Maqedoni: Statistika nga numri i të infektuarve me Covid-19 në të gjitha qytetet
30/03/2020
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut sot informoi se janë regjistruar edhe 26 raste të reja me coronavirus, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 285.
Sipas qyteteve, më shumë ka në Shkup, ndërsa i dyti është qyteti i Dibrës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Më poshtë i keni disa statistika nga të prekurit me Covid-19 në Maqedoni:
Shkup - 164
Dibër - 47
Kumanovë - 24
Shtip - 14
Prilep - 9
Tetovë - 6
Veles - 6
Strugë - 5
Ohër - 3
Kavadar - 2
Kriva Pallankë - 1
Gostivar - 1
Strumicë - 1
Gjevgjeli - 1
Manastir - 1
Persona që ndodhen në vet-izolim në të gjithë territorin e shtetit janë 9025 qytetarë. Ndërsa sipas moshës më të prekur janë ata mbi moshën 60-vjeçare./Telegrafi/


