Please enter at least 3 characters.

Marcelo shprehet i kënaqur me fitoren vitale të Realit

2019/10/Marcelogalata.jpg
253:"MADRID, SPAIN - OCTOBER 01: Marcelo of Real Madrid CF controls the ball during the UEFA Champions League group A match between Real Madrid and Club Brugge KV at Bernabeu on October 01, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo, i ka lavdëruar bashkëlojtarët e tij për fitoren e rëndësishme kundër Galatasaryt në Ligën e Kampionëve.

Los Blancos patën disa shanse në ndeshjen e zhvilluar në Stamboll, por shënuan vetëm një gol përmes Toni Kroosit, për ta arritur fitoren e parë këtë edicion në garën e madhe evropiane.

"Në secilën ndeshje, gjithmonë japim më të mirën. Por sonte (e martë) duhej të fitonim. Krijuam shumë raste për të shënuar, mirëpo në fund u desh të pajtoheshim me një gol dhe tri pikë".

"Fitorja është më e rëndësishmja, megjithëse na mungoi pakëz fati. Skuadra luajti me intensitet që nga fillimi dhe treguam se po përmirësohemi si ekip", ka deklaruar braziliani pas ndeshjes.

Kjo fitore e pozicionon Realin në vend të dytë në Grupin A me katër pikë, prapa Paris Saint-Germainit që numëron nëntë pikë në krye. /Telegrafi/