Please enter at least 3 characters.

Mazzarri: Interi e meritoi fitoren

2016/01/mazzarri-interi-e-meritoi-fitoren_hd.jpg

Nerazzurrët kaluan në avantazh përmes golit të Ricky Alvarez, por vendasit më pas barazuan me anë të German Denis.

“Sipas këndvështrimit tim, ne e merituam fitoren. Nëse shikoni në mundësitë e shënimeve, ne krijuam më shumë se Atalanta këtë mbrëmje, veçanërisht në pjesën e dytë”.

“Ne duhet të jemi më klinik dhe më të mprehtë në sulm. Ne po ashtu duhet të përmirësojmë qasjen tonë dhe të shënojmë më shumë gola në këtë periudhë kur na mungon Diego Milito”.

“Ne ishim naivë që lejuam të pranojmë gol kur ishim në avantazh. Ne kemi shumë aspekte për të përmirësuar me qëllim që të luftojmë për pozitat e kreut”, ka thënë Mazzarri për Sky Sport Italia. /Telegrafi/