Please enter at least 3 characters.

Marcelo nuk e dëshiron largimin nga Real Madridi

2019/07/marcelo.jpg
248:"MADRID, SPAIN - MARCH 02: Marcelo of Real Madrid looks on from the bench during the La Liga match between Real Madrid CF and FC Barcelona at Estadio Santiago Bernabeu on March 02, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Në sezonin e tij të 14-të në kryeqytetin spanjoll, Marcelo spekulohet se po shkon drejt largimit në këtë afat kalimtar, e që ky largim mund të ndodhë me arritjen e Ferland Mendyt.

Mbrojtësi brazilian ka thënë se ai është duke punuar shumë që të qëndrojë në Santiago Bernabeu, mirëpo kjo do të varet nga Zinedine Zidane.

"Ne jemi duke punuar shumë, duam të japim më të mirën këtu dhe qëllimi ynë është të fitojmë të gjithë titujt", ka thënë Marcelo në një intervistë për "Real Madrid TV" .

Marcelo kundër Villarealit (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

"Nëse ne jemi në formë të mirë fizike, kjo do të na ndihmojë gjatë tërë sezonit dhe ne luajmë për t'i gëzuar tifozët tanë. Gjithmonë e kam thënë, unë jam duke përmbushur një ëndërr duke qenë në klubin më të mirë në botë”.

"Është sezoni im i 14-të dhe kam të njëjtin entuziazëm si në ditën e parë që kam arritur. Kjo nuk ndryshon kurrë", ka thënë më tej braziliani.

Marcelo në sezonet e kaluara ishte njëri ndër lojtarët kyçë të skuadrës, por në edicionin 2018/2019 pësoi një rënie të ndjeshme ne formë nën urdhrat e Julen Lopeteguit dhe Santiago Solarit deri në rikthimin e trajnerit francez. /Telegrafi/