Please enter at least 3 characters.

Marotta: Conte? Spalletti është duke e arritur atë që i kemi kërkuar

2019/05/GettyImages-453898620.jpg
245:"VILLAR PEROSA, ITALY - AUGUST 20: Juventus FC general manager Beppe Marotta looks on prior to the pre-season friendly match between Juventus A and Juventus B on August 20, 2014 in Villar Perosa, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)
12:"Getty Images

Inter është duke luftuar në këtë sezon që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, ndërsa është aktualisht në vendin katërt, por që rivalizohet edhe nga katër të tjera.

Skuadra italiane qëllim kryesor në këtë sezon e ka kualifikimin në garën më të madhe për klube në Evropë, por që e ardhmja e Luciano Spallettit është ende në dilemë.

Beppe Marotta ka folur për mediat italiane para përballjes së Interit me Chievon, derisa ka thënë se ata duan të kualifikohen në Ligën e Kampionëve, por që ka folur edhe për Antonio Conten.

Antonio Conte(Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

“Conte te Interi? Në media shkruhet gjithçka. Unë duhet të them që Luciano Spalletti është duke punuar mjaftë mirë. Ne jemi të tretë apo të katërt në renditje dhe jemi duke bërë mirë”, ka thënë drejtori i Interit.

Ne e kemi pyetur Spallettin nëse mund të në kualifikojë në Ligën  Kampionëve dhe ai po e arrin qëllimin tonë që e kemi për këtë sezon. Nuk e di përse po i bëhet presion atij nga mediat”, ka shtuar më tej Marotta. /Telegrafi/

Luciano Spalletti(Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)