Please enter at least 3 characters.

Maqedoni: Shërohen 47 pacientë, ulet numri i rasteve aktive me Covid-19

2020/04/0_Nurse-holding-test-tube-with-blood-for-2019-nCoV-analyzing-Novel-Chinese-Coronavirus-blood-test-con.jpg

Ministria e Shëndetësisë informon se sot në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 47 pacientë të shëruar nga Covid-19.

Prej tyre 9 janë nga Shkupi, 9 nga Kumanova, 8 nga Prilepi, 13 nga Tetova, 1 nga Ohri, 5 nga Gostivari, 1 nga Koçani dhe 1 nga Kriva Pallanka.

Me këto raste, numri i përgjithshëm i pacientëve që e kanë mposhtur coronavirusin në vend shkon në 992.

Ndërsa nga ana tjetër 85 persona e kanë humbur jetën nga ky virus.

Numri i rasteve aktive është 441, ndërsa Ministria e Shëndetësisë deri tani ka regjistruar 1518 persona të infektuar./Telegrafi/