televiziv si moderatore apo pjesë e një formati të njohur.

Pas përfundimit të eksperiencës në Big Brother VIP Albania, Olta është fokusuar kryesisht në jetën e saj personale dhe në rolin e nënës, por deklarata e fundit tregon se ajo po përgatitet për një rikthim të fuqishëm në skenë. /Telegrafi/