Please enter at least 3 characters.

Marotta u kërkua edhe nga PSG, por zgjodhi Interin

2018/11/Marotta.jpg
245:"VILLAR PEROSA, ITALY - AUGUST 20: Juventus FC general manager Beppe Marotta looks on prior to the pre-season friendly match between Juventus A and Juventus B on August 20, 2014 in Villar Perosa, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-drejtori i Juventusit, Beppe Marotta, është i gatshëm të bashkohet me Interin, por ai ka qenë në bisedime edhe me Paris Saint-Germain.

Mediat italiane besojnë Marotta do të vendosë lapsin mbi letër me Interin si drejtues i ri i tyre.

Nënshkrimi i kontratës dhe zyrtarizimi i tij te Nerazzurrët pritet të ndodh brenda disa ditësh.

Marotta kishte udhëhequr rekordin prej shtatë titujve radhazi të Serie A nga Juventuesi, por thuhet se kishte acaruar marrëdhëniet me presidentin Andrea Agnelli.

Interi nuk ishte i vetmi klub i interesuar, pasi siç pretendon Paris United, Marotta kishte zhvilluar negociata me përfaqësuesit e PSG disa javë më parë.

Megjithatë, hezitimi i klubit parisian bëri një bashkëpunim paksa të vështirë dhe ai pranoi ofertën e Interit.

Mediat italiane gjatë ditëve të fundit kanë filluar të shkruajnë edhe për planin e transferimeve të klubit nga Meazza.

Sipas tyre, Marotta do të synojë objektiva transferimi të njëjta me Juventusin, si për shembull Adrien Rabiot, Sandro Tonali e Federico Chiesa. /Telegrafi/