Mario Mandzukic i thotë lamtumirë futbollit me një mesazh prekës
Sulmuesi i njohur kroat, Mario Mandzukic ka vendosur që t’i japë lamtumirën futbollit të luajtur.
Mandzukic ka pasur një karriere me shumë suksese me disa prej klubeve më të njohura në Evropë, duke e nisur me Dinamo Zabgra, pastaj Wolfsburg, Atletico Madridi, Bayern Munich, Juventus edhe në fund Milan.
Ai ka vendosur që është momenti të ndalet, në moshën 35 vjeçare.
Ai e ka bërë lajmërimin e tij në rrjetet sociale me një postim të veçantë.
Me një letër të dedikuar Marios së vogël, kur e nisi këtë sport, ai ka përshkruar etapat e karrierës dhe momentet e lumtura që do të kalonte në futboll.
Sigurisht, në fund nuk mund të mungonte një mbyllje në stilin Mandzukic, ku golin ndaj Anglisë në kohën shtesë në gjysmëfinale të Kupës së Botës e konsideron si më të rëndësishmin.
“Mbi të gjitha, do të kesh sukses pasi do të japësh gjithmonë maksimumin. Në fund, kjo është ajo për të cilën do të jesh më krenar. Do të sakrifikosh shumë, por do ta dish që ia vlejti për të gjithë ato momente të pabesueshme”.“Do ta kuptosh kur është momenti të tërhiqesh, të vendosësh këto këpucë në një dollap dhe nuk do të kesh pengje. Futbolli do të jetë gjithmonë pjesë e jetës tënde, por do të presësh me padurim që të fillojë një kapitull i ri. Argëtohu!”Mario yt i madhP.S. Nëse të ndodh që të luash kundër Anglisë në Kupën e Botës, të jesh gati rreth minutës 109”.
/Telegrafi/

