Mason Mount mbërrin në Carrington për testet mjekësore të Man United
03/07/2023
Mason Mount ka mbërritur në Carrington për t'iu nënshtruar testeve mjekësore përpara transferimit të tij te Manchester United.
Mesfushori 24-vjeçar mësohet se ka mbërritur në kompleksin stërvitor të United rreth orës 08:00, me pamjet që tashmë po qarkullojnë në rrjetet sociale.
Mount mund të shpallet zyrtarisht si lojtar i United në ditët në vijim dhe madje mund të bëjë debutimin e tij për klubin kur ata të përballen me Leeds në Oslo javën e ardhshme.
Chelsea në anën tjetër do të fitojë afro 70 milionë euro (me bonuse), derisa i kishin refuzuar tri oferta Djajve të Kuq për mesfushorin anglez.
Blutë nuk dëshironin ta shisnin Mount te rivali i tyre i Ligës Premier, por ishte dëshira e lojtarit që të kalonte në Old Trafford. /Telegrafi/


