Maqedoni, përveç zyrave të Avokatit të popullit, parregullsitë zgjedhore do të mund të paraqiten edhe në linja telefonike
Zyrat e Avokatit të popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, nesër në ditën e rrethit të parë të Zgjedhjeve lokale 2017, nga ora 7:00 deri në ora 19:00 do të jenë të hapura për qytetarët, me qëllim të ndihmës në realizim dhe mbrojtjen e të drejtës për votë.
Përveç se personalisht në këto zyra, qytetarët do të mund t'i paraqesin parregullsitë zgjedhore edhe në numrat e telefonit në Zyrën e Shkupit në 02 3129-327 dhe 3129-367, në Manastir në 047 242-310, Kërçovë në 045 228-586, Kumanovë në 031 431-488, Strumicë në 034 329-996, Tetovë në 044 344-082 dhe në Shtip në 032 389-701.
Avokati i popullit, Ixhet Memeti në kumtesën për mediat e theksoi rëndësinë e respektimit të së drejtës për shprehje të lirë të vullnetit të popullit, si një ndër të drejtat fundamentale të njeriut, gjë që kontribuon në krijimin e institucioneve demokratike dhe funksionale për shoqëri të shëndoshë demokratike.
Në këtë drejtim, Avokati i popullit apelon deri te të gjithë, veçanërisht te organet kompetente, në kuadër të mundësive dhe kompetencave të tyre të kontribuojnë për realizimin e zgjedhjeve në të cilat votimi do të bëhet në mënyrë të lirë dhe të pandërpreë, në pajtim me ligjin dhe duke respektuar të drejtat e njeriut./Telegrafi/


