Please enter at least 3 characters.

Marrin fund thashethemet rreth gruas së Labit, Qëndresa nuk është shtatzënë! (Foto)

2018/01/labinotsgash_4_1_2018_8_28_7_342-e1515050916985.jpg

Çifti i njohur Labinot Gashi dhe Qëndresa Bajrami janë të martuar tashmë e disa muaj.

Ata shpesh janë përfolur në media lidhur me jetën e tyre private, teksa së fundmi thuhej se dyshja janë në pritje të një fëmije.

Por, ky lajm del të jetë i pa vërtetë, kjo sipas burimeve të afërta me çiftin.

Labi dhe Qëndresa realizuan një set të bukur fotografik gjatë fundvitit, ku shfaqeshin të dy shumë të lumtur në ngjyrën e kuqe, teksa vërehej qartë se barku i Qëndresës nuk është i fryrë.

Sidoqoftë këto thashetheme duket se nuk kanë ndikuar që çifti në fjalë ta marrin afër zemrës, dhe të bëjnë demantim që në momentet e para kur flitej për një gjë të tillë. /Telegrafi/