Please enter at least 3 characters.

Maqedonasit djegin flamurin shqiptar dhe rrahin qytetarë të pafajshëm (Video)

2016/01/f.1209192838195_m.jpg

Ashtu edhe siç kishin paralajmëruar, tifozët e Teteksit ‘Vojvodët’, kësaj radhe ishin të ndihmuar nga numër i madh i tifozëve të skuadrave tjera, si ‘Komitët’ e Vardarit, që ishin protagonistët kryesorë, ndërsa nuk mungonin edhe grupe tjera nga Shkupi, por edhe qytete tjera të Maqedonisë.

I gjithë ky ‘bashkim’ i tifozëve maqedonas, ashtu edhe siç ishte njoftuar në rrjetet sociale, ishte bërë për të treguar ‘unitetin’ e tyre kundër shqiptarëve, duke e manifestuar këtë përmes parullave të ndryshme dhe ofendimeve të vazhdueshme para, gjatë dhe pas ndeshjes në fjalë.

Në fillim të pjesës së dytë një tifoz i maskuar u fut ne teren në tentim për të sulmuar një futbollist të Shkëndijës. Por, në vend që i njëjti të arrestohet, ‘sigurimi’ pasi e largoi nga tereni, të njëjtin e ndihmoi të kthehet në tribunë, për të qenë më vonë protagonist, kur në minutën e 85-të një grup tifozësh hynë në terren për të festuar golin e Teteksit, ndërsa kishte të tillë që tentuan të vijnë në kontakt me futbollistët e Shkëndijës, transmeton Alsat-M.

Të frikësuar për sigurinë e tyre, kryesia e Shkëndijës vendosi të largojë ekipin nga tereni, ndërsa tifozët vazhduan festivalin e tyre të sharjeve dhe hedhjes së gjësendeve në drejtim të tetovarëve. Gjithsesi, ajo që ndodhi në terren nuk ishte e tëra, pasi pas daljes nga stadiumi tifozët e tërbuar maqedonas sulmuan fizikisht qytetar të moshuar shqiptarë, që rastësisht janë gjendur në rrugë. Janë goditur edhe dy persona të moshuar, të cilët kërkuan ndihmë mjekësore në një ambulancë private në lagjen e Topanës, por ata nuk kanë dashur të flasin para kamerës së TV Alsat-M.

Incidenti i sotëm ndëretnik në Gjorçe Petrovë vjen disa ditë pas atij në Bit Pazar, kur tifozë maqedonas grisën flamurin kombëtar dhe sulmuan disa qytetarë shqiptarë. /Telegrafi/

----------------------------------------------

Një incident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup, pas ndeshjes së futbollit midis Tetekstit dhe Shkëndijës, me ç`rast janë rrahur brutalisht disa të rinj shqiptarë. 

Lajmi bëhet i ditur nga portali Portalb, i cili thekson se në mesin e viktimave ka pësuar edhe një vajzë 15 vjeçare.

Sipas informacioneve, tifozët maqedonas kanë sulmuar dy të moshuar dhe një vajzë 15 vjeçare, duke i rrahur brutalisht, ndërsa në një moment i kanë kërcënuar edhe me thikë, derisa ata po udhëtonin me një autobus urban, transmeton INA.

MPB ka theksuar se është informuar për incidentin dhe se ka ndërmarrë masat për zbulimin e autorëve. /Telegrafi/