Please enter at least 3 characters.

Marco Rose në listën e ngushtë të Milanit për trajner

2020/05/marco-rose.jpg

Trajneri i Borussia Monchegladbach, Marco Rose thuhet se është në listën e ngushtë të Milanit për të marrë drejtimin e skuadrës nëse nuk shkojnë Ralf Rangnick ose Julian Nagelsmann.

Rangnick ende nuk ka vendosur nëse do t'u bashkohet Rossonerëve si trajner apo si drejtor teknik, pasi për t janë dy oferta në tavolinë.

Tuttosport raporton se Milani po shpreson që ai të nënshkruajë sa më shpejtë njërën nga marrëveshjet, derisa do u duhet të kërkojnë një strateg të ri.

Stefano Pioli do të largohet nga San Siro me të përfunduar ky edicion, derisa gazeta shkruan se Rose është në listën e klubit së bashku me Nagelsmann.

Rose kaloi te skuadra gjermane në verën e kaluar, duke e renditur skuadrën në vendin e tretë, vetëm pas Bayern Munichut dhe Borussia Dortmundit.

Mbetet të shihet në këtë verë se cili nga këta tre emra do të drejtojë skuadrën italiane që është në krizë të sukseseve. /Telegrafi/