Please enter at least 3 characters.

Maqedoni, 415 leje për ndërtim gjatë muajit mars

2022/10/Ndertime-e1546610944424-780x439-1.jpg

Sipas Entit Shtetëror për Statistika, në mars të këtij viti janë dhënë gjithsej 415 leje për ndërtime që është për 11.3% më shumë në krahasim me muajin mars të vitit të kaluar.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e objekteve është mbi 5 milionë euro që është për 21.9% më shumë në krahasim me marsin e vitit 2022.

Nga gjithsej 415 objekte, 229 ose 55.2% janë investitorë persona fizik, ndërsa 186 ose 44.8% janë investitorë persona juridikë./Telegrafi/